BOTA

Kriteret e vështira për grante dekurajojnë fermerët në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 15:01
Kriteret e vështira për grante dekurajojnë fermerët në
Foto ilustruese

KOSOVË- Ora pesë e gjysmë e mëngjesit rëndom e gjen Valdete Sahitin në serrën e saj. Aty ajo ka mbjellë tranguj të vegjël, që përdoren për turshi.

“Në ora shtatë e gjysmë nuk mund të rrish aty (nga i nxehti)”, thotë Sahiti duke shpjeguar pse puna në serrë duhet të kryhet herët.

Vjelja e trangujve përbën vetëm fillimin e punës së përditshme për këtë fermere në Skifteraj të komunës së Vitisë, e cila kultivon perime si lëndë të parë, të cilat më pas i përpunon si turshi, për t'i shitur në treg.

Valdetja, me profesion ekonomiste, thotë se nuk ishte e punësuar për rreth 15 vjet pas martesës teksa kujdesej për katër fëmijët e saj. Ajo nisi të merret me bujqësi rreth vitit 2015, fillimisht si pjesë e një shoqate të grave të rrethinës.

“Për këtë veprimtari, më herët nuk kam pasur njohuri aspak, mirëpo këtu (në Viti) e kam parë që është një tokë shumë pjellore, shumë e mirë”, rrëfen ajo.

Që nga viti 2022, Sahiti e regjistroi biznesin e saj të quajtur “Loel” dhe tani produktet e turshive dhe ajvarit i shiten në disa markete në zonën e Gjilanit. Duke u rritur interesimi për produktet e saj, Sahiti thotë se vazhdimisht i duhet përkrahje për pajisje, si dhe shtim i hapësirës për të rritur prodhimin. Tani për tani, ajo së bashku me dy punëtore prodhojnë produktet në bodrumin e shtëpisë së saj, të cilin ndër vite e ka adaptuar përmes granteve nga organizatat e huaja.

“Jemi shumë ngushtë, e kam një pajisje që akoma nuk kam mundur ta fus në përdorim për shkak të hapësirës”, thotë ajo.

Dyzetegjashtëvjeçarja thotë se është interesuar shpesh për të aplikuar për grante qeveritare, në veçanti nga Ministria e Bujqësisë, por thotë se është dekurajuar nga kriteret që në disa raste është edhe pasja në pronësi e tokës që e punon.

“Toka është e familjarëve, nuk është as në emrin tim as në emër të burrit, por në emër të gjyshit të burrit. Pak problem po na sjell, por jemi në procedurë duke i rregulluar dokumentet”, tregon ajo.

Kriteri i të qenët pronar i tokës për të marrë disa lloje të granteve nga Ministria e Bujqësisë është kritikuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në një raport të vitit 2024. Ky raport ka analizuar masat e ndërmarra nga institucionet për punësimin e grave në zonat rurale.
Në veçanti ata kanë analizuar procesin e shpërndarjes së granteve nga Ministria e Bujqësisë për bujqit, dhe në këtë rast grave që merren me bujqësi.

Kjo Ministri ndër vite ka aplikuar ato që quhen masa afirmative, duke dhënë pikë shtesë për gratë që aplikojnë për grante. Por, sipas ZKA-së, këto masa nuk patën efektin e vet për shkak se u kushtëzuan me kritere si ajo për pronësinë e tokës, apo edhe kohëzgjatjes së pronësisë së biznesit për të paktën tre vjet.

“Gratë në gjithë Kosovën gëzojnë pronësinë e paluajtshme në vetëm 17 për qind të pronave dhe për tokat bujqësore kjo përqindje mezi arrin në 4, prandaj kushtëzimi i masës me pronën e paluajtshme ka përjashtuar shumë më tepër gra se burra”, thuhet në raportin e Auditorit.

“Unë nuk e përjashtoj këtë (kriter) që duhet ta kesh tokën në emër tëndin. Është kriter i mirë, por nuk është realist”, thotë Valdetja duke theksuar se shumica e grave që njeh, nuk kanë tokë në pronësi.

Shumica e grave në Kosovë, nuk trashëgojnë prona nga prindërit njësoj si burrat, ndërsa pasuria pas martesës shpesh nuk regjistrohet në emër të përbashkët të të dy bashkëshortëve. Kundër këtij fenomeni ka vite që avokon Habibe Haxhimustafa nga komuna e Rahovecit, e cila udhëheq shoqatën “Gruaja Fermere”.

“Në komunën tonë është faktike. Gratë punojnë shumë në bujqësi, por nuk janë të regjistruara. Ose punojnë bashkë me bashkëshortin ose nëse e udhëheqin biznesin nuk e regjistrojnë në emër të vet. Edhe në emër të djalit e regjistrojnë shpesh”, thotë Haxhimustafa.

Qeveria e Kosovës, në vitin 2016, kishte hartuar një udhëzim administrativ, i cili i obligon bashkëshortët që pronën e blerë së bashku, ta regjistrojnë në emër të të dyve, përveç nëse ndonjëri heq dorë në mënyrë vullnetare.

Për stimulim, Qeveria ka paraparë edhe që regjistrimi i pronës të përbashkët të bëhet falas. Sipas Haxhimustafës, kjo masë stimuluese “ka ndikuar shumë pak”. Ndërsa, sipas Agjencisë Kadastrale të Kosovës, që nga koha kur ky udhëzim ka hyrë në fuqi, numri i pronave të regjistruara në emër të grave është rritur për rreth 4 për qind”.

“100 dokumente t’i kërkojnë dhe në fund nuk e fiton”


Speca, tranguj e majdanoz i freskët janë renditur në tezgën e shitjes së Raza Demollit, që më 10 korrik ishte vendosur në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë. Demolli që thotë se merret me bujqësi prej më shumë se 20 vjetësh, është shitëse e rregullt në tregun mobil, i cili organizohet tre ditë të javës, në tri lokacione të kryeqytetit.

Në këtë treg shiten kryesisht produkte bujqësore dhe punëdore nga shitës që vijnë nga zona të ndryshme të Kosovës. Demolli tregon se serrat ku i ka mbjellë perimet që po i shiste, gjenden rreth 35 kilometra larg Prishtinës, në fshatin Gllogicë.

“(Së bashku me familjen) i kemi tri serra dhe 50 arë fushë të hapur. Nuk është lehtë aspak nëse nuk i ke mjetet, e nëse i ke (mjetet) edhe për një grua nuk është punë e vështirë nëse e do punën”, tregon Demolli.

Pikërisht për të kërkuar mjete shtesë apo më të reja të punës, Raza thotë se interesohet shpesh për të aplikuar për grante, jo vetëm te Ministria e Bujqësisë.

“Është zor boll se 100 dokumente t’i kërkojnë, krejt ato do t’i kompletosh dhe në fund nuk ta pranojnë. Në fund nuk e fiton”, thotë ajo.

Sipas Demollit, kriteret për fitimin e granteve shpesh janë specifike dhe shpesh vështirë të arritshme.

“Ndoshta dikujt i ndihmojnë, por mua jo. Unë kam dëshirë të më vizitojnë një herë, të shihet se çfarë punoj. Na duhet përkrahje”, thotë Demolli.

Në raportin e ZKA-së kritikohet edhe një kriter tjetër që kërkohet për grante e që ka të bëjë me moshën e fermerëve, ku kanë përparësi të rinjtë.

“Meqenëse në Kosovë mosha e grave që merren me bujqësi është kryesisht 45-55 vjeç, përfitimi i pikëve si fermer i ri ka stimuluar moshat e reja, por ka përjashtuar gratë fermere”, thuhet në raport.

Ministria e Bujqësisë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me gjetjet e Auditorit, veçse ka dhënë qasje në shifrat e granteve dhe subvencioneve (pagesave direkte) të dhëna ndër vite për gra dhe burra.

“Të paktën të paguhet mundi”


Në lindje të Kosovës, në qytetin e Kamenicës, punës në bujqësi i është përveshur edhe Rufadije Shillova. Shillova thotë se vendosi që në tokën prej rreth 10 arësh, që e ka ngjitur me shtëpinë, të nisë mbjelljen e mjedrave, tre vjet më parë.

Duke qenë se ka të kryer vetëm shkollën fillore, për Rufadijen, biznesi me mjedra është mundësia e vetme për të ardhura financiare për të, pasi thotë se e ka vështirë të gjejë tjetër vend pune. Ajo thotë se e ka pasur përkrahjen edhe të burrit e fëmijëve, por është dekurajuar për shkak të mungesës së përkrahjes shtetërore dhe për shkak se aktualisht shitja e mjedrave nuk është e leverdishme.

“Çmimi i mjedrave ka rënë shumë në treg. Nuk po paguhet mundi. Po më rrjedhin djersët. Në pikë të vapës po i ujis”, tregon ajo.

Rufadija, 51-vjeçare, thotë se është dekurajuar të aplikojë për grante, pasi zakonisht kërkohet që një pjesë të financimit të projektit ta bëjnë edhe vetë.

“Po kërkojnë shumë. Kërkojnë të japim edhe ne (para)”, thotë ajo.

Rufadija ka frikë se mungesa e leverdisë nga puna bujqësore do t’i ftohë djemtë e saj adoleshentë nga "dashuria që kanë për vendlindjen dhe shtëpinë e tyre".

“Ata mund të kërkojnë të largohemi (nga Kosova)”, thotë ajo.

E zhgënjyer nga vështirësitë për të zhvilluar biznesin në fshat thotë se ndihet shpesh edhe Valdete Sahiti.

“Nganjëherë më shkon mendja të tërhiqem, por prapë e kam atë inatin (sepse) llogaris se çfarë të bëj tërë ditën, pasi nuk kam një vend tjetër të punës”, thotë ajo./ REL

fermere kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan