BOTA

Millorad Dodik mbërrin në Rusi, nesër merr pjesë në ceremoninë e Shënimit të Ditës së Fitores në Moskë

n.f Përditësimi i fundit 8 Maj 2025, 12:53

Millorad Dodik mbërrin në Rusi, nesër merr pjesë në

MOSKË- Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur në Moskë të enjten, ku më 9 maj do të marrë pjesë Ditën e Fitores, ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

Ai po merr pjesë me ftesë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në aeroportin "Sheremetjevo", Dodikun e priti zëvendësdrejtori i Departamentit për Protokollin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrej Miljajev, njoftoi agjencia e lajmeve, SRNA.

Në mbrëmje, Dodik do të marrë pjesë në një darkë në Kremlin, të organizuar nga Putin për zyrtarët ndërkombëtarë që kanë shkuar në Moskë për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores.

Një ditë më parë në Moskë ka mbërritur edhe kryetari i Kuvendit Popullor të entitetit serb të Bosnjës, Lista Sërpska, Nenad Stevandiq, i cili sot pritet të takohet me zëvendëskryetarin e Këshillit të Federatës së Rusisë (dhoma e sipërme e parlamentit), Konstantin Kosaçov.

Për Dodikun, Stevandiqin, dhe kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar fletarrestim kombëtar.

Megjithatë, këta dy zyrtarë kanë udhëtuar jashtë vendit edhe më herët, dhe Dodik, që nga lëshimi i fletarrestimi, ka vizituar tashmë një herë Moskën dhe është takuar me Putinin.

Në Moskë ka mbërritur më 7 maj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa është parashikuar që më 9 maj të zhvillojë një takim bilateral me Vladimir Putinin, njoftoi Kremlini.

Vendimin për të marrë pjesë në paradën me rastin e Ditës së Fitores më 9 maj, Vuçiqi e bëri publik në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me Putinin. Njoftimet për vizitën e mundshme të presidentit serb në Rusi kanë nxitur reagime edhe nga institucionet evropiane.

Komisionarja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në një konferencë për media më 29 prill deklaroi se “është në dorën e presidentit të Serbisë vendimi për të udhëtuar në Moskë”, por shtoi se nëse Vuçiq e realizon këtë vizitë, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë ta ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm në rrugën evropiane”.

Nga liderët evropianë, përveç Vuçiqit, pjesëmarrjen në këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i njohur për qëndrimet e tij pro-Kremlinit.Në Rusi ka mbërritur edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan