Disa aktivistë ndërkombëtarë të deportuar nga Izraeli pasi iu bashkuan një flotilje ndihmash për Gazën kanë akuzuar forcat izraelite për keqtrajtim të aktivistes klimatike Greta Thunberg.
Bëhet e ditur se 137 të dëbuarit zbarkuan në Stamboll të shtunën, përfshirë 36 shtetas turq së bashku me aktivistë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Malajzia, Kuvajti, Zvicra, Tunizia, Libia, Jordania dhe vende të tjera, konfirmuan zyrtarët turq.
Gazetari turk dhe pjesëmarrësi në Flotiljen Gaza Sumud, Ersin Celik, tha se ai pa forcat izraelite të torturonin Thunberg, duke përshkruar se si ajo u “zvarrit përtokë” dhe “u detyrua të puthte flamurin izraelit”.
Aktivistja nga Malajzia, Hazwani Helmi dhe pjesëmarrësja amerikane Windfield Beaver dhanë dëshmi të ngjashme në Aeroportin e Stambollit.
“Ishte një katastrofë. Na trajtuan si kafshë”, tha Helmi, duke shtuar se të paraburgosurve u mohohej ushqimi, uji i pastër dhe ilaçet.
Gazetari italian Lorenzo Agostino, i cili kishte qenë në flotilje, përmendi gjithashtu trajtimin e Thunberg.
“Greta Thunberg, një grua e guximshme, është vetëm 22 vjeç. Ajo u poshtërua dhe u mbështoll me një flamur izraelit”, tha ai.
Edhe të tjerë përshkruan keqtrajtim të rëndë.
Prezantuesja televizive turke Ikbal Gurpinar tha: “Na trajtuan si qen. Na lanë të uritur për tre ditë. Nuk na dhanë ujë; na u desh të pinim nga tualeti.” Aktivistja turke Aycin Kantoglu tregoi për muret e burgut të njollosura me gjak dhe mesazhet e shkruara nga të burgosurit e mëparshëm.
“Ne pamë nëna që shkruanin emrat e fëmijëve të tyre në mure. Në fakt, ne përjetuam pak nga ajo që kalojnë palestinezët”, tha ajo. Ndryshe, Ministria e jashtme izraelite thotë se akuzat ndaj keqtrajtimit të Greta Thunberg dhe aktivistëve të tjerë të ndaluar në Flotiljen Global Sumud janë "gënjeshtra të paturpshme".
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Tetor14:40
VIDEO/ Kina nuk ndalet, ndërton restorant në majën e urës më të lartë në botë
Kina ka zbuluar zyrtarisht Urën e re të Kanionit të Madh Huajiang, kryqëzimin rrugor më të lartë në botë, i cili u ...
BOTA
5 Tetor14:35
Polonia ngre aeroplanët në ajër pas sulmeve intensive ruse në perëndim të Ukrainës
Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur pa energji në Ukrainë, pas sulmeve intensive ruse me dron&eum...
BOTA
5 Tetor12:57
Pas Britanisë stuhia Amy godet Francën veriperëndimore, shënohen dy viktima
Një burrë 48-vjeçar u mbyt në qytetin perëndimor francez të Etretat të dielën dhe një burrë tjetër humb...
BOTA
5 Tetor12:10
Tronditëse/ Përmbyset automjeti, ndërrojnë jetë fatalisht nëna dhe fëmija
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A3, midis Velburg dhe Parsberg, ku një nënë dhe foshnja e saj kanë...
BOTA
5 Tetor12:09
Boshatiset Gaza/ Ushtria izraelite evakuon 900 mijë palestinezë
Qyteti i Gazës është pothuajse tërësisht i zbrazur nga popullsia civile palestineze, sipas vlerësimeve të fundit të Forc...
BOTA
5 Tetor09:31
Akuzat e ngritura ndaj tij për "Shqipërinë e Madhe"/ Përgjigjet Ali Ahmeti: Po të doja, Maqedoninë do ta ndaja kur kisha 15 mijë ushtarë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka komentua akuzat e ngritura ndaj tij, që e cilësojnë si ndjekës të i...
BOTA
5 Tetor09:23
Tentativa e VMRO-së për të hequr Gjuhën Shqipe në RMV/ Ali Ahmeti: Dëmton të drejtat e shqiptarëve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur në detaje për zhvillimet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut...
BOTA
5 Tetor09:21
"Shqiptarët në Maqedoni të Veriut nuk janë minoritet"/ Ali Ahmeti: Një pjesë e pandashme e shtetit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të konsiderohen si...
BOTA
5 Tetor08:59
“Përjetuam gjithçka”/ 25 vjet nga 5 tetori i Serbisë, protestat që rrëzuan regjimin e Millosheviçit (video)
Njëzetepesë vjet pas protestave kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, autorja dhe skenaristja Anja Mijoviq është s&eu...
BOTA
5 Tetor08:46
Ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit arrestohet në Greqi, Rumania kërkon ekstradimin e tij
Ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Maqedonia” t&eu...