Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

GJERMANI- Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e tyre dhe si rregullohet pensioni?
Të ardhurat mujore të deputetëve
Të ardhurat e deputetëve të Bundestagut përbëhen nga disa pjesë në Gjermani: Paga bazë rritet çdo vit më 1 korrik dhe aktualisht ajo është 11.227 euro në muaj, ose rreth 135.000 në vit.
Kjo është shuma bruto e pagesave bazë, kështu që nga kjo shumë paguhen taksat, sigurimi shëndetësor dhe pensionet... Varësisht nga statusi familjar dhe të ardhurat e tjera, një deputeti i mbetet në muaj rreth tetë mijë euro neto ose pak më shumë.
Por ka dhe pagesa të tjera për shpenzime shtesë, si për shembull për një zyrë në zonën zgjedhore të deputetit ose pagesa për një vendbanim në Berlin, ku ndodhet Bundestagu. Për këto shpenzime deputetët marrin një shumë shtesë - aktualisht 5.350 euro në muaj, ose 64.200 euro në vit.
Këto para nuk futen në tatime, ndërsa shuma e këtyre parave rritet çdo 1 janar, pra në fillim të vitit. Për deputetët nuk ka tarifa të posaçme për pjesëmarrje, apo pagesë ditore nëBundestag, siç është e zakonshme në shumë parlamente të tjera. Pra nuk ka meditje për pjesëmarrje në seanca.
Pagestat për pajisje dhe udhëtime
Pajisjet e zyrës, kontratat telefonike dhe pajisjet e punës, si rregull, paguhen nga fonde të tjera. Për pajisjet e zyrës, për telefona dhe pajisje të ngjashme, çdo deputet ka në dispozicion deri në 12.000 euro në vit. Për këto të ashtuquajtura "kosto materiale", paratë paguhen vetëm me faturë, pra deputeti duhet të paraqesë faturat për shpenzimet.
Udhëtimi me trenat gjermanë është falas për deputetët, pavarësisht nëse ata udhëtojnë për arsye zyrtare apo për punë e biznes. Për udhëtimet me aeroplan duhet të dorëzohen faturat.
Pagesat për bashkëpunëtorët
Çdo deputet ka nevojë përbashkëpunëtorë. Për bashkëpunëtorët jepen fonde shtesë deri në 25.874 euro në muaj. Llogaritja kryhet direkt nga administrata e Bundestagut, kështu që deputeti nuk paguan personalisht pagat e punonjësve të tij ose të saj. Të afërmit, bashkëshortët, familjarët e tyre dhe ish-partnerët nuk mund të paguhen nga këto fonde, për shkaqe rreziku të keqpërdorimit.
Kur i mbledh në total, një deputet në Bundestagu kushton taksapaguesve të paktën gjysmë milioni euro në vit.
Disa deputetë fitojnë edhe më shumë se kaq. Grupet parlamentare mund të paguajnë nga fondet e tyre të ashtuquajturat pagesa funksionale. Kjo kompenson një ngarkesë pune më të madhe, për shembull, me një sekretar parlamentar. Shuma e këtyre pagesave përcaktohet nga vetë grupi parlamentar.
Deputetët lejohen gjithashtu të kryejnë të ashtuquajturat aktivitete dytësore. Nëse deputetët fitojnë të ardhura nga kjo, këto të ardhura duhet të deklarohen në mënyrë transparente - nëse aktiviteti paguhet më shumë se 1.000 euro në muaj.
Shpërblim për ndërprerje të punës
Kur mbaron mandati i tyre në Bundestag, deputetëve u paguhet një muaj pagesë për ndërprerje të punës, një e ashtuquajtur pagesë kalimtare, e barabartë me pagën bazë parlamentare, për çdo vit të kaluar në Bundestag - që mund të shkojë maksimalisht deri në 18 muaj.
Nga muaji i dytë pas përfundimit të mandatit të tyre, të gjitha të ardhurat e tjera - përfshirë ato nga burime private - përfshihen në pagesën kalimtare. Ndërsa sa i përket pensioneve, ish-deputetët marrin pak më shumë se 1.000 euro pension për një mandat katërvjeçar. Por shumica e deputetëve kryejnë këtë punë në disa mandate, që do të thotë se edhe pensioni i tyre rritet për këtë shumë, varësisht nga mandatet./DW
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ditën e sotme në Tiranë përfaqësuesen e Lartë të BE-së...
KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves është shprehur se pengesat e fundit në krijimin e një mjedisi t&...
SERBI- Projekti i familjes Trump për hotel luksoz në Serbi prej 500 milionë dollarësh, i planifikuar të ndërtohet në vendin...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar se ka vonesë në planet e kompanisë së Jared Kushnerit, dh&eu...
MAQEDONI E VERIUT- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha të premten se Qeveria e ka një shumicë t&...
takimi ne stamboll TURQI- Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan të premten në Stamboll për të zhvilluar bisedime të drejtp...
SHKUP- Politikan i njohur shqiptar dhe kreu i ‘Aleancës për Shqiptarët’, Arben Taravari ditën e sotme ka dhënë sot d...
KOSOVË- Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e disa zyrave paralele në veri. Në reagimin e tyre thuhet se ...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do ta dërgojë një delegacion të nivelit të ulët për bi...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën...