Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA - Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare Kristi Noem shkurtoi kohëzgjatjen e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara për 600 mijë shtetas të Venezuelës që pritet të dëbohen ndërkohë që administrate e re e Presidentit Donald Trump po kërkon mënyra për të përshpejtuar largimin e tyre nga vendi, njoftoi ajo të mërkurën.
Sekretarja Noem i tha televizionit Fox News se ajo shfuqizoi masën e administratës së mëparshme që shtetasve të Venezuelës t’u zgjasë leja e qëndrimit për 18 muaj shtesë dhe t’u lejojë atyre qasjen tek lejet e punës përmes programit të Statusit me Mbrojtje të Përkohshme, apo TPS. Ajo la hapur mundësinë që lejet e tyre të qëndrimit të skadojnë gjatë këtij viti.
Ajo po ashtu tha se në të njëjtën kohë është angazhuar me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për të gjetur forma se si të dëbohen shtetasit e Venezuelës dhe imigrantët e shteteve të tjera, të cilat e kanë të kufizuar numrin e të dëbuarve që i pranojnë prapa. E pyetur për mundësinë që imigrantët të dërgohen në bazën e forcave detare amerikane në Gjirin e Guantanamo-s, në Kubë, ajo tha se kjo mundësi po analizohej nga administrata.
Guantanamo ka një qendër imigrantësh – e vecantë nga burgu amerikan i sigurisë së lartë – që është shfrytëzuar herë pas here gjatë dekadave të fundit, përfshirë për të strehuar imigrantët nga Haiti dhe kubanezët që ishin shpëtuar në det.
Presidenti republikan Trump, i cili filloi mandatin e tij me 20 janar, është zotuar se do ta godas imigracionin e jashtëligjshëm dhe programet humanitare që sipas tij shkojnë përtej synimit të ligjeve amerikane. Presidenti Trump u përpoq që t’u jepte fund pothuajse të gjitha programeve që mundësojnë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të tij të parë, por përpjekjet e tij u penguan nga gjykatat federale.
Programi TPS është program për imigrantët shteti i origjinës i të cilëve është i përfshirë nga ndonjë katastrofë natyrore, konflikt i armatosur apo ngjarje tjetër e jashtëzakonshme. Ish Presidenti demokrat Joe Biden, e zgjeroi shumë programin dhe tani ai përfshin mbi 1 milion njerëz nga 17 shtete. Shumë nga këta imigrantë – përfshirë disa që kanë qëndruar në Shtetet e Bashkuara me dekada – mund të dëbohen nëse e humbasin statusin e tyre.
Ish Sekretari për Sigurinë Kombëtare në administratën e kaluar, Alejandro Mayorkas e zgjati programin për t’u mundësuar shtetasve të Venezuelës qëndrimin në SHBA pak para se Presidenti Trump të fillonte mandatin, edhe pse disa leja e qëndrimit për disa prej tyre nuk skadonte deri në muajin prill e për disa deri në shtator. Ai po ashtu e zgjati programin e qëndrimit të përkohshëm për shtetasit e El Salvadorit, Ukrainës dhe Sudanit.
Sekretarja Noem i tha kanalit televiziv Fox News se administrata e Presidentit Trump nuk dëshiron që të jetë e kufizuar nga vendimi i bërë në momentin e fundit nga ish Sekretari Mayorkas për të zgjatur lejeqëndrimet dhe se ata duan të çrrënjosin pjesëtarët e supozuar të bandës së Venezuelës, Tren de Aragua (TdA).
“Do ta respektojmë procesin, do t’u bëjmë të gjithë këtyre individëve që gjenden në vendin tonë një vlerësim, përfshirë shtetasve të Venezuelës që janë këtu dhe pjesëtarëve të TdA-së”, deklaroi ajo.
Sekretarja Noem duhet ta marr një vendim deri të shtunën nëse do ta ndërpresë programin TPS për imigrantët e Venezuelës, të cilëve u skadon lejeqëndrimi në prill, sipas njoftimit që e ka analizuar agjencia Reuters.
Imigrantët e Venezuelës që qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara përmes programit TPS janë të shqetësuar, i thanë kësaj agjencie disa persona të angazhuar në çështje e tyre që lidhen me emigracionin.
Shumë imigrantë janë tërësisht të varur nga statusi i tyre përmes programit TPS për të punuar me leje, tha Laura Gatica, notere në Ohajo, e cila u ndihmon imigrantëve që të përgatisin aplikacionet e tyre dhe që vet ka emigruar nga Venezuela. Ajo thotë se njeh imigrantë të cilët punojnë në “kompani të mëdha, në kompani të mesme për nga madhësia, në hotele, Amazon, qendra për përkujdesjen e të moshuarve dhe spitalet”./VOA
SIRIA- Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u emërua president i p&...
FRANCË- Tre skiatorë norvegjezë kanë humbur jetën në, pasi u përfshinë nga një ortek në rajon...
SHBA- Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e granteve federale, pasi masa e a...
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha në platformën X se ndërsa memorandumi i mëpa...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfshirë studentë, profesor&eu...
KILI- Një asteroid i sapo zbuluar ka një shans 1.2% për të goditur Tokën në vitin 2032, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Hap&eum...
FRANCË- Stuhia Herminia ka krijuar situatë të rënduar të motit në Francë dhe Itali me përmbytje masive, ku niveli i uj...
SHBA- Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një deklaratë lidhur me ndalimin e fondeve amerikane në disa sh...
IZRAEL- I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff mbërriti të mërkurën në Izrael për bisedime që do t...
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria shprehu angazhimin e vazhdueshëm për t’iu bashkuar qëndrimeve ndërkombëtare kun...