I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA - Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një "dhuratë masive" - kështu e sheh Stephen Capus, drejtuesi i stacionit Radio Evropa e Lirë / Radio Liberty (RFI/RL) vendimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë.
"Ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë, autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shuarjen e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh. Dorëzimi i një fitoreje tek kundërshtarët tanë do t'i bënte ata më të fortë dhe Amerikën më të dobët."
Shkaku për deklaratën e zymtë ishte një urdhër ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë i datës 14 mars. Nën titullin "Vazhdim i Reduktimit të Burokracisë Federale", tetë autoritete udhëzohet të reduktojnë aktivitetet dhe stafin e tyre në nivel minimal. Mes tyre Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM), përgjegjëse për transmetuesit e huaj të financuar nga qeveria. Ajo drejton ndër të tjera stacionin e Zërit të Amerikës (VOA) dhe financon zyrtarisht stacione të pavarura si RFI/RL dhe Radio Free Asia. Të gjithë tani janë të kërcënuar me mbyllje.
Reporterë pa kufij: Goditje e rëndë ndaj lirisë së shtypit
Ndërprerja e më shumë se 60 programeve në gjuhë të ndryshme do të prekte miliona njerëz, veçanërisht në vendet ku qeveritë autokratike e pengojnë shtypin vendas të raportojë lirisht. "Kjo është me të vërtetë një goditje serioze për lirinë e shtypit," tha Maren Pfalzgraf, drejtuese e Amerikës së Veriut dhe Jugut për seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi (RSF), në një intervistë për DW. "Vendimi prek miliona njerëz në mbarë botën, të cilëve u është dhënë informacion i pavarur nga transmetuesit e huaj amerikanë”.
Shembulli Zimbabve: Një zë kritik hesht
Çfarë do të thotë kjo konkretisht mund të kuptohet duke përdorur shembullin e Zimbabvesë. RSF e rendit këtë vend të Afrikës së Jugut në pozicionin e 116 në renditjen e lirisë së shtypit dhe ia atribuon renditjen e dobët, ndër të tjera, mbikëqyrjes arbitrare të telekomunikacionit, shpifjeve kundër opozitës në televizionin shtetëror dhe arrestimeve të rregullta të gazetarëve të pavarur. Në këtë situatë të vështirë informacioni, Zëri i Amerikës ka transmetuar deri më tani në tre gjuhët më të rëndësishme: anglisht, Shona dhe Ndebele.
Një gazetar nga Zimbabveja, i cili më parë ka punuar kryesisht për Zërin e Amerikës, i tha DW: "Media e kontrolluar nga qeveria ka injoruar deri tani çështje të tilla si të drejtat e njeriut, korrupsioni e kështu me radhë. Në mediat sociale, përfaqësuesit dhe mbështetësit e qeverisë brohorisnin gjatë fundjavës. Kjo tregon gjithçka se i rëndësishëm ka qenë Zëri i Amerikës deri më tani."
Donald Trump, Elon Musk und Kari Lake kanë perspektivën e tyre për VOA
Përveç urdhrit ekzekutiv, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë me një titull që satirizonte emrin e Zërit të Amerikës: "Zëri i Amerikës Radikale". Më tej thuhej, se urdhri siguron që "tatimpaguesit nuk duhet të paguajnë më për propagandën radikale".
Në një grumbullim linqesh thuhej se përfshiheshin provat e pretenduara për kritikat. Formulimi të kujton një postim të këshilltarit të Trump për uljen e burokracisë dhe efikasitetit, Elon Musk: Në shkurt, ai i quajti Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë si "radikalë të majtë që flasin me veten e tyre duke djegur një miliard të taksapaguesve amerikanë".
Maren Pfalzgraf nga Reporterët pa Kufij tregon për Kari Lake, drejtuesen de-facto të USAGM nën Trump. "Ajo postoi në Twitter se donte të përhapte arritjet e Amerikës. Kjo të le të kuptosh që ajo dëshiron të ushtrojë ndikim editorial dhe të përhapë perspektivat e saj në botë, pra ato të administratës Trump," thotë Pfalzgraf.
Administrata Trump pezulloi nga puna më shumë se 1300 punonjës të Zërit të Amerikës gjatë fundjavës, urdhër që hyri në fuqi menjëherë. Një gazetare aziatike që kishte punuar më parë në selinë qendrore në Uashington tha për DW se rreth 550 gazetarë ishin pushuar nga puna në fund të muajit.
"Shumë nga këta 550 gazetarë nuk janë shtetas amerikanë, por janë në SHBA me viza trajnimi dhe duhet të largohen nga vendi”, shkruan ajo për DW. Ajo tha se ishte e zemëruar, e trishtuar dhe thellësisht e shqetësuar për situatën: "Lajmet neutrale, objektive, të sakta dhe të bazuara në fakte po bëhen gjithnjë e më të vështira për t'u ofruar në një botë të përmbytur nga propaganda dhe dezinformata. Jam krenare që kam pasur mundësinë të punoj me gazetarë që kanë prioritet të vërtetën."
VOA: "Burimi më i besueshëm i informacionit të pacensuruar" i lëvizjes demokratike në Kinë
Zëri i Amerikës u transmetua për herë të parë në vitin 1942 - në gjermanisht, për të ofruar një alternativë ndaj programeve radiofonike që ishin standardizuar nga regjimi nazist. Numri i gjuhëve u rrit me shpejtësi. Me një mision të ngjashëm, RFE/RL u themelua gjatë Luftës së Ftohtë dhe RFA u shtua në vitin 1996.
Chang Ping nga programi kinez i DW ishte i pranishëm në protestat pro-demokracisë në Kinë në vitin 1989.
"Më kujtohet mirë që të gjithë u mblodhën në një cep të kampusit për të dëgjuar Zërin e Amerikës përmes megafonëve të vendosur nga studentët. Në atë kohë, ai ishte burimi më i besueshëm dhe i pacensuruar i informacionit, që na siguronte vëmendjen ndërkombëtare për lëvizjen e demokracisë kineze dhe inkurajonte protestat e studentëve", shkruan Chang.
Protestat përfundimisht u shtypën përgjakshëm dhe çdo përkujtim i qindra viktimave shtypet nga shteti.
A mund BE të shpëtojë "Evropën e Lirë"?
Zëri i Amerikës është pjesë e unionit ndërkombëtar të shërbimit publik DG8, anëtare e së cilës është edhe Deutsche Welle. Drejtori i DW, Peter Limbourg kritikoi në një konferencë shtypi të thirru shpejt online, se administrata Trump kishte dobësuar me këtë hap lirinë dhe kishte forcuar autokracinë.
"Përvoja e deritanishme e kolegëve tanë në Evropë është: Sapo të krijohet një vakum, kinezët dhe rusët do të hyjnë atje, dhe kjo është për të ardhur keq. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Europa me të vërtetë duhet të bëjë diçka urgjentisht tani."
Të paktën në rastin e Radios Evropa e Lirë me bazë në Pragë, kjo madje mund të ndodhë: Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka thënë se do të angazhohet brenda Bashkimit Evropian për të mbështetur buxhetin e transmetuesit në të ardhmen./DW
Imamoglu TURQI - Mediat e huaja kanë reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe anulimin e diplom&...
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një h...
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një h...
Ekrem Imamoglu TURQI - Universiteti i Stambollit në Turqi ka anuluar diplomën e kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, duke përmendur parregullsi me...
Ekrem Imamoglu TURQI - Policia turke ka arrestuar ditën e sotme kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin kanë realizuar një bisedë telefonike, ku raportohet se ësht&...
SPANJË- Një gjykatë në Barcelonë miratoi eutanazinë e një vajze paraplegjike, duke refuzuar apelin e babait t&eum...
SHBA- Politikanët e Bashkimit Evropian thanë se po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të mundshme për Radion...
zelensky, trump, putin SHBA- Si pala ruse ashtu edhe ajo amerikane kanë vendosur një vështrim pozitiv në bisedën e gjatë...
foto ilustruese BULLGARI- Mbi 500 persona kanë dhuruar gjak për të lënduarit e incidentit tragjik në diskotekën e Koça...