Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
RUSI- Kompania televizive shtetërore e Rusisë në Gjermani, Channel One, njoftoi se Qeveria gjermane i ka urdhëruar dy gazetarë të saj të largohen nga vendi, duke e nxitur Moskën t’ua heqë akreditimin dy korrespondentëve nga grupi media gjerman, ARD, në shenjë hakmarrjeje. Gazetarët e Channel One, korrespondenti Ivan Blagoi dhe kameramani Dmitry Volkov, thanë se u njoftuan se duhet të largohen nga Gjermania deri kah mesi i dhjetorit. Edhe vetë televizioni e konfirmoi dëbimin e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale të mërkurën.
Blagoi tha se autoritetet gjermane e arsyetuan këtë vendim duke thënë se ai “është në interes të sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në një konferencë për media të mërkurën se Moska ua ka hequr akreditimin dy korrespondentëve të ARD-së, duke thënë se “ne duhet të ndërmarrim kundërmasa”. Ajo nuk dha hollësi të tjera.
Dëbimet e tyre shënojnë zhvillimin më të fundit në një varg tensionesh në rritje midis Rusisë dhe vendeve Perëndimore lidhur me rolin e mediave shtetërore ruse. Prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, transmetuesit rusë janë përballur me ndalime, qasje të kufizuar në platformat e mediave sociale dhe me akuza për përhapjen e propagandës.
Channel One, një transmetues në gjuhën ruse i popullarizuar mes audiencës më të moshuar në Rusi dhe disa ish-republika sovjetike, është kritikuar për punën e tij. ARD-ja është shoqatë e transmetuesve publikë gjermanë.
Thuhet se autoritetet gjermane e kanë akuzuar këtë kanal për përhapjen e propagandës dhe dezinformatave mes diasporës rusishtfolëse në Gjermani, e cila numëron qindra mijëra. Akuzat përfshijnë pretendimet se kanali e arsyeton pushtimin rus të Ukrainës dhe i portretizon mbrojtësit e Ukrainës si "nazistë".
Dëbimet ndodhën pas një raporti të transmetuar nga Blagoi më 24 nëntor lidhur me Nikolaj Gajduk, një shtetas gjerman i arrestuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në tetor. Raporti pretendonte se agjencitë perëndimore të inteligjencës, përfshirë CIA-n, ishin të përfshira në veprimet e supozuara të Gajduk, të urdhëruara nga shërbimet speciale ukrainase.
Koha e vendimit për të dëbuar gazetarët, menjëherë pas këtij transmetimi, ngre pyetje mbi dimensionet më të gjera gjeopolitike të incidentit. Rusia është hakmarrë vazhdimisht ndaj masave kundër mediave e saj shtetërore. Pasi Gjermania e ndaloi RT-në, transmetuesin e mbështetur nga Kremlini, në vitin 2022, Moska e mbylli zyrën e Deutsche Welle në Rusi dhe anuloi akreditimet për gazetarët gjermanë. Gjermania ka një numër të madh banorësh që kanë emigruar nga ish-Bashkimi Sovjetik, kryesisht gjermanë etnikë nga Kazakistani dhe Rusia./REL
GAZA- Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti marrëveshjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, të pë...
pete hegseth SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri një zgjedhje kryesisht të papritur për personin që do duhet të dre...
SPANJË- Një shpërthim në një fabrikë pranë Alicante, në Spanjën juglindore, ka vrarë të pakt&...
STRASBURG- Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që n...
trafiku LIBAN- Me hyrjen në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, pjesa më e madhe e Libanit ishte e qetë për ...
LIINDJE E MESME- Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit mil...
Meksika, Kina, Kandaja SHBA- Zyrtarët në Kinë, Meksikë dhe Kanada kritikuan të martën një premtim të bërë...
GJERMANIA- Pas një përmirësimi afatshkurtër në tetor të këtij viti, parashikimi i drejtuesve kryesorë të...
vape BRITANI- Një projekt-ligj historik për të ndaluar brezin e ri nga pirja e duhanit ka hequr pengesën e tij të parë në...
RUMANIA- Protestat kundër politikanit pro-rus, Calin Georgescu, u përhapën përtej Bukureshtit në qytete të tjera rumune më ...