Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e ka urdhëruar atë që ta certifikojë partinë politike, Lista Serbe, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
"Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024 dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojësubjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës per Regiistim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025", u tha në vendimin e publikuar nga PZAP-i.
Më 23 dhjetor, përfaqësuesit e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje arsyetuan vendimin e tyre, duke thënë se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si "Kosova dhe Metohia". Në mbledhjen e së hënës, vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, kishte votuar për certifikimin e Listës Serbe. Dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi votuan kundër, ndërkaq të tjerët abstenuan.
Arianit Elshani nga subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, arsyetoi abstenimin e tij gjatë votimit, duke theksuar se certifikimi i Listës Serbe ishte rekomanduar nga Zyra për regjistrimin e partive politike. Lista Serbe e cilësoi këtë vendim si të kundërligjshëm dhe njoftoi se do t'i drejtohej PZAP-it.
Çfarë u tha në vendimin e PZAP-it?
Në vendimin e publikuar më 25 dhjetor, PZAP-i tha se Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike kishte rekomanduar që Lista Serbe të certifikohej pasi kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së.
Pra, sipas vendimit, Lista Serbe ka plotësuar kriteret pasi ka dorëzuar “deklaratën politike”, listën e kandidatëve dhe aplikimin për secilin kandidatë dhe për këtë parti Zyra për regjistrim dhe certifikim ka marrë informacionet nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e partive, ashtu siç kërkohet me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Paneli i gjyqtarëve, i përbërë nga gjyqtarët Arsim Hamzaj kryesues, Kujtim Pasuli, Hidajete Gashi-Alaj dhe Bujar Muzaqi tha se sipas Ligjit për zgjedhje, “KQZ-ja e certifikon subjektin politik me të drejtë pjesëmarrjeje nëse i njëjti e dorëzon aplikimin e dorëzuar në formën e përshkruar dhe në datën e vendosur nga rregullat e KQZ-së”.
“Në rastin konkret, Paneli vërtetoi se Lista Serbe ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, në përpushmëni bazuar në nenet 16 dhe 17 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikojë çdo subjekt politik i cili i plotëson kushtet e parapara ligjore, siç i ka plotësuar në rastin konkret Lista Serbe, për çka e njëjta është rekomanduar për certifikim nga Zyra për regjistrim, certifikimin dhe kontrollin financiar të subjekteve politike në KQZ-“, u tha në vendimin e PZAP-it, panel ku Lista Serbe dorëzoi ankesë një ditë më parë.
Njohësit e zhvillimeve politike më herët gjatë javës i thanë Radios Evropa e Lirë se moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ-ja ishte pjesë e fushatës parazgjedhore. Ata paralajmëruan se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të marrë vendim në favor të Listës Serbe dhe do të obligojë KQZ-në që ta certifikojë këtë parti.
Lista Serbe ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë. Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit. Ish-nënkryetari i kësaj partie, Millan Radoiçiç, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një rreshter të Policisë së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë këtë sulm si terrorist dhe e fajësojnë shtetin serb për organizim dhe kryerjen e tij, por Beogradi hedh poshtë këto akuza. Në mbledhjen e 23 dhjetorit, anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, duke argumentuar moscertifikimin e Listës Serbe tha se kjo parti nuk e ka dënuar asnjëherë sulmin në Banjskë, dhe që nuk është distancuar asnjëherë nga "aktet terroriste që kanë ndodhur në Kosovë". Kosova kërkon ekstradimin e Radoiçiçit në Kosovë, ndërsa ai besohet se është i lirë në Serbi./REL
SHBA- Ndërsa përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë...
ANGLI- Mbreti Charles gjatë një mesazhi për ditën e Krishtlindjes ka falenderuar të gjithë mjekët që kanë q&...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e ...
AZERBAJXHAN- Një video e tmerrshme është publikuar, ku tregon momentin pak para se të rrëzohej avioni në afërsi të...
rexhep tajip erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka dërguar një mesazh të ashpër luftëtarëve kurd...
SIRI- Autoritetet e reja të Sirisë kanë djegur sasi të mëdha narkotike sot, duke përfshirë një milion pilula kapt...
UKRAINË- Gjysmë milioni banorë në rajonin e Kharkiv të Ukrainës mbetën pa ngrohje pas sulmit masiv të Rusisë n&eu...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Konkluzionet e miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska paraqesin kërcënim pë...
Mbreti i Spanjes, Felipe VI SPANJË- Mbreti i Spanjës Felipe VI përdori fjalimin e tij tradicional në prag të Krishtlindjeve pë...
KAZAKISTAN- Një aeroplan me 67 persona në bord u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan. Avioni Embraer E190AR operohej nga li...