Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

EUROPA- Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian filluan të hënën diskutimet për mënyrat se si mund të grumbullojnë financim për mbrojtje përmes huamarrjes së përbashkët, fondeve ekzistuese të BE-së dhe një përfshirjeje më të madhe të Bankës Evropiane të Investimeve.
Bisedimet e ministrave pasojnë një takim të liderëve evropianë të enjten e kaluar, pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të ngrirë ndihmën ushtarake për Kievin, që ngriti dyshime edhe mbi angazhimin e Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë.
Ministri polak i Financave, Andrzej Domanski, i cili drejton diskutimet, tha se samiti konfirmoi “vullnetin absolut politik për ta bërë Evropën më përgjegjëse për sigurinë e saj dhe për të gjetur para për një riarmatësim të madh të Evropës”. Ministrat do të punojnë mbi një propozim të Komisionit Evropian që BE-ja të mbledhë 150 miliardë euro për të dhënë kredi për qeveritë për projekte të përbashkëta të mbrojtjes – një marrëveshje që Gjermania e mbështeti menjëherë.
“Ajo që Gjermania është shumë e hapur dhe që e kemi mbështetur në mënyrë eksplicite, është që, sa herë që kemi projekte vërtet evropiane në fushën e mbrojtjes, të mendojmë edhe për financim të përbashkët”, tha ministri gjerman i Financave, Joerg Kukies.
Një nga çështjet e debatueshme që lidhet me huamarrjen e përbashkët është se nga kush do të blihen sistemet e armëve. Franca udhëheq grupin e vendeve që preferojnë të blejnë nga kompanitë evropiane, ndërsa Gjermania është më e hapur për të blerë edhe jashtë Evropës.
Kjo dilemë e kahershme u bë më serioze pasi Uashingtoni ia ndërpreu Ukrainës qasjen në të dhënat e inteligjencës, municionet dhe pajisje të tjera, duke ngritur shqetësimin se mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me vende të tjera dhe duke bërë që disa sisteme të avancuara të armëve të mbeten të papërdorshme.
“Është shumë e rëndësishme që fondet të përdoren për të blerë produkte evropiane që janë pjesë e autonomisë sonë strategjike”, tha ministri francez i Financave, Eric Lombard.
Për të hequr pengesat e BE-së, Komisioni ka propozuar që të lejohet që të 27 qeveritë e BE-së të rrisin shpenzimet për mbrojtjen me 1.5 për qind të prodhimit bruto të brendshëm(PBB) çdo vit për katër vjet, pa shkaktuar masat disiplinore që parashohin rregullat e BE-së për borxhin.
Ministrat do të diskutojnë gjithashtu zgjerimin e përkufizimit ekzistues të shpenzimeve për mbrojtjen, i cili aktualisht përfshin vetëm pajisjet ushtarake. Sipas rregullave aktuale, ndërtimi i fabrikave të municioneve apo përforcimi i rrugëve dhe urave për të mundësuar kalimin e tankeve nuk konsiderohen si shpenzime për mbrojtjen, dhe shumë qeveri duan ta ndryshojnë këtë./ REL
KANADA- Justin Trudeau fshiu lotët nga fytyra e tij gjatë një prej fjalimeve të tij të fundit si kryeministër kanadez. Vajza e t...
ARABIA SAUDITE- Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh sot optimist lidhur me takimin e planifikuar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në A...
SHBA- Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkomb...
SHBA- Shumica e dokumenteve zyrtare të nënshkruara nga presidenti Joe Biden dyshohet se përdorën të njëjtin nënshkrim autom...
SHBA- Kur Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se kishte krijuar një zyrë të re në Shtëpinë e Bardhë pë...
Rubio SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po anulonin 83 për qind të programeve ...
SHBA- Fjalimi i presidentit Donald Trump para Kongresit të martën mbrëma ishte një deklaratë e fuqishme për mandatin e tij t&eum...
Protesta GJERMANI - Komisioni zgjedhor i Rumanisë ndaloi të dielën politikanin e ekstremit të djathtë Calin Georgescu t&...
KANADA- Ish-drejtori i bankës qendrore Mark Carney fitoi garën për t’u bërë udhëheqësi i Partisë Liberale që...
ARABIA SAUDITE- Bisedimet për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë kanë përfshirë deri tani dy lojtarë ...