BOTA

"Çdo gjë është në lëvizje"/ Mickoski kërkon durim për procesin e integrimit në BE

E.D Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 22:36

"Çdo gjë është në lëvizje"/ Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, pret që pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, dhe pas takimeve të tij me përfaqësues ndërkombëtarë, të bëhen analiza të hollësishme për zhbllokimi e procesit të integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian (BE).

Mickoski, gjatë një ngjarjeje në Komunën e Gazi Babës, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një shkolle fillore të re, bëri thirrje për durim, duke theksuar se “vendimet e nxituara në shumicën e rasteve nuk janë zgjidhja e duhur”.

“Çdo gjë është në lëvizje. Po udhëtoj këtë fundjavë në Austri, do të jem pjesë e një ngjarjeje në Salzburg, më pas do të kem takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe shoqërisë austriake, presidentin, ministrin e Jashtëm. Më pas vjen presidentja e Komisionit Evropian, pastaj kemi një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor, kështu që le të bëjmë një analizë për të parë se si do të funksionojë e gjithë kjo. Nëse arrijmë ta përmbushim qëllimin në këtë mënyrë, nuk do të ngutem për të marrë vendime”, deklaroi të premten Mickoski duke nënvizuar se diktatet për të nuk janë zgjidhje.

“Diktatet, për të qenë i qartë, nuk i pranoj. Për këtë proces është e nevojshme edhe mirëkuptimi nga BE-ja, e cila presim të tregojë të njëjtën besim në të ardhmen evropiane të rajonit tonë, siç është edhe besimi ynë”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Shkupin më 24 tetor, si pjesë e turneut të saj në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjatë kësaj vizite, siç njofton Komisioni Evropian, Von der Leyen do të fokusohet kryesisht në ndihmën që Bashkimi Evropian po u ofron vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse i bënë ato, të jenë me zbatim të prolonguar, një ide kjo që është përjashtuar nga Bashkimi Evropian.

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Mikhail Rokas, të shtunën, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, MIA, deklaroi se anëtarësimi në BE nuk ka alternativë dhe se zgjerimi mbetet politika më e suksesshme e Unionit. Ai shprehu mirëkuptim për propozimin e Qeverisë për zbatimin e vonuar të ndryshimeve kushtetuese, por rikujtoi se aderimi në BE është një proces që kërkon unanimitetin e të 27 vendeve anëtare.

“Zgjerimi është proces i bazuar në unanimitet, të gjithë jemi në dijeni të këtij propozimi të Qeverisë. Është mendimi im modest se vështirë se do të pranohet, siç e shpjegova më parë ka një qëndrim të BE-së nga 27 vendet anëtare në këtë drejtim. Vendimi për ndryshimet kushtetuese është një vendim sovran i Qeverisë, dhe është shumë i rëndësishëm, ne kemi respekt të madh për mënyrën se si Qeveria dëshiron të ecë përpara dhe zgjidhjet që dëshiron të arrijë, por procesi është mjaft i qartë, dhe mund të jetë i menjëhershëm dhe mund të ndodhë shumë shpejt dhe ajo që mund të përsëris është angazhimi i plotë për aderim drejt BE-së, i cili përfshin Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Përderisa Qeveria është e mendimit se ka hapësirë për përmirësim të pozitave të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, lideri i partisë opozitare maqedonase të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Venko Filipçe e ka akuzuar atë për bllokim të procesit.

“Nuk po shohim asgjë konkrete, kurrfarë përpjekjeje për përmirësimin e pozicionit tonë negociator. Përkundrazi, po shohim vetëm përkeqësimin e gjendjes, përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe, së pari me Greqinë, e më pas edhe me Bullgarinë dhe, për fat të keq, vendimi që ne të ndahemi në rrugën drejt BE-së nga Shqipëria, për shkak se, ashiqare, te ne nuk shikojnë kurrfarë përparimi në BE”, ka deklaruar Filipçe.

Edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në opozitë, Ali Ahmeti, gjatë një takimi të shtunën me ambasadorin e ri të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, ka bërë fajtore “Qeverinë me legjitimitet monoetnik” për bllokimin e procesit të anëtarësimit në familjen evropiane.

“Korniza negociuese e miratuar nga Bashkimi Evropian është e qartë dhe duhet të zbatohet për ta vijuar rrugëtimin tonë drejt Brukselit. Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është realitet dhe duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa nga kjo nuk humbet asgjë askush, përkundrazi, fitojnë të gjithë. Prioritet i BDI-së është pikërisht vazhdimi i rrugëtimit evropian, prandaj dhe ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin menjëherë, sepse qytetarët presin të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian”, tha BDI-ja përmes një njoftimi./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan