Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje të mërkurën partive politike me “vlera republikane” t’i bashkojnë forcat për ta formuar një shumicë të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare të vendit, pasi zgjedhjet parlamentare të dielën nuk dhanë fitues të qartë.
Zgjedhjet, të cilat Macroni i thirri pasi humbi kundër të së djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar në zgjedhjet evropiane, e kanë futur Francën në një rrugë qorre, me tri blloqe të kundërta politike dhe pa një shumicë që do ta formonte Qeverinë e re.
Në një letër të publikuar në gazetat e vendit, Macroni u bëri thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë një koalicion qeverisës dhe tha se shpreson se mund ta zgjedhë një kryeministër nga një grupim i tillë.
“Të shpresojmë në aftësitë e liderëve tanë politikë për të treguar ndjesi, harmoni dhe qetësi në interesin e tyre dhe të vendit. Në frymën e këtyre parimeve, unë do të vendos për emërimin e një kryeministri”, shkroi Macron.
Fronti i Ri Kombëtar – një koalicion i të gjelbërve, socialdemokratëve, komunistëve dhe partisë majtiste të Jean-Luc Melenchonit, Franca e Panënshtruar – fito befas më së shumti ulëse në zgjedhjet e së dielës, por jo shumicën e nevojshme.
Koalicioni i qendrës i Macronit, “Bashkë”, doli i dyti, ndërsa Tubimi Kombëtar i treti, pavarësisht se shpresonte se do ta fitonte shumicën pas një rritje të madhe që shënoi në rundin e parë të zgjedhjeve.
Do të ishte e zakonshme për Macronin t’i kërkojë grupit më të madh parlamentar, në këtë rast bllokut majtist, ta formojë Qeverinë e re, por asgjë në Kushtetutë nuk e detyron atë ta bëjë këtë.
Macroni nuk kërkoi qartazi që Tubimi Kombëtar dhe Franca e Panënshtruar të përjashtohet nga koalicioni për formimin e Qeverisë, por përmendja e “vlerave republikane” nga ai kuptohet si përjashtim i partive të së majtës ekstreme apo të së djathtës ekstreme.
Disa ligjvënës nga Partia Franca e Panënshtruar reaguan ndaj letrës së Macronit, duke thënë se ai duhet ta pranojë kandidatin e aleancës majtiste për kryeministër, sapo ajo ta përzgjedhë atë, dhe ta lejojë atë ta formojë Qeverinë e re.
“Gjëja më e mirë që ai mund të bëjë për vendin në këtë kohë, është ta lejojë grupin që fitoi më së shumti ulëse, Fronti i Ri Popullor, të qeverisë. Çfarëdo dredhie tjetër do të ishte shumë problematike dhe e rrezikshme për demokracinë”, tha njëri nga ta, Eric Coquerel, në televizionin LCI./ REL
Blinken SHBA- Ditën e sotme po mbahet dita e dytë e samitit të NATO-së në SHAB. Ndërkohë vendet anëtare të...
Joe Biden WASHINGTON- Pasi ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington, Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësv...
Sulmi LIBI- Një grup shpëtimtarësh që mundoheshin të shpëtonin emigrantët në Mesdhe janë shprehur se nj&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Mbi 21 milionë euro do i ndahen kompanisë Contour Global, pasi që ka fituar arbitrazhin ndaj Republikës s&...
Foto ilustruese KOSOVË- Lubisha Vuçkoviç, nga Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe, ka disa muaj që ka mbyllur biznesi...
viktimat BRITANI- Një ngjarje e rëndë raportohet nga Britania e Madhe ku mediat vendase shkruajnë se gruaja dhe dy vajzat e gazeta...
Biden SHBA- Ligjvënësit amerikanë u rikthyen këtë javë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara për herë t&...
Nenad Rashiç KOSOVA- Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiç, e ngriti çështjen e bashkëjetes&eu...
Kallas dhe analisti gjerman KOSOVË- Analisti gjerman i Democratization Policy Council, Bodo Weber së fundmi ka zhvilluar një intervist...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t'iu përgjigjur veprimeve n...