BOTA

Ish-ushtaraku i njësive japoneze të luftës biologjike thyen heshtjen për krimet e luftës

E.D Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 21:36

Ish-ushtaraku i njësive japoneze të luftës biologjike thyen

JAPONI- Japonia vazhdon të jetë e ndarë për sa i përket mënyrës se si duhet të përballet me të kaluarën e saj të dhunshme, ndërsa pjesë të historisë së vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore ende shkaktojnë debat. Tashmë një person me lidhje të drejtpërdrejta me atë pjesë të historisë, po thyen dekada heshtjeje, me kosto të madhe personale. Ai bisedoi në qytetin japonez Ida me korrespondentin e Zërit të Amerikës, Bill Gallo.

Në një zonë të qetë në alpet japoneze, rreth tre orë me makinë nga Tokio, Hideo Shimizu ka mbajtur një sekret, në një shtëpi të vogël të mbuluar nga pemët.

Por Shimizu ka vendosur të mos heshtë më.

Në moshën 94-vjeçare, ai ndan historinë e tij me një gazetar amerikan për herë të parë, për të folur për një nga krimet më të tmerrshme dhe pak të njohura të luftës… ku ai ishte i përfshirë personalisht.

Shimizu ishte vetëm 14 vjeç në vitin 1945 kur iu bashkua Njësisë 731 të Ushtrisë Japoneze. Ende fëmijë, Shimizu nuk e kuptoi se ku kishte hyrë. Ishte një njësi e fshehtë e luftës me mikrobe që torturonte të burgosurit në emër të shkencës.

"Mendova se ishte një hulumtim që synonte t'i ndihmonte njerëzit të mos sëmureshin, por ishte pikërisht e kundërta", i tha ai Zërit të Amerikës.

Detyra e tij ishte të kujdesej për minjtë e laboratorit.

"Vërtet nuk e kisha idenë në atë kohë se i operonin njerëzit për t'i vrarë", thotë zoti Shimizu.

Njësia ishte vetëm një pjesë e vogël e pushtimit të Kinës nga Japonia – megjithëse hetimet e pasluftës sugjerojnë se ishte ndoshta pjesa më mizore e saj.

Kjo është gjithçka që ka mbetur nga ish-selia e Njësisë 731 në Harbin të Kinës, ku u zhvilluan eksperimente të tmerrshme me njerëzit.

Në disa prej këtyre ndërtesave, të burgosurit e sëmurë mbylleshin me të shëndetshmit, për të parë se sa shpejt do të përhapej murtaja vdekjeprurëse. Dhe fëmijët u detyruan të futeshin në dhomat e gazit në mënyrë që mjekët të masnin kohën që iu duhej për të vdekur.

Këto imazhe ende e ndjekin Shimizun 80 vite më vonë.

Ajo që u bë, u bë. Por edhe pse nuk merresha me [të burgosurit], ndihem ende fajtor – vetëm sepse kam qenë pjesë e kësaj”, i rrëfen ai Zërit të Amerikës.

Zoti Shimizu tashmë po përballet me mizoritë e së kaluarës së tij. Së fundmi ai u rikthye në Kinë për herë të parë, për të vizituar vendin ku Njësia 731 shkaktoi viktimat e saj.

"Nëse ata do të mund ta ndjenin keqardhjen time, zemra ime do të ndihej pak më mirë", thotë ai.

Ndjesa e zotit Shimizu u prit mirë në Kinë, duke u parë si një njohje e vonuar e mizorive japoneze.

Por në Japoni, përfshirë edhe në qytetin e afërt Iida, Shimizu ka trazuar ujërat. Për disa nga pjesët më të errëta të së kaluarës së Japonisë ende po debatohet – dhe për shumë të tjera, ato mbahen të fshehura në heshtje.

Është një situatë e ndërlikuar për zyrtarët që drejtojnë muzeun e qytetit, që ka për qëllim të ruajë përvojat e kohës së luftës të banorëve vendas.

Në një kthinë të vogël shfaqen disa objekte që lidhen me Njësinë 731. Por aty gjendet edhe një deklaratë se "hulumtimi është në vazhdim" dhe se shoqëria ka "disa mendime të ndryshme" për këtë njësi.

Njerëzit kanë shumë pikëpamje të ndryshme. Pra, ne përpiqemi të ruajmë një ekuilibër të caktuar me këtë lloj ekspozite”, thotë Takeshi Goto, zyrtar i qytetit.

Muzeu refuzoi të përfshijë dëshmitë e anëtarëve të Njësisë 731, ndër ta edhe të zotit Shimizu. Disa prej dëshmive, thanë ata, ishin shumë të papërshtatshme për fëmijët.

Por aktivisti vendas për paqen Hideaki Hara thotë se kjo është për shkak se qeveria nuk preferon të tërheqë vëmendjen për gjëra të tilla si Njësia 731.

"Qeverisja vendore në Iida dhe qytetet e tjera përgjithësisht rreshtohen me qeverinë qendrore... Kjo i bën ata të hezitojnë ta pranojnë rolin e Japonisë si autore në këto ngjarje", thotë zoti Hara.

Në dekadat e fundit, disa politikanë konservatorë, të cilët duan të rikthejnë fuqinë kombëtare të Japonisë, janë përpjekur të rishkruajnë pjesët më të shëmtuara të historisë së saj, thotë profesori i Tokios, Jeff Kingston.

Duan të krijojnë një të kaluar më të zbukuruar, të pastruar, të kohës së luftës që mendojnë se do të ishte më e këndshme për të rinjtë japonezë dhe do të ndihmonte në kultivimin e krenarisë për kombin”, thotë profesori Kingston.

Japonia nuk është e vetmja që ndihmoi në fshehjen e historisë. Pas dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u dhanë imunitet shumë prej shkencëtarëve kryesorë të Njësisë 731 në këmbim të punës së tyre kërkimore, që zyrtarët amerikanë thanë se donin ta mbanin larg duarve të sovjetikëve.

"Shtetet e Bashkuara ishin bashkëpunëtorë në kamuflimin e historisë së Njësisë 731. Eksperimentet e tyre në luftën biologjike, luftën kimike, eksperimentet me qenie të gjalla - e gjithë kjo u konsiderua e dobishme dhe do t'i jepte Shteteve të Bashkuara një avantazh të madh", thotë profesor Kingston.

Në shtëpinë e tij në mal, zoti Shimizu ndoqi urdhrat e ushtrisë për të mbajtur heshtjen. Për dekada, ai nuk i tregoi askujt për të kaluarën e tij, edhe ndërsa shumë nga ish-bashkëpunëtorët e tij përparonin në shoqëri.

Eprorët e mi u bënë profesorë në universitete, presidentë të kompanive farmaceutike, pjesëtarë të ushtrisë së re. A mundeni ta besoni? Ndërsa unë, nuk mund të punoja as në spital”, thotë zoti Shimizu.

Këto ditë, ai është i zënë duke planifikuar fjalime dhe duke dhënë intervista për gazetarët – kryesisht nga Kina. Por çmimi ka qenë i lartë. Nacionalistët e zemëruar e sulmojnë atë rregullisht në internet.

Edhe familja i është larguar tashmë – veçanërisht që nga udhëtimi i tij në Kinë.

Vajzat e mia nuk më vijnë fare në shtëpi tani... Thjesht nuk e kuptoj arsyen - aspak", thotë ai.

Një çmim i lartë për të thënë të vërtetën. Por me kohën që i ka mbetur, Shimizu nuk do të qëndrojë më në heshtje./VOA

ish-ushtaraku i njësive japoneze

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan