Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
Në ditën e 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, n...
Në ditën e 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, n...
U shkëput nga kapja e njërit prej grabitësve, ndërsa dy të tjerë me fytyrat e mbuluara po rrihnin brutalisht të atin, dhe i p...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke theksuar se mijëra qytetar...
Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama. Altin Hila babai i një fëmije të paralizuar, në protest...
Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja për të drejtat e pasagjerëve ajrorë, të cilat parashikojnë kompensime më...
Shteti shqiptar nuk arkëton taksa, nënkontraktor në Shqipëri kompani që kanë probleme me tatimet Me një akt të papreced...
Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi ndaj presidentit të FIFA-s Gianni Infantino për të përcaktuar n&eu...
Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas ...
Ajo që nisi si një protestë kundër ndërtimit të një resorti luksoz bregdetar në një zonë të mbrojtur &n...
Ibrahim Hasan, një anëtar i stafit trajner të kombëtares egjiptiane dhe vëllai i trajnerit Hosam Hasan, ka folur për ndeshjen e ...

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite nga ngjarja tragjike, historia e mësuesit australian Simon Baccanello vijon të kujtohet si një shembull i rrallë heroizmi. Ai humbi jetën pasi paralajmëroi fëmijët dhe surfistët e tjerë të dilnin nga uji, pak çaste para se të sulmohej nga një peshkaqen i madh.
Ngjarja ndodhi më 13 maj 2023 në Walkers Rock, një zonë e njohur për surfing në bregun perëndimor të Gadishullit Eyre, në Australinë Jugore. Viktima ishte Simon Baccanello, 46 vjeç, i cili punonte si mësues matematike, shkence dhe edukimi fizik në një shkollë lokale në qytetin Elliston.
Sipas dëshmitarëve, në ujë ndodhej një peshkaqen rreth 3 metra i gjatë me bark të bardhë, i cili u pa pranë grupit të surfistëve dhe fëmijëve. Simon thuhet se bërtiti duke u kërkuar të gjithëve të dilnin menjëherë nga deti, por vetë nuk arriti të kthehej në breg para se peshkaqeni ta sulmonte.
Pak para orës 10:00, grabitqari e sulmoi nga pas dhe e tërhoqi nën ujë. Dëshmitarët treguan se deti u ngjyros me gjak, ndërsa dërrasa e surfimit e Simonit mbeti në pozicion vertikal mbi sipërfaqe, një fenomen që surfistët e quajnë “tombstoning” dhe që tregon se personi ndodhet nën ujë.
“Pashë të gjithë duke u kthyer me nxitim drejt bregut. Dërrasa e tij qëndronte drejt mbi ujë dhe po tërhiqej poshtë. Pastaj ai u zhduk,” tha dëshmitari Jaiden Miller për mediat australiane.
Pavarësisht kërkimeve të gjera nga shërbimet e emergjencës, trupi i mësuesit nuk u gjet kurrë. Autoritetet dyshojnë se peshkaqeni ka qenë një Great White Shark, edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Familjarët e Simonit e kujtojnë atë si një njeri që la gjurmë të thella te nxënësit dhe komuniteti. Motra e tij, Lydia Baccanello, tha për mediat se ai kishte punuar vetëm pesë muaj në shkollën ku jepte mësim, por kishte arritur të bënte një ndryshim të madh në jetën e shumë fëmijëve.
Historia e Simon Baccanello është cilësuar nga shumë australianë si një akt heroizmi, pasi ai zgjodhi të paralajmëronte të tjerët dhe të qëndronte në fund të grupit, duke u bërë më i ekspozuari ndaj rrezikut që vinte nga deti./Përktheu Piranjat News
Teknologjia e syzeve të pajisura me inteligjencë artificiale po zhvillohet me ritme të shpejta, duke premtuar ta bëjë jetën e p&...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një familje që kishte shpenzuar mijëra dollarë për të ndjekur ndeshjet e Kup&eum...
Një 23-vjeçare me origjinë bullgare është gjetur e vdekur në zonën e Neapolit, në Selanik të Greqisë. Sip...
Marine Le Pen do të mësojë këtë të martë nëse do të ketë të drejtë të kandidojë për...
Në kuadër të Samitit të NATO-s që zhvillohet në Ankara, presidenca turke ka publikuar një foto të Sekretarit të P...
Një tjetër mosmarrëveshje kulturore ka shpërthyer mes Greqisë dhe Turqisë, kësaj radhe për origjinën e bakllavas&...
Donald Trump pritet t'i thotë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se është i gatshëm ta rifusë vendin në progra...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet t’u bëjë thirrje aleatëve të NATO-s që të rrisin mbështetjen u...
Policia izraelite ka filluar hetimet pasi kamerat e sigurisë shfaqin një oficer të policisë kufitare duke hedhur një granatë tymi ...
Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin...