
Autoritet greke kanë ndaluar dhe po hetojnë rolin e 6 prej 104 emigrantëve të shpëtuar në tragjedinë e një dite më parë ku humbën jetën 79 vetë dhe rezultojnë të zhdukur qindra të tjerë.
Sipas raportimeve në mediat greke, kanë qenë vetë klandestinët që kanë identifikuar të dyshuarit, ndërsa po ekzaminohen videot dhe komunikimet audio të peshkarexhes së mbytur me rojën bregdetare dhe anijet që mbërritën në zonë për t’ju dhënë atyre ndihmë 47 milje larg brigjeve greke në Pyleo të Peloponezit.
Në zonë kanë mbërritur ekspertë te kriminalistikës, mjekë ligjorë dhe një ekip i shërbimeve sekrete për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e trafikantëve.
Trupat e viktimave janë dërguar gjatë orëve të para të mëngjesit në portin e Kalamatës, pasi më parë u fotografuan dhe iu morën kampione të ADN-së në bordin e një anije ushtarake greke.
Trupat e pajetë janë vendosur në një kamion frigoriferik dhe do të dërgohen në institutin e mjekësisë ligjore të Athinës dhe në vazhdim do të varrosen në një vend të veçantë të varrezave publike të Athinës, pasi është e pa mundur të dërgohen në vendet e origjinës.
Autoritetet po hetojnë edhe lidhur me numrin total të personave që ndodheshin në bord. Burimet nga roja bregdetare greke duke iu referuar dëshmive të emigrantëve të shpëtuar, bëjnë fjalë për dhjetëra, me gjasa edhe mbi 100-150 gra dhe fëmijë, por shifrat për momentin nuk mund të verifikohen.
Roja bregdetare thotë se anija është fundosur në thellësi mbi 3800-4000 metra, ndaj dhe gjetja e anijes do të jetë tepër e vështirë dhe nuk pritet të ketë operacion për nxjerrjen e saj në një afat të shpejtë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Qershor10:00
Kjo është arsyeja pse Maria de Filippi u vesh me të bardha në funeralin e Silvio Berlusconi-t
Si një nga prezantueset më të vjetra të Mediaset, Maria De Filippi nuk mungoi në funeralin e Silvio Berlusconit.
Veshja me të b...
BOTA
15 Qershor08:00
Situata në veri të Kosovës/ Ç’pasoja mund të kenë masat e BE-së?
Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, për shkak të mospërfilljes së kërkesave për shtensioni...
BOTA
15 Qershor07:00
Tërmeti 6.2 Rihter "shkund" Filipinet, lëkundjet zgjatën rreth një minutë
Një tërmet me magnitudë 6.2 Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Filipine, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USG...
BOTA
14 Qershor23:00
Embrioni i njeriut krijohet në laborator, pa vezore dhe pa spermë
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza burimore, që...
BOTA
14 Qershor22:19
Situata në veri/ Borrell i përgjigjet Kurtit për planin 5 pikësh
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në li...
BOTA
14 Qershor21:20
Erdogan: Turqia nuk do të mbështesë ofertën suedeze për NATO-n nëse nuk ndalon protestat anti-turke
Presidenti i Turqisë thotë se ai do të vazhdojë të bllokojë ofertën e Suedisë për anëtarësim në NA...
BOTA
14 Qershor20:31
Qeveria pezullon licencën e Tv Klan Kosova
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunik...
BOTA
14 Qershor19:35
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ZPS përfundon intervistimin e dëshmitarit të nëntë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar seanca në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rex...
BOTA
14 Qershor18:30
Ambasadorja e SHBA-së në NATO kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë, tha ambasadorja e p...
BOTA
14 Qershor17:08
SHBA: Ish-presidenti Trump, qëndrim sfidues pasi deklaron pafajësinë
Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbajti qëndrim sfidues pasi deklaroi të martën në një sallë gjyqi në Florida se ishte ...