Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
KOSOVË- Mbi 21 milionë euro do i ndahen kompanisë Contour Global, pasi që ka fituar arbitrazhin ndaj Republikës së Kosovës në lidhje me projektin për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’, kontratë kjo që ishte nënshkruar në vitin 2017.
Qeveria e Kosovës i ka ndarë sot 21 milionë euro për realizimin e pagesës ndaj ‘Contour Global’, kompanisë amerikane e cila e fitoi rastin kundër Kosovës në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Ministri i Financave, Hekuran Murati, e propozoi sot në mbledhjen e Qeverisë ndarjen e mjeteve në shumë prej 21 milionë euro për pagesën e dëmshpërblimit ndaj kompanisë amerikane e cila vitin e kaluar e fitoi betejën kundër Kosovës në Arbitrazh.
“Bëhet fjalë për kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që të ndahen mjetet shtetërore në shumën prej 21 milionë euro për pagesë, sipas vendimit të Tribunalit të Arbitrzahit, për rastin e Countour Global kundër Republikës së Kosovës”, tha ministri Murati.
Gjatë fjalimit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projekt nuk ka qenë i dobishëm për vendin që kur ishte planifikuar.
“Siç kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as s’ka qenë i ideuar të realizohet, as s’ka qenë në përmbajtje i dobishëm për vendin tonë.
Fatkeqësisht, ndërprerja e qeverisë tonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazëti për ta trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar se Kosova të mos kishte pasoja të mëdha.
Me gjithë pasojat, është shumë më mire që projekti i tillë nuk është realizuar sepse një mbrapshti e tillë nuk ka vazhduar, por ka përfunduar”, ka thënë ai në mbledhje të Qeverisë. Në fund të vitit 2017, ‘ContourGlobal’ kishte nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.
Në rast të mospërfundimit të këtyre procedurave në një afat të caktuar kohor, me kontratë ishin paraparë ndëshkime financiare për palën, e cila nuk i përmbushë obligimet.
Kësisoj, pas zvarritjes së kontratës dhe kundërshtimit nga ambientalistët, kompania amerikane u tërhoq nga ndërtimi i termocentralit në muajin mars të vitit 2020. Disa ditë më vonë, njoftoi se e ka dërguar Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për mosrespektim të kontratës.
Në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ContourGlobal kërkoi dëmshpërblim nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 19.7 milionë eurosh.
Sipas marrëveshjes së vitit 2017, parashihej ndërtimi i termocentralit me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro. Si i tillë, ky projekt përfaqësonte investimin më të madh të huaj në Kosovë. Termocentrali “Kosova e Re”, ishte paraparë të fillohej të ndërtohej në vitin 2020, ndërsa të vihej në punë në vitin 2023.
Jetëgjatësia e termocentralit “Kosova e Re” ishte llogaritur të jetë 40 vjet. Termocentralit “Kosova e Re” ishte kundërshtuar nga disa përfaqësues të shoqërisë civile. Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi, por me gjithë pasurinë e linjitit, Kosova vazhdon të përballet herë pas here me mungesë të energjisë elektrike./ Monitor
Foto ilustruese KOSOVË- Lubisha Vuçkoviç, nga Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe, ka disa muaj që ka mbyllur biznesi...
viktimat BRITANI- Një ngjarje e rëndë raportohet nga Britania e Madhe ku mediat vendase shkruajnë se gruaja dhe dy vajzat e gazeta...
Biden SHBA- Ligjvënësit amerikanë u rikthyen këtë javë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara për herë t&...
Nenad Rashiç KOSOVA- Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiç, e ngriti çështjen e bashkëjetes&eu...
Kallas dhe analisti gjerman KOSOVË- Analisti gjerman i Democratization Policy Council, Bodo Weber së fundmi ka zhvilluar një intervist...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t'iu përgjigjur veprimeve n...
Joe Biden dhe Nancy Pelosi SHBA- Nancy Pelosi refuzoi të mbështeste në mënyrë drejtpërdrejt Presidentin Joe Biden si kan...
Foto ilustruese NORVEGJI- Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, për ta ndihmuar të mbr...
Foto ilustruese KOSOVË- BE kërkon që Kosova e Serbia të dërgojnë komentet rreth zbatimit të marrëveshjes për n...
Orban HUNGARI- Në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit...