“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Një seri kanoesh mijëra-vjeçare po nxirren nga fundi i një liqeni në Madison, duke nxitur një interes të ri për kulturën indigjene.
Dr. Amy L. Rosebrough nuk do ta harrojë kurrë momentin kur mori telefonatën. Ishte një e shtunë me diell në qershor 2021 dhe arkeologia ndodhej në shtëpinë e saj në Madison, kur zhytësja Tamara Thompsen, kolegia e saj në Wisconsin Historical Society, e telefonoi dhe i tha: “Hej Amy, hajde në varkë me mua… gjeta diçka.”
Thompsen dhe një zhytës tjetër po eksploronin Lake Mendota. Pikërisht kur partneri i saj sinjalizoi se niveli i oksigjenit ishte i ulët dhe duhej të ktheheshin, Thompsen “pa poshtë dhe zbuloi se ishte drejtpërdrejt mbi një kanoe të fundosur të gdhendur nga një trung i vetëm”, kujton Rosebrough.
“Menduam se mund të ishte – nëse do të ishim jashtëzakonisht me fat – 300 vjet e vjetër,” tha ajo. Në fakt, rezultoi 1,200 vjeçare. “Të gjithë mbetën pa mend.” Ata menduan se ishte një zbulim unik. Por gabuan sërish. Në vitin 2022, një kanoe e dytë e nxjerrë nga fundi i liqenit rezultoi 3,000 vjeçare. Që atëherë janë zbuluar edhe 14 kanoe të tjera parahistorike nga thellësitë e Liqenit Mendota, përfshirë gjashtë në vitin 2025– dhe datimet me radiokarbon tregojnë se më e vjetra është 5,200 vjeçare. Nga 16 kanoet e zbuluara deri tani, më e reja është 700 vjeçare.
Sipas Shoqatës Historike të Wisconsin-it, kjo do të thotë se më shumë se 4,000 vjet para se evropianët e parë të mbërrinin në këto brigje dhe 400 vjet para ndërtimit të Piramidat e Gizës, popujt indigjenë e quanin këtë tokë shtëpi.
“Sa shpesh të ndodh të prekësh diçka 1,200 vjeçare?” tha Bill Quackenbush, i pranishëm kur kanoja e parë u nxor në breg. Quackenbush është zyrtar për ruajtjen historike fisnore dhe menaxher i burimeve kulturore për Ho-Chunk Nation, të cilët besohet se mbërritën në rajon midis viteve 500–1200 e.s.
Sipas tij, zbulimi i këtyre kanoeve të lashta po i ndihmon anëtarët e fisit Ho-Chunk të kuptojnë më mirë se si popujt indigjenë të hershëm lundronin në këtë territor. Ai ka frymëzuar gjithashtu aktivitete të reja, ekspozita muzeale dhe ture të zgjeruara udhërrëfyese të Ho-Chunk, që po i ndërgjegjësojnë vizitorët për historinë e pasur indigjene të Madison-it.
E kaluara indigjene e Madison-it
Tokat stërgjyshore të Ho-Chunk shtriheshin dikur në të gjithë Wisconsin-in qendror dhe Illinois-in verior. Që nga zbulimi i kanoeve, arkeologët dhe kombet indigjene të Wisconsin-it besojnë se fshatra ishin vendosur rreth liqeneve të rajonit shumë kohë para mbërritjes së Ho-Chunk dhe se përdornin një rrjet shtigjesh tokësore. Kanoet e forta dhe të rënda të gjetura në Liqenin Mendota ishin të ngjashme me ato që Ho-Chunk përdorën më vonë për peshkim dhe tregti. Ekspertët besojnë se banorët e hershëm i lanë ato që të përdoreshin nga fise të tjera. Rosebrough i krahason me “stacione të lashta biçikletash elektrike”.
Kolonët e bardhë të përhershëm mbërritën në fund të shekullit XVIII dhe, pas Luftës së 1812-s, SHBA detyroi traktate dhe zbatoi disa dëbime të Ho-Chunk midis viteve 1820–1860.
Sot, Ho-Chunk janë të ndarë në dy zona gjeografike dhe njihen nga qeveria amerikane si dy kombe të veçanta. Njëri prej tyre fitoi një rezervat në Nebraska dhe njihet si Winnebago Tribe of Nebraska. Tjetri u lejua të qëndrojë në Wisconsin pa rezervat dhe njihet si Ho-Chunk Nation.
Quackenbush thotë se praktika e ndërtimit të kanoeve nga trungje të gdhendura ishte “humbur, në aspektin e dijes, brenda fisit tonë”, pasi shumë Ho-Chunk u zhvendosën me forcë nga rajoni i Liqeneve të Mëdha.
Që nga zbulimi i kanoeve, fisi është frymëzuar ta rikthejë këtë njohuri.
Në vitin 2022 ata nisën një aktivitet vjetor në qershor, Ho-Chunk Nation Dugout Canoe Journey, i hapur tashmë për publikun përgjatë rrugëve ujore stërgjyshore. Kanoet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ribashkimin e dy fiseve Ho-Chunk.
“Ne ndihemi të shkëputur nga tokat tona amtare, për shkak të dëbimeve dhe gjithçkaje që kemi kaluar,” tha Sunshine Thomas-Bear nga Winnebago Tribe of Nebraska. Ajo e sheh zbulimin e kanoeve dhe lundrimet vjetore si një mundësi për shërim dhe rritje të ndërgjegjësimit kulturor. “E ndjeva që më në fund ishin kthyer në shtëpi.”
Një ringjallje turistike
Ho-Chunk shpresojnë që zbulimi i kanoeve të lashta dhe lundrimi publik do të rrisin ndërgjegjësimin për historinë e tyre në Madison. Kanoja e parë e nxjerrë nga Liqeni Mendota do të ekspozohet kur të hapet Qendra e re e Historisë së Wisconsin-it në vitin 2027.
Përtej Liqenit Mendota, paraardhësit Ho-Chunk kanë lënë gjurmë përmes një koleksioni të madh tumash figurative (effigy mounds), të përdorura për mbledhje, rituale dhe varrime, me të paktën 4,000 që mbeten në gjithë Wisconsin-in.
Rreth 200 prej tyre mund të vizitohen në Madison, përfshirë ato në terrenet e University of Wisconsin–Madison, e cila ofron turin First Nations Cultural Landscape Tour.
Projekti Mapping Teejop i universitetit ofron gjithashtu ture vetë-udhëzuese në zonë.
Pas një dite me kanoe dhe eksplorim tumash, vizitorët mund të ndalen për të ngrënë në restorantin Tall Grass në Madison Museum of Contemporary Art, i drejtuar nga shefja Ho-Chunk Elena Terry.
Ndërsa këto kanoe të lashta vazhdojnë të zbulohen, ato kujtojnë se historia e popujve indigjenë në SHBA ende po shkruhet dhe madje po rizbulohet.
“Ne ende kemi aspekte të kulturës sonë,” tha Quackenbush, “dhe kemi dëshirë të rikthejmë atë që kemi humbur.”/Marrë nga BBC, përshtati në shqip Piranjat News
Kaosi dhe trazirat që po ndodhin këtë periudhë në Meksikë po shqetësojnë pafund edhe botën e futbollit, mbi t&eum...
Japonia po planifikon të vendosë raketa tokë-ajër në ishullin e saj të largët perëndimor pranë Tajvanit. Rak...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur besimin se Bashkimi Evropian (BE) herët a vonë do të miratojë paket&e...
Donald Trump mbajti fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit të martën në mbrëmje, duke përshëndetur atë që...
Pesë persona u vranë në një sulm me thikë të martën pranë Tacoma-s, Washington, rreth një orë larg Seattle-i...
Trump ka thyer rekordin e tij për fjalimin më të gjatë vjetor në Kongres. Fjalimi i mbajtur zgjati një orë e 48 minuta, du...
Një motoçiklist i cili u përplas nga një makinë në rrugën Syggrou u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm S...
Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë ndër 12 shtetet që më 24 shkurt në Uashington iu bashkuan nismës amerikane për forcimi...
Ky është momenti tronditës kur kalimtarë heroikë përdorin një sharrë dhe një furçë kopshti për t...
Një stuhi e fuqishme dëbore goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë reshje rekord që shka...