Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi të martën se ka pranuar letrën e dërguar një ditë më parë nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, në të cilën ky i fundit shprehu shqetësimet për ndikimin e vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese në kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit.
Sipas Mickoskit, Ahmeti në pjesë e parë letrës adreson çështje të situatës gjeopolitike dhe në pjesën e dytë shpreh pakënaqësi për vendimet e gjykatësve, të cilat, sipas tij, “janë zgjedhur me mbështetje të pushtetit paraprak, BDI-së dhe Lidhjes Socialdemokarte(LSDM)”.
“Nuk e kam ditur se këta gjykatës, po e përsëris, të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së, zbatojnë një program të VMRO-DPMNE-së. Se qenka i shqetësuar për çështjen që ka të bëjë me Ligjin për gjuhët, dhe se duhej ndërhyrë te gjykatësit kushtetues të zgjedhur nga LSDM dhe BDI, të kenë kujdes se çfarë po bëjnë, sepse në këtë mënyrë mund të destabilizojnë shtetin. Përafërsisht kjo është letra. Publiku le ta vlerësojë nëse kjo meriton koment”, u përgjigj Mickoski të martën, para konferencës së platformës Bloomberg Adria.
Ai theksoi se nuk pajtohet me qëndrimin e BDI-së për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, dhe shtoi se “koha kur politikanët mund të ndikojnë në vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve, ka përfunduar”.
Ahmeti, përpos Mickoskit, të dielën, letrën ua dërgoi edhe liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe atyre ndërkombëtarë, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për të adresuar vendimet e fundit: shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore (Balancuesin) dhe formimin e një Qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik.
Përgjigje letrës së Ahmetit, i dha edhe ish-diplomati amerikan Daniel Server, njëherësh profesor në Universitetin “Johns Hopkins”, në Uashington. Ai tha se për problemet që Ahmeti thekson në letër duhet të vendosin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, e jo dikush nga jashtë. Sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Server tha se nuk ka asnjë dilemë pasi është e rregulluar qartë me Marrëveshjen e Ohrit, dhe kjo nuk duhet vënë në dyshim.
“Nuk e kuptoj se si mund ta vësh në dyshim këtë detyrim pa krijuar më shumë probleme sesa Maqedonia e Veriut tashmë ka. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes të vitit 2001. Është e rëndësishme të ruhet”, ka thënë ish-diplomati Server.
Për ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore (Balancuesin), gjë që, sipas Ahmetit, cenon parimin e të drejtave kolektive të bashkësive etnike, dhe prek thelbin e Marrëveshjes së Ohrit, Server tha kjo ka për qëllim dominimin aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare.
“Dyshoj se qëllimi i këtij propozimi është vazhdimi i dominimit aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare. Maqedonia [e Veriut] duhet të diversifikojë të punësuarit në sektorin publik për të pasqyruar më plotësisht diversitetin e popullsisë. Unë nuk jam adhurues i kuotave. Por, veprimi afirmativ me përparësi kualifikimeve është një proces që mund të prodhojë rezultate të arsyeshme. Shumë shqiptarë kanë një kualifikim që i mungon shumicës së maqedonasve, flasin të dyja gjuhët. Qeveria duhet ta marrë parasysh këtë kur punëson”.
Kurse për ankesën e tretë të Ahmetit, “formimin e një Qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik”, ish-diplomati Server e ka cilësuar më shumë si ankesë politike, sesa vërejtje ligjore apo kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua shtatë vjet më parë. Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut përdoren si gjuhë zyrtare ato gjuhë që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve të vendit.
Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron përdorimin e gjuhëve të tjera të komuniteteve me përfaqësim më të vogël se 20 për qind. Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, shfuqizoi Balancuesin, një mekanizëm softuerik që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve etnike në administratën publike.
Ky mekanizëm ishte krijuar për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001 dhe siguronte që përqindja e punësimeve të përputhej me përbërjen etnike të popullsisë. Si përgjigje ndaj shfuqizimit të Balancuesit, koalicioni shqiptar VLEN, që është pjesë e Qeverisë maqedonase, ka njoftuar se është duke hartuar “ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”.
Por, pavarësisht këtij pohimi të koalicionit VLEN, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka deklaruar se ende nuk e ka parë draft-versionin e koalicionit “VLEN”.
Kryeministri Mickoski, kishte vlerësuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen. Por, Mickoski, shfuqizimin e “Balancuesit” e kishte pjesë të programit zgjedhor të partisë së tij, VMRO DPMNE-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 8 maj./REL
RUSI- Aleati i hershëm i ish-Presidentit Donald Trump, Steve Bannon u lirua nga burgu të martën, pasi vuajti dënimin me 4 muaj burgim, p&e...
Boçi MILOT- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot ka mbajtur fjalën e tij para gazetarëv...
Foto ilustruese IZRAEL- Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB -së, akuzoi Izraelin se synon të eliminojë palestinezë...
Foto ilustruese LIBAN- Dymbëdhjetë emigrantë egjiptianë besohet se kanë vdekur pasi anija me të cilën po udh&e...
SHBA SHBA- Zëvendës-sherifi i qarkut San Bernardino në Kaliforni, ka arritur që në sekondën e fundit të shpëtoj&eum...
Serwer MAQEDONI E VERIUT- Ish-diplomati amerikan njëherazi edhe profesor në “Xhon Hopkins” në Uashington, Daniel Server ka ...
Foto ilustruese ITALI- Një skandal masiv përgjimi ka tronditur Italinë pasi u zbulua se të dhënat personale të poli...
Tramvaji perplaset me nje dyqan OSLO- Një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një dyqan në qendër të Oslos të mart&...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t'i rrisë pagat në sektorin publik për 5...
Durim Bami DUBAI- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi për herë të dytë i Durim Bamit. Një nga personat më t...