Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

DAVOS- Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, është duke i shpeshtuar thirrjet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një ide për një forcë paqeruajtëse evropiane me 200.000 trupa. I pyetur më 22 janar gjatë një paneli diskutimi për numrin e një force paqeruajtëse për ta garantuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen, Zelensky tha: “Nga të gjithë evropianët? Të paktën 200.000 [trupa]. Ky është minimumi, përndryshe është e kotë”.
Zelensky, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, tha se një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte vetëm njëra nga pjesët e garancive të përgjithshme të sigurisë që do t’i nevojiteshin Kievit, në rast se fillojnë bisedimet për armëpushim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Më herët, Zelensky tha për Bloomberg News se për të qenë efektive një forcë paqeruajtëse, pjesë e saj duhet të jenë patjetër edhe trupat amerikane.
“Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara”, tha ai për Bloomberg.
"Së pari, askush nuk do të rrezikojë pa Shtetet e Bashkuara. Së dyti, kjo mund ta ndajë NATO-n, t’i ndajë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është ëndërr e Putinit ta ndajë këtë aleancë", shtoi ai.
Një forcë paqeruajtëse prej 200.000 trupash do të ishte përpjekje e paparë për Evropën, shumë më e madhe se forcat individuale të shumicës së kombeve. Misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Bosnje e Hercegovinë arriti kulmin në vitin 1996 me 60.000 trupa, rreth një e treta e tyre nga Shtetet e Bashkuara.
Zelensky tha se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri. Vendosja e një një force të huaj ushtarake në Ukrainë po diskutohet me vende që mund të jenë të gatshme të marrin pjesë, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 16 janar.
Shtypi britanik raportoi gjithashtu se Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë si një forcë paqeruajtëse pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës. Në ditët e fundit, Trumpi ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj Putinit, për të cilin shpesh ka folur me admirim.
Më 22 janar, Trumpi, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja "të larta" nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës. Një ditë më herët, ai sugjeroi se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putini nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t'i dhënë fund luftës. Dhe më 20 janar, në ditën e parë pas marrjes së mandatit të ri, Trump tha se Putini po e “shkatërron” Rusinë duke mos pranuar të bëjë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.
“Ai duhet ta bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos e bërë një marrëveshje”, tha Trump.
Rusia i ka derdhur qindra miliarda dollarë për luftën, ka pësuar rreth 700.000 viktima dhe ka zemëruar fqinjët e saj, derisa gjithashtu ka sakrifikuar tregun fitimprurës evropian të gazit dhe qasjen në tregjet financiare perëndimore, gjë që ka çuar në rënien e vlerës së rublës. Kremlini po e shpenzon rreth 40 për qind të buxhetit të tij për ushtrinë dhe po has në vështirësi të mëdha për ta frenuar inflacionin pavarësisht normave të interesit mbi 20 për qind. Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022./ REL
SHBA- Presidenti Donald Trump shpalli të mërkurën lëvizjen Houthi të Jemenit, të njohur zyrtarisht si Ansar Allah si "organizat&...
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, ...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të ...
Donald Trump SHBA - Deri tani nuk ka pasur ndonjë veprim të madh lidhur me raportet mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, edhe pas marr...
Kuvendi në Malin e Zi MAL I ZI - Opozita në Mal të Zi ka deklaruar, se se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës s&eum...
Zjarri Turqi TURQI - Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se...
Donald Trump SHBA - Politikat e emigracionit të Donald Trump ka të ngjarë të ndikojnë në debatin e politikave të migraci...
Zjarre KALIFORNI - Zjarret e vazhdueshme në Kaliforni ka të ngjarë të jenë fatkeqësia më e kushtueshme në historin&...
Donald Trump SHBA - Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të...
SHBA- Dy studentë adoleshentë janë vrarë dhe një është plagosur pas të shtënave të së mërkurë...