EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët organizatorë dhe ai që e transmetoi live në Tik Tok
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë, pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën ...
Një operacion kompleks shpëtimi në det u zhvillua mëngjesin e sotëm për një 49-vjeçare me origjinë shqiptare, e c...
Qeveria ukrainase thuhet se ka vendosur t’i përgjigjet valës së re të bombardimeve nga Moska, me sulme masive ndaj rafinerive ruse, ed...
Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma të njëjta gastrointestinale, kanë marrë ndihm&...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është n&...
Altin Fani, një prej njerëzve më të besuar të biznesmenes Vilma Nushi, është emërua drejtor operacional pranë Ope...
Ministria e Mbrojtjes ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme SPAK për skandalin “Kayo”. Në 9 shtator, në ditën kur p...
Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodh...
Ndërsa bota po nxiton drejt një epoke tërësisht të digjitalizuar, Shqipëria po mbetet pas, duke shënuar nivelet më t&e...

Autoritetet turke kanë kërkuar ngrirjen e pasurisë së ish-ministres Fatma Betul Sayan Kaya dhe bashkëshortit të saj, Ilyas Kaya, për shkak të dyshimeve për tregti të brendshme dhe manipulim të tregut të aksioneve.
Prokuroria e Stambollit ka dërguar kërkesë te institucionet përkatëse për vendosjen e masës së ngrirjes së pasurisë ndaj çiftit.
Kaya, e cila është mjeke dhe inxhiniere elektrike, ka shërbyer si ministre për Familjen dhe Politikat Sociale nga viti 2016 deri më 2018. Më pas, ajo u rikthye në strukturat drejtuese të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ku ishte përgjegjëse për politikat sociale.
Hetimi më i gjerë lidhet me dyshimet për manipulim të tregut dhe transaksione të parregullta në lidhje me fondet e investimeve. Autoritetet turke kanë urdhëruar likuidimin e 131 fondeve të investimeve, me vlerë të tregut prej më shumë se 19 miliardë dollarësh, raporton cumhuriyet.
Sipas hetimit, Kaya dhe bashkëshorti i saj kishin investuar së bashku rreth 163.1 milionë lira turke, ose rreth 3.3 milionë dollarë, në aksionet e kompanisë Ozata Denizcilik. Më pas, nga shitja e aksioneve, ata dyshohet se përfituan rreth 2.2 miliardë lira, apo 44.9 milionë dollarë.
Në kuadër të hetimit janë arrestuar 56 persona, përfshirë drejtues të disa kompanive të investimeve. Autoritetet më herët kishin ngrirë pasurinë e 42 personave, 45 kompanive dhe 19 fondeve të investimeve.
Pas nisjes së hetimeve, Kaya dha dorëheqje nga funksionet e saj në parti.
Rasti po hetohet nga autoritetet turke, ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar gjithashtu shqyrtimin e transaksioneve të fundit të fondeve të investimeve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dyshohet se u konsultua me chatbot-in e inteligjencës artificiale Grok, të krijuar nga Elon Musk, për ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton seriozisht mundësinë e ndalimit të eksporteve të naftës nga SHBA, në ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një përgjigje të ashpër nëse konfirmohet se Teherani ka lidhj...
Numri i të vdekurve nga shirat dhe përmbytjet në Tajlandë është rritur në 23, thanë autoritetet të martën, nd&...
Përmbytjet e menjëhershme shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë dhe rrëmbyen automjete në ishullin grek t&eum...
Vladimir Putin dyshohet se ka punësuar një vrasës 82-vjeçar për të vrarë një komandant të lartë të mari...
Bill Gates ka hedhur idenë që robotët që zëvendësojnë punëtorët njerëzorë të taksohen, në m&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse konfirmohet se Teherani ka li...
Një valë protestash të nxënësve të shkollave të mesme në Francë, e nisur për shkak të orareve të nga...
Miliona njerëz mund të përballen me rrezik më të madh urie nëse vazhdon ndërprerja e transportit të plehrave bujqës...