“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
SHBA- Përplasja diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shtangu aleatët e tyre gjetkë. Udhëheqësit e BE-së nxituan të rikonfirmonin mbështetjen për Kievin, duke u zotuar se do të punojnë së bashku drejt paqes së qëndrueshme. Transformimi i shpejtë i politikës amerikane vjen pas viteve të izolimit të Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe, pashmangshëm, shtron pyetjen: a mund të përballet Kosova me fat të ngjashëm në mosmarrëveshjen e saj me Serbinë? Disa analistë thonë jo, por, në të njëjtën kohë, sugjerojnë që Kosova të bëhet “më e dëgjueshme”.
Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara ishin mbështetëset kryesore të Kievit - si në aspektin ushtarak, ashtu edhe atë diplomatik. Por sot, tre vjet më vonë, presidenti amerikan, Donald Trump, tingëllon më dashamirës ndaj Rusisë sesa Ukrainës.
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, më 28 shkurt, Trump dhe zëvendësi i tij, JD Vance, patën një shkëmbim të tensionuar fjalësh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe e ndërprenë disa herë njëri-tjetrin.
Trump e akuzoi atë se po bën “bixhoz me jetën e miliona njerëzve” dhe “me Luftën e Tretë Botërore” dhe i tha se “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.
Ndryshimi i politikës amerikane nuk nisi këtu, por së paku dy javë më parë.
“Sot dëgjova: Oh, ne nuk ishim të ftuar. Ju ishit atje për tre vjet. Ju nuk është dashur ta nisni kurrë. Keni mundur të bëni marrëveshje”, tha Trump më 18 shkurt.
Me këto komente të papritura, ai u duk se fajësoi Ukrainën për pushtimin rus dhe sugjeroi se ky vend mund të kishte “bërë marrëveshje” për të shmangur luftën.
Ukraina, megjithatë, u pushtua nga fqinji i saj në shkurt të vitit 2022 dhe konflikti që vazhdon, u bë më vdekjeprurësi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Trump, edhe në një shkrim në rrjetet sociale, përdori gjuhë të ashpër për të përshkruar presidentin e Ukrainës. Ai tha se Zelensky “refuzon të mbajë zgjedhje” dhe e quajti “diktator”. Sipas tij, presidenti ukrainas “duhet të veprojë shpejt”, ose “do të mbetet pa shtet”.
Trump duket se po vepron për të përmbushur premtimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai, fillimisht, zhvilloi një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa, pak ditë më vonë, më 18 shkurt, delegacionet amerikane dhe ruse u mblodhën në Arabinë Saudite për të filluar bisedimet për specifikat.
Ky ishte kontakti i parë direkt mes palëve prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, dhe një ndryshim i beftë i politikës amerikane.
E gjitha la të habitur edhe Ukrainën, edhe aleatët tradicionalë të SHBA-së në Evropë, që, për momentin, janë të mënjanuar nga negociatat.
Por, në të njëjtën kohë, ngriti pikëpyetje edhe për vendet e tjera që varen nga mbështetja e SHBA-së, përfshirë Kosovën.
Me Serbinë që refuzon ta njohë pavarësinë e saj dhe me dialogun mes tyre të bllokuar prej vitesh, a mund të ndodhë që SHBA-ja, nën Trumpin, të ndjekë një qasje të ngjashme edhe ndaj çështjes së Kosovës?
Në një letër që presidenti i SHBA-së i dërgoi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, ai u citua të ketë thënë se SHBA-ja “do të vazhdojë të punojë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike”. Po ashtu, u zotua se lidhjet mes dy vendeve do të zgjerohen.
Profesori në pension i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Alon Ben-Meir, thotë se në këtë mes administrata Trump, megjithatë, mund ta favorizojë Serbinë - qoftë për shkak të lidhjeve më të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, interesave biznesore që ka dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, në Serbi, apo ndikimit që ka emisari i tij për misione të posaçme, Richard Grenell, me kritikat e vazhdueshme që i bën Qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Por, kjo nuk do të thotë se Trump do ta braktisë Kosovën”, thotë Bel-Meir, sepse “ai e di se për të ruajtur stabilitetin në Ballkan, duhet të vendosë një lloj ekuilibri”.
“Dhe, në rastin konkret, edhe BE-ja është e përfshirë direkt. Ajo ka trupa në Kosovë dhe ai nuk mund ta anashkalojë për këtë çështje”, thotë profesori amerikan për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Richard Caplan, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, thotë se Kosova ka qenë historikisht nën presion nga palët e jashtme, por se ka pasur vend në tryezë.
Sipas tij, vetë kosovarët mund të tërheqin paralele me ukrainasit, porse SHBA-ja ka interesa më të ulëta në mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi dhe kjo “i zvogëlon gjasat që Trump ta braktisë Kosovën, ashtu siç ka bërë me Ukrainën”.
“Marrë parasysh se disa nga veprimet e Trumpit përshkruhen si transaksionale, ai mund të përpiqet të krijojë marrëdhënie me Kosovën dhe me Serbinë - të atilla që u përgjigjen më shumë interesave të SHBA-së, sesa interesave të komunitetit evropian apo të Ballkanit Perëndimor”, thotë Caplan.
Gjatë mandatit të parë si president, në periudhën 2017-2021, Trump ishte dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Shumë pak prej këtij dokumenti u zbatua në terren, por Trump tha se është “krenar për dy udhëheqësit” - kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sivjet, në letrën që i dërgoi presidentes së Kosovës me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë, Trump nuk e përmendi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ngjashëm, nuk e përmendi as në letrën që i dërgoi presidentit të Serbisë, me rastin e Ditës së Shtetësisë, po ashtu në shkurt. Në të dyja letrat, ai theksoi kryesisht rëndësinë e bashkëpunimit.
Pavarësisht kësaj, profesori Ben-Meir pret që Kosova të përballet me trysni të shtuar nga SHBA-ja, për t’i dhënë komunitetit serb më shumë autonomi - gjë në të cilën edhe Serbia këmbëngul me vite. Dështimi për ta bërë këtë, do të kishte pasoja, thotë Ben-Meir dhe numëron disa:
“Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione, mund të mos e ndihmojnë Kosovën ekonomikisht, mund t’i bëjnë presion BE-së që të mos e avancojë integrimin e Kosovës në komunitetin e saj”.
“Pra, Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë presion të konsiderueshëm, nëse duan. Kjo është arsyeja përse mendoj se nuk mund ta injoroni atë që do SHBA-ja”, thotë Ben-Meir.
Ai shton se lidhjet e Vuçiqit me Rusinë mund t’i lejojnë atij të ndikojë edhe në politikën amerikane. Ndërsa, organizimi i një takimi të mundshëm mes Trumpit e Putinit në Beograd - që është përfolur edhe më herët - vetëm se do ta forconte më tej pozicionin e Serbisë.
Për t’iu kundërvënë të gjitha këtyre, Ben-Meir thotë se Kosova duhet të tregojë fleksibilitet, pa e kompromentuar pavarësinë e saj.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet. Nëse nuk dëshironi shkëmbime territoriale, bëjeni Asociacionin dhe bashkëpunoni me Serbinë, sepse Serbia ka interes të madh në ato komuna, meqë janë të banuara me shumicë serbe. Ndaj, duhet treguar fleksibilitet në këtë drejtim”, thotë Ben-Meir.
Profesori Caplan thotë se Trump është vetëm në muajin e dytë të mandatit dhe se politika e tij e jashtme është ende duke marrë formë. Por, paralajmëron se sjellja e tij me Ukrainën duhet të shërbejë si sinjal për qasjen ndaj konflikteve të tjera të pazgjidhura, dhe t’i mbajë udhëheqësit së paku vigjilentë.
“Jam i sigurt se ukrainasit ndiejnë se janë shitur në shumë aspekte. Prandaj, janë të arsyeshme shqetësimet se Trump mund të bëjë kompromise mbi parimet, kur ato u shërbejnë interesave të tij të ngushta, interesave të SHBA-së”, thotë Caplan.
Qasja e tillë e dukshme i ka alarmuar tashmë aleatët tradicionalë të SHBA-së në Evropë. Kancelari i pritshëm gjerman, Friedrich Merz, tha se kontinenti duhet ta forcojë sigurinë e tij sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të “pavarësohet” nga SHBA-ja.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Ukrainën “për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Por, ndryshe prej tyre, kundërshtarët historikë të SHBA-së tingëllojnë më dashamirës ndaj sjelljes dhe retorikës së Trumpit.
“Nëse do të më kishit thënë vetëm tre muaj më parë se këto do të ishin fjalët e presidentit amerikan, do të kisha qeshur me të madhe”, shkroi në X nënkryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dmitry Medvedev, duke komentuar deklaratën e Trumpit se “Zelensky është diktator”.
Ndërkohë që paralajmërohen takime të tjera mes SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën, analistët nuk presin që kontesti mes Kosovës dhe Serbisë të jetë lart në agjendën e Trumpit - sidomos së shpejti.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka rol udhëheqës në politikën e jashtme të vendit, ka thënë se synon ta forcojë bashkëpunimin me administratën Trump, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe të investimeve strategjike.
Ngjashëm, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur e ka uruar Trumpin për fitoren në zgjedhje, ka thënë se mezi pret të punojë me të, në dobi të përparimit dhe paqes.
Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë për aktivitetet e saj lobuese në SHBA, por në përgjigjen që mori, thuhet se “kontratat e lobimit, në përputhje me ligjet në fuqi, mbeten konfidenciale”.
Analistët thonë se për të naviguar në këtë peizazh të pasigurt, duhen, padyshim, shkathtësi diplomatike. E, nëse historia është ndonjë udhërrëfyes, aleatët e vegjël shpesh duhet të përshtaten, ose të mësohen të jetojnë me vendimet që të tjerët i marrin për ta./REL
Foto ilustruese GJERMANI - Politika gjermane reagoi e tronditur pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë e dështimit të b...
Avioni NEW JERSY - Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që ...
Donald Trump SHBA - Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë gjatë jav&eu...
Takimi BRITANI - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përfunduar takimin e tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer. Gjatë t...
Foto ilustruese SPANJË - Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin der...
Qytetare KIEV - Qytetarë të Kievit kanë treguar mbështetjen e tyre për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas takimit tensio...
Foto ilustruese UKRAINË - Ukraina ka nevojë për 524 miliardë dollarë për t’u rindërtuar gjatë dekadës s&...
Takimi BRITANI - Janë zbardhur detaje nga takimi i presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar K...
Takimi BRITANI - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Britani, ku është takuar me kryeministrin Keir Starmer....
Zelensky, Charles III SHBA - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takohet me mbretin Charles III, raporton BBC. Bëhet me dije se ...