BOTA

Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

n.f Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 22:33

Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin

POLONI- Qeveria e Donald Tuskut po humbet mbështetje, sepse Presidenti Duda bllokon projektet e saj. Një kryetar i ri shteti mund ta thyejë bllokimin ose ta konsolidojë ngërçin. Faza e fundit para zgjedhjeve të së dielës.

Më 18 maj, votuesit polakë jo vetëm që do të vendosin nëse presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë liberali i majtë Rafal Trzaskowski apo nacionalisti konservator Karol Nawrocki. Rreziqet janë shumë më të mëdha. Rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë gjithashtu nëse qeveria proevropiane e qendrës së majtë e Donald Tusk-ut mund ta kapërcejë bllokimin që po menaxhohet nga pallati presidencial dhe që paralizon punën e qeverisë, që kur ai mori detyrën një vit e gjysmë më parë.

Sepse, megjithëse kreu i shtetit polak nuk ka aq shumë pushtet sa presidenti francez ose amerikan, ai ka shumë më tepër sesa presidenti federal gjerman, funksionet e të cilit janë kryesisht përfaqësuese dhe ceremoniale. Me fuqinë e tij të vetos, ai mund të bllokojë projektligjet qeveritare. Për më tepër, presidenti polak, i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, mbikqyr forcat e armatosura, ka një rol në politikën e jashtme dhe mund të paraqesë projektligjet e tij.

Shpresa të zhgënjyera për reforma

Kur koalicioni i Tuskut rrëzoi Partinë kombëtare-konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) të Jaroslaw Kaczynskit në tetor 2023, pas tetë vitesh në pushtet, kishte shpresa të mëdha për ndryshime të shpejta demokratike. Gjatë fushatës zgjedhore, forcat liberale-konservatore kishin premtuar rivendosjen e sundimit të ligjit, liberalizimin e ligjeve për abortin dhe të drejta më të mëdha për homoseksualët dhe lezbiket. Ata gjithashtu donin të adresonin reformën e medias publike dhe t'i bënin përgjegjës politikanët e akuzuar për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Megjithatë, shpejt u bë e qartë se shumica e përpjekjeve për reforma do të dështonin për shkak të rezistencës së presidentit. Andrzej Duda ose ushtron fuqinë e tij të vetos ose i referon ligjet në Gjykatën Kushtetuese, e cila tani përbëhet vetëm nga mbështetës të PiS.

Prandaj, pas një viti e gjysmë, historia e politikës së brendshme të qeverisë Tusk është shumë modeste. Zhgënjimi dhe pakënaqësia po përhapen në të gjithë vendin, madje edhe midis votuesve të rregullt të partive të koalicionit demokratik.

Për Tuskun është çështje vendimtare

"Pallati presidencial ose vdekja", shkroi Jacek Gądek, një publicist për revistën javore Newsweek, pas fillimit të fushatës zgjedhore vjeshtën e kaluar. "Tusku e di se gjithçka varet nga rezultati i kësaj beteje".

Prandaj, kryeministri e dërgoi në garë kolegun e tij të partisë, liberalin e majtë Rafal Trzaskowski, si një kandidat me shanse fitoreje. Kryetari i bashkisë së Varshavës ishte përballur tashmë me Dudën pesë vjet më parë dhe humbi me një diferencë të ngushtë. Në raundin e dytë, kandidati konservator e mundi atë me një diferencë të ngushtë, me 48.97% kundrejt 51.03%.

Pavarësisht moshës së tij relativisht të re sipas standardeve polake, 53-vjeçari ka një karrierë të gjatë politike. Ai ka shërbyer si Ministër i Digjitalizimit, deputet i Parlamentit Evropian dhe Sekretar i Shtetit për Politikën Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ka qeverisur kryeqytetin polak që nga viti 2018.

Kandidati liberal i majtë kryeson sondazhet

Trzaskowski i përket krahut të majtë të partisë së Tuskut, Platforma e Qytetarëve. Ai mbështet një ligj liberal për abortin, që do të lejonte ndërprerjen e shtatzanive deri në javën e 12-të dhe ka hequr kryqet nga zyrat e bashkisë. Ai është një nga të paktët politikanë polakë që mbështet politikën e BE për klimën.

Me zgjedhjet vetëm pak ditë larg, ai kryeson sondazhet, megjithëse epërsia e tij është ngushtuar në disa pikë përqindjeje në javët e fundit. Rivali i tij kryesor është Karol Nawrocki. Ky historian 42-vjeçar nga Gdansku drejton Institutin e Kujtimit Kombëtar (IPN), versionin polak të autoritetit të arkivave të Stasit (të RDGJ). Kreu i PiS, Kaczynski, e paraqiti aktivistin nacionalist të krahut të djathtë, pa përkatësi politike, si një "kandidat të qytetarëve" për President. Llogaritja e tij: Nawrocki do të fitonte edhe vota të krahut të djathtë jashtë rrethit të PiS, pasi ai nuk konsiderohet aparatçik i PiS si, për shembull, ish-kryeministri Mateusz Morawiecki.

Kandidati i Kaczynskit i zhytur në skandale

Por kjo llogaritje nuk duket se po funksionon: mbështetja për Nawrockin mbetet më e ulët se rezultatet e sondazheve të PiS, edhe sepse shumë anëtarë të partisë nuk e njohin kandidatin. Për më tepër, hetimet gazetareske zbulojnë se Nawrocki ka lidhje me botën e krimit.

Pak para zgjedhjeve, një skandal pasurish të paluajtshme e goditi. Kundërshtarët e tij e akuzuan se kishte marrë me mashtrim një shtëpi komunale.

Në manifestimet zgjedhore, Nawrocki sulmon ashpër emigrantët, Marrëveshjen e Gjelbër të BE dhe Brukselin. Ai kërkon që ndihma për Ukrainën të kufizohet. Gjermania është gjithashtu armiku i tij. "Unë nuk do të jem një shërbëtor i Gjermanisë", pohon ai. PiS akuzon Tuskun se është "agjent gjerman".

Trumpi dhe Simioni si ndihmës zgjedhorë

Ekipi i fushatës së Nawrockit shfrytëzoi kontaktet e tij të mira me republikanët në Shtetet e Bashkuara për të realizuar një goditje mjeshtërore javën e kaluar: një foto me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Zyrën Ovale. "Do të fitosh", thuhet se i tha Trumpi Nawrockit.

Fituesi populist i krahut të djathtë i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale nëRumani, George Simion, udhëtoi gjithashtu në Poloni për të ndihmuar partnerin e tij ideologjik polak. Në një tubim në Zabrze, Silezia e Epërme, të martën (14 maj 2025), të dy politikanët njoftuan qëllimin e tyre për të ndërtuar një "Evropë të atdheve". "Nuk do ta lejojmë BE të na centralizojë dhe t'i kthejë Poloninë dhe Rumaninë në rrethe administrative (të BE)", deklaroi Nawrocki.

Për një kohë, dukej se kandidati i ekstremit të djathtë Konfederacja, Slawomir Mentzen, mund të përbënte një kërcënim për Nawrockin. Në disa sondazhe të kryera në mars 2025, Mentzeni iu afrua Nawrockit dhe madje e kapërceu atë. Këshilltari 38-vjeçar për taksat dhe biznesmeni ka qenë në turne në Poloni që nga vjeshta e kaluar dhe krenohet se ka mbajtur më shumë se 340 takime. Ai ka një prani të konsiderueshme në mediat sociale: në TikTok, ai ka 1.6 milion ndjekës.

Platforma e Mentzenit përbëhet nga një kritikë totale e realitetit politik, duke u përqendruar në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe pensioneve të Polonisë, si dhe në politikën e migracionit të Evropës dhe Marrëveshjen e Gjelbër. Mentzeni gjithashtu mbron të drejtën e posedimit të armëve dhe një ndalim radikal të abortit, madje edhe në rastet e përdhunimit. Sloganet e tij radikale u drejtohen kryesisht të rinjve, të cilët janë të mbipërfaqësuar në manifestimet e tij.

Mentzeni fajëson PiS-in e Kaczynskit dhe PO-në e Tuskut për të gjitha problemet e vendit dhe kritikon "duopolin" - dominimin e të dyve. Ky mendim ndahet nga shumë prej 13 kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e së dielës së ardhshme.

Në fakt, rivaliteti midis Tuskut dhe Kaczynskit ka formësuar historinë e Polonisë gjatë 20 viteve të fundit. Ndonjëherë qeveris njëra parti (PiS: 2005-2007 dhe 2015) dhe herë të tjera tjetra (Platforma e Qytetarëve: 2007-2015 dhe nga viti 2023 e tutje). Nuk ka shumë hapësirë për grupe të tjera.

Vendimi ndoshta do të merret deri në raundin e dytë

Nëse nuk ndodh asgjë e papritur, gara nuk do të vendoset në raundin e parë, por në balotazhin midis Trzaskowski-t dhe Nawrocki-t më 1 qershor. Sondazhet i japin kandidatit të majtë-liberal avantazh, por ai nuk mund të jetë i sigurt për fitoren. A do të votojnë votuesit e partive që formojnë koalicionin qeverisës për Trzaskowski-n apo do të qëndrojnë në shtëpi? Dhe çfarë do të bëjnë votuesit e Mentzen-it? Tuskut do t'i duhet të dridhet derisa të numërohet vota e fundit./ DW

Artikuj te sugjeruar

n.f BOTA 16 Maj20:35

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

GJERMANI- Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e tyre dhe si r...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan