Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

SHBA- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të BE. Por edhe para kësaj, ajo vizitoi Donald Trump në Florida. Dhe tani kryeministrja italiane dhe lidere e partisë postfashiste Fratelli d'Italia e viziton përsëri presidentin e SHBA në Uashington. Një temë për të cilën ajo dëshiron të flasë me të është e njohur: tarifat për produktet e BE-së që Trump dëshiron të vendosë, por që tani i ka pezulluar për momentin. "Është e qartë se vendosja e tarifave të reja do të kishte pasoja të rënda për prodhuesit italianë. Dhe unë jam e bindur se ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë tregtare që nuk do të përfitonte as SHBA dhe as Evropa." Kështu është shprehur më parë Meloni.
A mund të shmangë Meloni një luftë tregtare me BE-në?
Marrëdhënia e Melonit me Trump konsiderohet shumë e mirë, prandaj, mbështetësit e saj shohin atë si lideren e re të fortë në BE. Por plitikani i opozitës dhe ish-kryeministri Matteo Renzi i sheh gjërat ndryshe."Propaganda e qeverisë italiane në muajt e fundit ka qenë: "Do ta shihni, do të vendosin tarifa për të gjithë, përveç Italisë”. Pikërisht për shkak të ‘marrëdhënies speciale', për shkak të marrëdhënies speciale mes Melonit dhe Trump-it”. Por e kemi parë që nuk është kështu, thotë Renzi.
"Ne evropianët jemi të gjithë në të njëjtën varkë"
A mundet Meloni, që kuptohet kaq mirë me Trump, të parandalojë edhe një luftë tregtare midis BE-së dhe SHBA-së? Piero Ignazi, një studiues politik në Universitetin e Bolonjës, dyshon për këtë. Ai thekson se vizita e Melonit në Trump, fillimisht nuk është gjë tjetër veçse një vizitë kortezie. Në fund të fundit, ajo nuk është negociatore zyrtare për të gjithë BE-në. Edhe pse Meloni është në koordinim të ngushtë me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, siç raportohet edhe nga Brukseli.
Ignazi beson se Meloni do të përfaqësojë kryesisht interesat italiane gjatë kësaj vizite dhe shpreson ndoshta të përdorë marrëdhëniet e saj të mira me Trump për të siguruar që Italia të marrë trajtim preferencial. Kjo mund të kthehet në problem, thekson eksperti. "Meloni mund të tundohet të veprojë e vetme në vend që të negociojë me partnerët evropianë. Kjo do të ishte shumë e vështirë për Italinë, sepse do të shkaktonte shumë reagime – jo vetëm nga BE-ja në tërësi, por edhe nga shtetet evropiane më vete”.
Në BE, Meloni paraqitet si një partnere e besueshme dhe një evropiane e bindur. Në fund të fundit, ajo ka nevojë për para nga BE, pasi borxhi kombëtar i Italisë është i madh. E kjo nuk e lehtëson veprimin e saj balancues midis Trump dhe BE-së. Por pavarësisht se si do të përfundojë biseda mes Trump dhe Melonit, kryeministrja mund të rifillojë negociatat menjëherë pas vizitës. Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance vjen në Romë për një vizitë gjatë Pashkëve./ DW
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po shkakton një shitje të dollarit me politikën e tij të paparashikueshme tarifore a po afrohet fun...
SHBA- Shkencëtarët kanë gjetur atë që ata po e quajnë shenjën më të fortë të jetës së mundshm...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se ka hedhur poshtë një plan për sulme ajrore izraelite kundër objekteve...
KALIFORNI- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka ngritur një padi duke sfiduar valën e tarifave të Presidentit Donald Trump që k...
IZRAEL- Kryeministri izraelit udhëzoi sot ekipin e tij negociator që të vazhdojë përpjekjet për të liruar pengjet e mbetura...
SHBA- I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff dhe kryediplomati Marco Rubio do të zhvillojnë bisedime me homologët evropianë...
IRAN- Teherani është i gatshëm t’i adresojë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me veprimtarinë e tij bër...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut pasditen e së mërkurës. Lajmin e ka konf...
trump, zelenskyy KIEV- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë "përparim thelbësor" në bisedimet e ty...
GREQI- Greqia vendosi këtë të mërkurë që zyrtarisht dhe për herë të parë të përcaktojë kufijt...