
Në një vizitë të mbushur me simbolikë, Donald Trump dhe Xi Jinping u ngjitën së bashku në shkallët e Tempullit historik të Qiellit në Pekin, në kuadër të samitit mes dy fuqive më të mëdha botërore. “Është një vend i mrekullueshëm, i pabesueshëm”, i tha Trump homologut kinez ndërsa të dy liderët pozuan përpara sallës ikonike qendrore të kompleksit. “Kina është e bukur”, shtoi presidenti amerikan.
Temple of Heaven është një nga monumentet më të rëndësishme historike të Kinës, ku perandorët e dinastive Ming dhe Qing kryenin rituale dhe lutje për të korra të bollshme. Kompleksi ndodhet rreth 7 kilometra në jug të Forbidden City dhe u ndërtua në vitin 1420 gjatë sundimit të Perandorit Yongle. I rrethuar nga pisha dhe selvi shekullore, Tempulli i Qiellit është sot një nga destinacionet turistike më të njohura në Pekin, ku qytetarët praktikojnë tai chi, luajnë shah apo kërcejnë në parkun historik. Në vitin 1998 ai u shpall pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Vizita e Trump dhe Xi në këtë vend me rëndësi të veçantë historike shihet si një mesazh simbolik në prag të bisedimeve me rëndësi të lartë mes dy vendeve. Për Xi Jinping, pritja e presidentit amerikan në këtë ambient synon të tregojë historinë dhe fuqinë kulturore të Kinës. Historiani me bazë në Pekin, Lars Ulrik Thom, u shpreh se “është një sfond shumë i mirë për t’i treguar Donald Trump-it dhe botës se Kina është këtu dhe ka qenë këtu për mijëra vjet”.
Ndërkohë, për Trump, vizita lidhet edhe me interesat ekonomike dhe tregtare, pasi bujqësia pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve, me fermerët amerikanë që kërkojnë zgjerim të tregut kinez për sojën, kulturat bujqësore dhe mishin amerikan. Kjo nuk është hera e parë që Xi përdor simbolikën historike në raport me Trump. Në vitin 2017, presidenti kinez dhe bashkëshortja e tij organizuan një tur privat për Trump dhe Melania Trump në Qytetin e Ndaluar, rezidencën e lashtë të perandorëve kinezë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Maj09:44
Bashkimi Evropiane i hap rrugën, Mali i Zi në prag të anëtarësimit
Kandidatura e Malit të Zi për në Bashkimin Evropian bëhet një hap më afër realizimit të saj, ndërsa Brukseli formoi...
BOTA
14 Maj09:31
E pazakontë/ Vizita e presidentit amerikan në Pekin, asnjë grua në takimin mes Trump dhe Xi Jinping
Një detaj që tërhoqi vëmendjen gjatë takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut kinez Xi Jinping në Kinë i...
BOTA
14 Maj09:20
Ashensorët evropianë nuk janë të sigurt? Studimi ngre alarmin, çfarë u zbulua
Një studim i prezantuar në European Congress on Obesity 2026 në Stamboll ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e ashensor&e...
BOTA
14 Maj09:18
Sulm masiv rus ndaj Kievit, shpërthime dhe alarm në kryeqytetin ukrainas! Zelensky: Moska lëshoi 800 dronë
Një sulm ajror rus në shkallë të gjerë goditi kryeqytetin e Ukrainës gjatë orëve të para të mëngjesit t...
Piranjat News
BOTA
14 Maj09:07
Bomba turke memece u bë e zgjuar dhe po ndryshon balancat në Egje
Një avion turk F-16 u ngrit në ajër, duke hedhur një bombë që nuk ishte më "budallaqe". Rezultati: një goditje në...
BOTA
14 Maj08:51
Nisin pakënaqësitë masive me mësimin përmes aplikacioneve dhe teknologjisë
Në SHBA po rritet zemërimi ndaj teknologjisë që përdoret në shkolla, ndërsa prindër, mësues dhe nxënës ...
Piranjat News
BOTA
14 Maj08:43
Irani ekzekuton dy persona për spiunazh dhe vrasjen e një oficeri policie
Dy burra u varën në Iran të mërkurën , njëri për lidhje të dyshuara me agjencinë e spiunazhit të Izraelit dh...
BOTA
14 Maj08:48
“Je shumë e bukur”/ Mesazhi i Macron për aktoren iraniane, reagon për herë të parë Brigitte: Nuk ia kontrolloj kurrë telefonin
Një libër i ri i gazetarit të revistës franceze Paris Match, Florian Tardif, ka shkaktuar debat në Francë, pasi zbulon prapasken...
BOTA
14 Maj08:40
Sulmet izraelite në Liban, shkon në 22 numri i viktimave, mes tyre fëmijë dhe gra
Të paktën 22 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Liban si pasojë e sulmeve izraelite në jug t&eum...
BOTA
14 Maj08:37
Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën
Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, një anije-cisternë nafte që lundronte me emrin Grace...