Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SHBA- Ligjvënësit amerikanë u rikthyen këtë javë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara për herë të parë që nga paraqitja zhgënjyese e Presidentit Joe Biden në debatin presidencial ndaj Donald Trumpit, i cili pritet të marrë këtë muaj emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane.
Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton rreth thirrjeve nga ligjvënës në Kongres për tërheqje të zotit Biden nga gara presidenciale. Presidenti i Shteteve të Bashkuara po përballet me pikëpyetje në radhët e partisë së tij, në një javë që ligjvënësit kthehen në Uashington dhe në mesin e shqetësimeve se paraqitja e dobët e Biden në debat mund të shuajë mundësitë që ai të mposhtë Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit.
“Duhet të tërhiqet sepse nuk fiton dot”, tha ligjvënësi demokrat Mike Quigley duke iu referuar zotit Biden.
Ligjvënësi Mike Quigley është pjesë e një numri të vogël të zgjedhurish demokratë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësueve që kanë shprehur publikisht shqetësimet se zoti Biden nuk ka mundur të bindë se gëzon shëndet të mirë për të shërbyer edhe për 4 vjet të tjera si president. Por shumica e përfaqësuesve demokratë janë zotuar se do të vazhdojnë të përkrahin Presidentin.
“Presidenti Biden është i emëruari dhe ne mbështesim të emëruarin e partisë Demokrate që do të mposhtë Donald Trumpin. Ky është fakt”, u shpreh ligjvënësi demokrat Pete Aguilar.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se paraqitja e dobët e zotit Biden në përballjen e 27 qershorit ishte një dobësi e momentit.
“Ai pati një natë të keqe. Kemi diskutuar për këtë dhe ai i kupton shqetësimet e njerëzve. Ne kemi qenë në terren, siç kemi bërë tërë këto muaj, ju e shihni angazhimin e tij, çdo ditë në terren”, tha Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Por analisti Casey Burgat thotë se zoti Biden nuk duhet të bindë vetëm ligjvënësit, por edhe votuesit.
“Ai duhet të dëgjojë shqetësimet e tyre. Duhet të tregohet i ndershëm se cilat janë përgjegjësitë e tij dhe çfarë ka në plan të bëjë në këtë drejtim. Por ai ka gjithashtu një problem me strategjinë e komunikimit publik, për të bindur votuesit. Sigurisht që ka rëndësi që shumë demokratë dhe ligjvënës demokratë janë të zemëruar me kandidatin e tyre, por ka shumë më tepër rëndësi nëse votuesit nuk e konsiderojnë atë si një kandidat që ka vërtet shanse të fitojë”, shprehet Casey Burgat nga Universiteti “George Washington”.
Përfaqësuesit më te lartë të Republikanëve në Dhomës e Përfaqësuesve thanë të martën se zyrtarët e administratës duhet të marrin në konsideratë përdorimin e një amendamenti kushtetues që i lejon zëvendëspresidentit të largojë nga detyra një president që nuk është në gjendje të ushtrojë detyrën.
“Nuk ka më asnjë dyshim se Joe Bideni nuk mund të jetë komandanti i përgjithshëm i forcave tona të armatosura. Shtëpia e Bardhë, demokratët e së majtës së skajshme në Dhomën e Përfaqësuesve dhe mediat kryesore janë në kaos të plotë sepse e dinë se kjo është e vërtetë”, u shpreh Elise Stefanik, ligjvënëse republikane.
Por në një kohë që mbështetja e drejtuesit të shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer për Joe Bidenin vazhdon të jetë e palëkundur, ende nuk ka gjasa që të ndodhë skenari i zëvendësimit të Presidentit me Nënpresidenten Kamala Harris, si kandidate zyrtare e demokratëve në zgjedhje. Demokratët do të emërojnë zyrtarisht kandidatin e tyre gjatë Kuvendit që pritet të mbahet në mes të gushtit./ VOA
Nenad Rashiç KOSOVA- Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiç, e ngriti çështjen e bashkëjetes&eu...
Kallas dhe analisti gjerman KOSOVË- Analisti gjerman i Democratization Policy Council, Bodo Weber së fundmi ka zhvilluar një intervist...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t'iu përgjigjur veprimeve n...
Joe Biden dhe Nancy Pelosi SHBA- Nancy Pelosi refuzoi të mbështeste në mënyrë drejtpërdrejt Presidentin Joe Biden si kan...
Foto ilustruese NORVEGJI- Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, për ta ndihmuar të mbr...
Foto ilustruese KOSOVË- BE kërkon që Kosova e Serbia të dërgojnë komentet rreth zbatimit të marrëveshjes për n...
Orban HUNGARI- Në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit...
pamje nga ngjarja HONG KONG- Një person u kap në flagrancë duke u përpjekur të kontrabandonte më shumë se...
Foto ilustruese KOSOVA- Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bos...
foto ilustruese AFGANISTAN- Dëgjimi i muzikës, pirja e nargjileve dhe prerja e flokëve të stilit perëndimor janë të gjit...