Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se kërkesa e përfaqësuesve të Listës Serbe është dorëzuar të shtunën në mënyrë elektronike në gjykatë. Megjithatë, nuk është përgjigjur nëse ajo kërkesë konsiderohet e ligjshme.
Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula ka konfirmuar se gjykata ka pranuar këtë kërkesë me 30 gusht.
Duke u bazuar se deputetët e Listës Serbe nuk njohin as Kuvendin e Kosovës, të cilit së fundmi gjatë deklaratave iu kanë referuar si Kuvendi i Prishtinës, KosovaPress ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se si iu kanë referuar Lista Serbe këtij institucioni, por Kushtetuesja nuk është përgjigjur as për këtë çështje.
Lista Serbe njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër votimit, ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.
Lista Serbe njoftoi në Facebook se deputetët e saj dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese “për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e kuvendit në Prishtinë”.
Ajo tha se pret nga gjykata “të reagojë menjëherë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sundimit të ligjit, si dhe të drejtave të popullit serb në përputhje me aktet juridike në fuqi”.
Ankesa e partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar erdhi pasi kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras nënkryetarët e pakicave dhe më pas përdori shortin për kandidatët për nënkryetarin serb./ ATSH
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Shtator12:42
Tragjike/ Rëndohet bilanci, shkon mbi 800 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan
Deri në këto momente mbi 800 njerëz kanë humbur jetët dhe rreth 3.000 të tjerë u plagosën nga një tërmet q&eum...
BOTA
1 Shtator12:18
Putin, nga samiti në Kinë: Lufta në Ukrainë? Fajin e ka Perëndimi, jo Rusia
Duke folur nga samiti që po mbahet në Kinë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin justifikoi sërish agresionin ndaj Ukrainës, duke fa...
BOTA
1 Shtator10:20
Bashkimi Europian ‘lexon’ mesazhet sekrete: EncroChat nuk shpëton as ‘më të zgjuarit’ e krimit”
Vendimi zgjidhi një mosmarrëveshje midis gjykatave gjermane në lidhje me përputhshmërinë dhe ligjshmërinë e mbledhjes dh...
BOTA
1 Shtator09:39
Mblidhet Kryesia e Kuvendit në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë sot
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvën&e...
BOTA
1 Shtator09:15
Rëndohet situata në Afganistan, shkon mbi 600 numri i viktimave nga tërmeti
Është rënduar më tej situata pas tërmetit në Afganistan, teksa raportohet se numri i viktimava i ka kaluar 620 jetë të h...
BOTA
1 Shtator08:58
Mënyra të tjera për të mbështetur Ukrainën, plani i ri i BE-së
Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Dovile Sakaliene, paralajmëroi gjithashtu se vetëm sanksionet dytësore të SHBA "do të shkaktonin v&eum...
BOTA
1 Shtator08:01
Lëkundje të forta tërmeti në mesnatë, dyshohet për mbi 100 jetë të humbura
Qindra njerëz besohet të kenë vdekur ose të jenë plagosur nga një tërmet me magnitudë 6, që goditi provincën v...
BOTA
31 Gusht15:59
Rasti i parë/ Ndërron jetë foshnja nga kolla e mirë në Angli
Një foshnjë në Mbretërinë e Bashkuar humbi jetën për shkak të kollës së mirë. Ky është rasti i ...
E.D
BOTA
31 Maj22:46
Netanyahu: Unioni ndërkombëtar duhet të veprojë tani për të ndaluar programin bërthamor të Iranit
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi sot që unioni ndërkombëtar të ndërmerrte veprime të menjëhersh...
E.D
BOTA
31 Maj22:36
Reuters: Iranit i zbulohen programe sekrete bërthamore në raportin e OKB-së
IRAN- Irani ka kryer aktivitete sekrete bërthamore me materiale që nuk janë deklaruar ndaj agjencisë bërthamore të OKB-së n...