Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

SHBA- Ish-senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë në formë ryshfeti para dhe kallëpe ari dhe kishte vepruar si një agjent në shërbim të qeverisë egjiptiane. Dënimi shënon aktin e fundit të rënies për zotin Menendez, i cili u dënua korrikun e kaluar për pasurim nëpërmjet një sërë aktesh korruptive.
Prokurorët thanë se në këmbim të arit, mijëra dollarëve dhe një makine luksoze, demokrati u përpoq të mbronte bashkëpunëtorët nga hetimet penale, u takua me zyrtarë të inteligjencës egjiptiane dhe ndërmori hapa për ta ndihmuar Egjiptin të kishte qasje tek ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara prej miliona dollarësh.
Menendez, 71 vjeç, ka deklaruar më herët se do ta apelojë vendimin. Më herët, të mërkurën, gjykatësi Sidney H. Stein dha dënimin me shtatë vjet burg për Fred Daibes, 67 vjeç, një nga dy biznesmenët e Nju Xhersit, i cili u shpall fajtor se i kishte dhënë ryshfet senatorit Menendez. Prokurorët kishin kërkuar për të një dënim me nëntë vjet heqje lirie, ndërsa avokatët e tij thanë se ai duhej të dënohej me më pak se dy vjet burg.
Po kështu gjykatësi Stein e gjobiti zotin Daibes, një investitor në fushën e pasurive të paluajtshme, me një gjobë prej 1.75 milionë dollarësh. Para shpalljes së dënimit, zoti Daibes, me lot në sy, i tha gjykatësit se vendimi i jurisë ishte "në kufijtë e një dënimi me vetëvrasje" duke i bërë thirrje atij të ketë mëshirë, në mënyrë që të kujdesej për djalin e tij 30-vjeçar autik.
Po kështu gjykatësi shpalli masën e dënimit me tetë vjet heqje lirie për biznesmenin e dytë, Wael Hana, dhe e gjobiti atë me 1.25 milionë dollarë. Para vendimit, zoti Hana i tha gjykatësit se ishte i pafajshëm. Ai shtoi se nuk i kishte dhënë kurrë ryshfet senatorit Menendez, apo të kishte kërkuar shërbimet e tij.
Një biznesmen i tretë u deklarua fajtor dhe dëshmoi kundër zotit Menendez në gjykatë, vitin e kaluar. Menendez dha dorëheqjen nga Senati pas shpalljes fajtor vitin e kaluar. Ai humbi shumë nga pushteti i tij që në vjeshtën e vitit 2023, ndërsa u bënë publike akuzat kundër tij dhe u detyrua të jepte dorëheqjen nga pozita e rëndësishme në Senat e kreut të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë./ VOA
Foto ilustruese TIRANË - Një incident është regjistruar këtë të mërkurë me një avion të linjës ...
SHBA- Donald Trump, pas marrjes së detyrës si president zbuloi planet për të dërguar 30,000 emigrantë të pal...
Kristi Noem SHBA - Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare Kristi Noem shkurtoi kohëzgjatjen e qëndrimit në Shtetet e Bas...
SIRIA- Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u emërua president i p&...
FRANCË- Tre skiatorë norvegjezë kanë humbur jetën në, pasi u përfshinë nga një ortek në rajon...
SHBA- Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e granteve federale, pasi masa e a...
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha në platformën X se ndërsa memorandumi i mëpa...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfshirë studentë, profesor&eu...
KILI- Një asteroid i sapo zbuluar ka një shans 1.2% për të goditur Tokën në vitin 2032, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Hap&eum...
FRANCË- Stuhia Herminia ka krijuar situatë të rënduar të motit në Francë dhe Itali me përmbytje masive, ku niveli i uj...