BOTA

Migrantët/ Merz: Janë pjesë e shoqërisë sonë, do na duhen për të ardhmen dhe nuk heqim dot dorë prej tyre

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 12:44

Migrantët/ Merz: Janë pjesë e shoqërisë sonë, do

Një deklaratë e kancelarit lidhur me migracionin ngjalli shumë kritika, edhe për arsye se formulimi i tij ishte i paqartë. Tani Merz e konkretizoi se çfarë ka parasysh me formulimin "problem në imazhin e qytetit".

Pas kritikave ndaj deklaratës së tij që përmbante një formulim të paqartë me problemin në "imazhin e qytetit" kancelari Friedrich Merz gjatë një vizite në Londër e precizoi për herë të parë, se çfarë ka parasysh me këtë formulim. Politikani kristiandemokrat theksoi nga njëra anë, se Gjermania edhe në të ardhmen do të ketë nevojë për migracionin kryesisht në tregun e punës.Nga ana tjetër ai për herë të parë shpjegoi, se çfarë e shqetëson atë në imazhin e qytetit: Migrantët pa leje qendrimi dhe të papunë, të cilët nuk respektojnë rregullat e vlefshme në Gjermani. Këta pjesërisht karakterizojnë një imazh publik në qytete, tha Merz.

Sipas tij imazhe të tilla ka në zona të caktuara si në stacionet e trenit, të metrosë, nëpër parqe, në lagje të tëra, që "edhe policisë sonë u krijojnë probleme të mëdha". "Ne edhe në të ardhmen kemi nevojë për migracionin. Kjo vlen si për Gjermaninë edhe për vende të tjera të Bashkimit Europian. Ne kemi nevojë për migrantët kryesisht për tregjet tona të punës , tha kancelari në kuadrin e samitit të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin britanik. Qysh sot njerëzit me prejardhje migracioni janë "pjesë e domosdoshme e tregut tonë të punës". "Ne nuk mund të heqim dorë prej tyre, pavarësisht se nga vijnë, çfarë ngjyre lëkure kanë, ose nëse jetojnë e punojnë në Gjermani në brezin e parë, të dytë apo të tretë."

Petition kundër deklaratës së Merz-it

Merz gjatë ditëve të fundit është kritikuar shumë në Gjermani lidhur me deklaratën e tij për temën e migracionit: "Në imazhin e qytetit ende është ky problem". I pyetur, se çfarë ka parasysh me këtë, gjatë një konference shtypi ditë më pas, Merz u përgjigj: "Pyesni njëherë vajzat tuaja." Kundër kësaj deklarate mbi 120.000 vetë brenda 24 orësh nënshkruan një peticion me titullin "Ne jemi vajzat". "Ne jemi vajzat dhe nuk lejojmë të tërhiqemi prej racizmit tuaj, zoti Merz! Ju nuk flisni në emrin tonë", deklaroi iniciatorja e peticionit Cesy Leonard.

"Ne kemi një problem strukturor me dhunën ndaj gruas – pothuajse gjithmonë kjo ndodh brenda mureve të shtëpisë. Dorasit nuk janë ndonjeri nga 'imazhi i qytetit', por janë bashkëshortët,, baballarët ose (ish)partnerët." Kërkesa: "Shpalleni mbrojtjen nga dhuna në familje si çështje prioritare dhe pranoni më në fund klasifikimin e femicidit si akt penal." Të martën në mbrëmje (21.10.202) disa mijëra vetë demonstruan përpara selisë së partisë kristiandemokrate në Berlin nën moton "Ne jemi vajzat". Manifestime të tjera janë planifikuar edhe në Kiel dhe në Këln.

Kritika nga DIW dhe Diakonia

Edhe nga politika dhe ekonomia ka pasur reagime. Ndër to Instituti Gjerman për Studimet Ekonomike (DIW): "Deklaratat e tij të fundit e thellojnë polarizimin shoqëror dhe shkaktojnë dëm të madh ekonomik", tha presidenti i DIW Marcel Fratzscher për gazetën Handelsblatt. "Mesazhi i kancelarit zbeh kulturën e mirëseardhjes në Gjermani dhe do të ndikojë në përkeqësimin e situatës me mungesën e forcave të kualifikuara të punës në Gjermani."

Presidenti i Diakonisë, Rüdiger Schuch, theksoi, se njerëzit e migruar prej dekadash janë "pjesë e vetëkuptueshme e imazhit të qyteteve tona". "Ata janë pjesë e jona me sipërmarrjet, kulturën e tyre ashtu edhe si kolege e kolegë në vendin e punës, si fqinjë edhe më shumë se kaq." Problemet duhen adresuar, "por ato duhen zgjidhur bashkarisht me një politikë profesionale, pa polemikë dhe me respekt të ndërsjelltë".

SPD reagon me distancë ndaj deklaratës së Merz

Partia socialdemokrate (SPD) që bashkëqeveris me kristiandemokratët e kancelarit është distancuar nga deklarata e Merz. "Ne si politikanë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, se çfarë diskutimi nxisim, kur fillojmë sërish të diferencojmë me 'ne' dhe 'ata'", tha zëvendësklancelari Lars Klingbeilduke folur në kongresin e sindikatave IG BCE. "Unë dua të jetoj në një vend, ku të mos vendosë pamja e jashtme, nëse i shkon ose jo imazhit të qytetit. Kryeministri i landit të "Renania-Palatinate', socialdemokrati Alexander Schweitzer në radion rbb24 e kritikoi Merz-in, se po u shkakton pasiguri njerëzve. Shumë pyesin, nëse ai u është adresuar atyre personalisht dhe ndihen të prekur e të indinjuar: "Unë besoj, që është detyrë edhe e kancelarit, ose t'i shpjegojë qartë fjalët e tij, ose t'i shoqërojë me propozime politike."

Kritika sporadike dhe mbështetje nga radhët e veta

Nga radhët e partisë CDU/CSU kancelari gjen mbështetje, por ka pasur edhe kritika të veçanta si dhe kërkesën për më shumë qartësi. Ish-kandidati për kancelar i CDU-së Armin Laschet u shpreh, se deklarata e kancelarit ishte "shumë e mjegullt". Kryetari i grupit parlamentar të kristiandemokratëve Jens Spahn e mbrojti Merz-in: "Kancelari shprehu diçka, që kushdo e sheh, nëse del në Duisburg, ose edhe nëse kalon në ndonjë qytet gjerman jo shumë të madh. Migracioni i parregullt ka ndryshuar diçka", i tha Spahn gazetës Bild. Kryesisht nëpër stacione trenash, sipas Spahn: "Degradim, kontrabandistë droge, djem të rinj, kryesisht me prejardhje migracioni, kryesisht nga Europa Lindore ose nga hapësira kulturore arabo-myslimane." Kjo ka të bëjë edhe me migracionin e parregullt.

Politikani kristiansocial (CSU) kryebashkiak i Nyrenbergut Marcus König e mbështeti Merz-in. Ai e konsideron të gabuar diskutimin. "Nuk bëhet fjalë për dikë, që prej vitesh është këtu e jeton këtu. Ata janë pjesë e shoqërisë sonë", tha ai në radion Bayrische Rundfunk. "Fjala është për njerëz, që ne po përpiqemi prej vitesh t'i kthejmë me të gjitha mënyrat, sepse ata ose kanë kryer vepra penale, ose u ka skaduar afati i lejes së qendrimit."/DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan