BOTA

Putin refuzoi të ulej në tryezë me Zelenskyy, bisedimet e delegacioneve Ukrainë-Rusi në Stamboll mbyllen pa shenja përparimi

r.ll Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 15:14
Putin refuzoi të ulej në tryezë me Zelenskyy, bisedimet e
takimi ne stamboll

TURQI- Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan të premten në Stamboll për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për herë të parë që nga bisedimet e dështuara të fillimit të shkurtit 2022, kur Rusia e kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës. Nuk pati shenja të menjëhershme përparimi në ngushtimin e dallimeve mes palëve, teksa pala ukrainase i ka refuzuar kategorikisht kushtet e Moskës gjatë bisedimeve që kanë zgjatur më pak se dy orë, raporton Reuters.

Bisedimet e së premtes përmbyllën një javë të ngarkuar të diplomacisë, e nxitur nga përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, e cila ka shkaktuar vrasjen e dhjetëra mijëra ushtarëve nga të dyja palët dhe një numri gjithnjë e më të madh civilësh ukrainas.

Negociatorët rusë dhe ukrainas e filluan takimin e tyre pas orës 13:00, bashkë me zyrtarë nga vendi mikpritës, Turqia. U mbajtën edhe disa takime të ndara, që përfshinë zyrtarë amerikanë, ukrainas, rusë, evropianë dhe turq. Moska nuk i ka pranuar thirrjet e Ukrainës, vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara për një armëpushim të plotë 30-ditor, duke thënë se armëpushimi mund të bëhet vetëm si rrjedhojë e bisedimeve, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi poshtë ftesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’u takuar ballë për ballë për herë të parë që nga viti 2019.

Duke hapur bisedimet, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se është "tejet e rëndësishme" të zbatohet një armëpushim "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe se "është gjithashtu shumë e rëndësishme që këto bisedime të shërbejnë si bazë për një takim mes udhëheqësve. Ne besojmë me gjithë zemër se është e mundur të arrihet paqja përmes negociatave konstruktive".

Para bisedimeve, udhëheqësi i delegacionit ukrainas, ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, tha në Facebook se paqja është e mundur vetëm nëse “Rusia tregon gatishmërinë e saj për të ndërmarrë veprime konkrete, duke përfshirë një armëpushim të plotë për të paktën 30 ditë dhe zbatimin e masave humanitare, si rikthimi i fëmijëve ukrainas, të dëbuar me forcë”, si dhe shkëmbimi i të gjithë të burgosurve të luftës.

Vendimi i Putinit për të dërguar një delegacion të nivelit të ulët për bisedime – të cilin ai e propozoi më herët këtë javë dhe që Trump i bëri thirrje Ukrainës ta pranonte – bëri që pritshmëritë për ndonjë arritje në këto bisedime të jenë shumë të vogla.

Trump, i cili ndodhej në një vizitë në Lindjen e Mesme, kishte dhënë sinjale se mund të udhëtonte drejt Turqisë për të marrë pjesë nëse edhe Putini do të merrte pjesë.

“Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi”, tha Trump pasi Kremlini njoftoi se do të dërgonte një delegacion të nivelit të ulët.

Më 16 maj, Trump tha se po kthehej në Uashington. “Të shohim çfarë do të ndodhë me Rusinë dhe Ukrainën”, tha ai, duke shtuar se do të takohej me Putinin “sapo të organizohet takimi”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha Fox News më 15 maj se nuk do të ketë përparim derisa Trumpi dhe Putini të ulen “përballë njëri-tjetrit”.

Rubio u takua me homologët e tij ukrainas dhe turq më 16 maj dhe përsëriti “qëndrimin e SHBA-së se vrasjet duhet të ndalen”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një takim Trump-Putin për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, Ukrainën dhe çështje të tjera është “patjetër i nevojshëm,” por do të kërkojë kohë për t’u përgatitur dhe nuk duhet të mbahet nëse nuk sjell rezultate.

Putin nisi pushtimin e plotë tetë vjet pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë së Ukrainës dhe nxiti luftën në rajonin lindor të Donbasit në vitin 2014.

Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, por ka dështuar të arrijë qëllimin e Putinit për ta nënshtruar vendin, i cili është i pavarur që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Bisedimet e vetme të drejtpërdrejta për paqe u ndërprenë në pranverën e vitit 2022, pasi palët përplaseshin për çështje madhore dhe pas zbulimit të mizorive të kryera nga forcat ruse në Buça, një qytet që ata e braktisën teksa u tërhoqën nga veriu i Ukrainës pas dështimit për të pushtuar Kievin.

Në ato negociata, Rusia po kërkonte një marrëveshje që, sipas analistëve, do të nënkuptonte kapitullimin e Kievit – bërjen e Ukrainës vend të përhershëm neutral me ushtri të vogël dhe të pafuqishme, sovranitet të kufizuar dhe pak ose aspak qasje në mbështetje sigurie nga Perëndimi.

Zyrtarët rusë kanë sugjeruar se Moska nuk ka hequr dorë nga qëllimet e saj pavarësisht dështimit për ta pushtuar Kievin dhe përparimit të ngadaltë në fushëbetejë, ku kapja e territoreve të vogla i ka kushtuar Moskës me humbje të mëdha në njerëz.

Kremlini i ka quajtur bisedimet e së premtes si “rifillim” të negociatave të vitit 2022, dhe në shef o delegacionit rus është Vladimir Medinsky, një ndihmës i Putinit dhe ish-ministër i Kulturës, i cili gjithashtu udhëhoqi ekipin rus në 2022.

Zelensky e përshkroi delegacionin rus si “dekorativ” dhe tha se përbërja e tij tregonte se “ata nuk janë mjaftueshëm seriozë për negociatat”.

“Mendoj se Putini bëri gabim duke dërguar një delegacion të nivelit të ulët”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa mbërriti në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian.

“Topi është qartazi në fushën e tij tani. Ai duhet të veprojë. Duhet të jetë serioz nëse e dëshiron paqen. Prandaj, mendoj e gjithë trysnia është tani mbi Putinin”, shtoi Rutte.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Putini “po luan lojëra, gjë që tregon se ai nuk është serioz për paqen”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është e qartë se “presidenti Zelensky është i gatshëm për takim, por presidenti Putin nuk u paraqit kurrë, dhe kjo tregon qëndrimin e tij të vërtetë. Prandaj, ne do ta rrisim presionin”.

Von der Leyen tha se BE-ja po përgatit një paketë të re sanksionesh. Ajo deklaroi se masat do të synojnë flotën në hije të anijeve të vjetra të mallrave që Rusia po përdor për të shmangur sanksionet ndërkombëtare, si dhe konsorciumin e gazsjellësit Nord Stream./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë