Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Një gjykatës amerikan urdhëroi të hënën që studenti Mahmoud Khalil, për momentin, të mos dëbohet nga Shtetet e Bashkuara. Ai u arrestua gjatë fundjavës nga agjencia amerikane për zbatimin e ligjeve të emigracionit, për shkak të organizimit të protestave pro-palestineze në kampuset e kolegjeve amerikane. Presidenti Donald Trump paralajmëroi arrestime të tjera të udhëheqësve të protestave kundër Izraelit ndërsa e quajti Khalilin një student të huaj radikal dhe mbështetës të Hamasit.
Studenti Mahmoud Khalil është një nga figurat kryesore të protestave studentore pro-palestineze që shpërthyen në Universitetin Kolumbia në Nju Jork dhe disa kampuse të kolegjeve të tjera në mbarë vendin vitin e kaluar, për të kundërshtuar luftën e Izraelit në Gazë kundër grupit të Hamasit, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Donald Trump është zotuar të godasë këto protesta, duke thënë se ndalimi i Mhamoud Khalilit është “arrestimi i parë dhe se shumë të tjera do të vijnë”.
“Ne e dimë se ka më shumë studentë në Kolumbia dhe universitete të tjera në të gjithë vendin që janë përfshirë në aktivitete pro-terrorizmit, antisemitike, anti-amerikane dhe administrata Trump nuk do të tolerojë këtë”, tha Presidenti Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Studenti Khalil u arrestua nga zyrtarët e emigracionit amerikan gjatë fundjavës.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se arrestimi i tij u bë “në mbështetje të urdhrave ekzekutivë të Presidentit Trump që ndalojnë antisemitizmin dhe në koordinim me Departamentin e Shtetit”.
Një ditë më parë, gjykatësi i Gjykatës së Qarkut, Jesse Furman, urdhëroi që Khalili të mos dëbohet tani për tani dhe caktoi për të mërkurën një seancë dëgjimore mbi këtë çështje.
Khalili, i identifikuar si sirian në dokumentet e tij të paraburgimit, ka mbaruar studimet master për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Kolumbia semestrin e kaluar. Ai kishte leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara në momentin e arrestimit, sipas një sindikate studentore (Student Workers of Columbia) dhe është i martuar me një shtetase amerikane që është shtatzënë në muajin e tetë.
"Jemi këtu sepse një banor me leje të përhershme qëndrimi që jeton në qytetin tonë u rrëmbye nga agjencia për zbatimin e ligjeve të emigracionit dhe ata po përpiqen ta dëbojnë sepse ai po ushtron të drejtën e tij për liri të fjalës, e cila është e mbrojtur për të gjithë këtu, qofshin shtetas apo jo”, thotë protestuesi Alan Yaspan në një protestë në Nju Jork.
Khalili nuk është akuzuar për asnjë vepër penale.
“Ata me kartë jeshile kanë të drejta. Ata nuk mund të kapen në këtë mënyrë të fshehtë. Personi duhet të ishte dënuar për një krim që të dëbohet. Nuk besoj se zoti Khalil është dënuar për një vepër të tillë. Ju gjithashtu mund të nisni procedurat e dëbimit nëse një banor me leje të përhershme qëndrimi ofron mbështetje materiale për një organizatë terroriste, gjë që është pretenduar nga administrata Trump”, thotë avokati i imigracionit Cyrus Mehta.
Presidenti Trump ka shkruar në rrjete sociale se “nëse mbështesni terrorizmin, duke përfshirë masakrën e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, prania juaj është në kundërshtim me interesat tona kombëtare dhe të politikës së jashtme dhe nuk jeni të mirëseardhur këtu. Ne presim që secili prej kolegjeve dhe universiteteve amerikane të pajtohet”.
Lufta në Gazë nisi pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor duke vrarë 1200 njerëz dhe duke kapur rreth 250 pengje, 22 prej të cilëve vazhdojnë të mbahen në Gazë nga grupi terrorist ose aleatët e tij.
Kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 48 mijë palestinezë, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës. Ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin 17 mijë terroristë të Hamasit.
Demonstratat në kampuse universitare ndezën akuzat për antisemitizën. Protestat – disa prej të cilave u kthyen në tubime të dhunshme dhe ndërprenë mësimet - vunë përballë studentët që protestonin kundër Izraelit dhe aktivistët pro-izraelit, shumë prej të cilëve ishin hebrenj.
Avokati i Khalilit tha se agjentët që e arretuan atë të shtunën thanë se atij do t’i hiqet karta jeshile. Ai po mbahet në një qendër paraburimi për emigracionin në shtetin jugor të Luizianës. Avokati kërkoi që Khalili të rikthehet në Nju Jork.
Sekretari Shtetit Marco Rubio tha në një postim në rrjetin X të dielën se administrata e tij “do të revokojë vizat ose kartat jeshile të mbështetësve të Hamasit në Amerikë, në mënyrë që ata të mund të dëbohen”. Gjatë kohës së protestave, Khalili dhe udhëheqës të tjerë të protestave studentore hodhën poshtë pretendimet për antizemitizën, duke thënë se ata ishin pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër luftës, që përfshinte studentë hebrenj dhe grupe të tjera.
Por grupi ka shprehur po ashtu mbështetje për udhëheqësit e Hamasit dhe Hezbollagut, një tjetër organizatë islamike në Liban që është shpallur grup terrorist nga Shtete e Bashkuara.
Universiteti Kolumbia nuk komentoi arrestimin e studentit Khalil. Universiteti ka ngritur masa disiplinore kundër dhjetëra studentëva dhe ka nisur gjithashtu një hetim ndaj Khalilit.
Javën e kalaur administrata Trump pezulloi 400 milionë dollarë fonde federale për universitetin Kolumbia për shkak të siç tha dështimit të shkollave elitare amerikane për të penguar andisemitizmin në kampus./ VOA
trump jr, vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bised&eum...
SHBA- Prokurori i qarkut të Los Anxhelosit Nathan Hochman njoftoi të hënën më 10 mars se ai nuk do të mbështesë pë...
EVROPË- Kriza demografike në Evropë po thellohet, me lindjen që arrin një nivel të ri historik. Sipas Eurostat në viti...
TURQI- Vitet e fundit rakia dhe alkooli turk ka sjellë rritje alarmante të vdekjeve për shkak të helmimeve. Problemin më të madh...
mark rutte KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimet në Kosovë me krerët e lartë shtet&eum...
PAKISTAN- Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Balochistanit, BLA ditën e sotme kanë hapur zjarr në një tren pasag...
GJERMANI- Magdeburg, Mynih, Mannheim: brenda pak muajsh, kriminelët kanë vrarë njerëz me automjete. Pse shumëfishohen aktet e kë...
KOSOVË- Ambasada gjermane në Kosovë pak ditë më parë publikoi një foto ku dukeshin bjeshkët e Kosovës. Ambasada n...
trump jr SERBI- Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka mbërritur ditën ...
takimi ARABI SAUDITE- Bisedimet e nivelit të lartë mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për përfundi...