Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

GJERMANIA- Gjermanët do t’iu drejtohen kutive të votimit të dielën, në procesin zgjedhor që mezi është pritur nga Brukseli, pasi shumë zyrtarë shpresojnë që Berlini do të kthehet shpejt në rolin e tij kyç në politikën e Bashkimit Evropian, teksa blloku evropian përballet me një sërë krizash.
Veçse në hall me shkallën e rritjes ekonomike dhe rritjen e konkurrencës, BE-ja është goditur nga kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump për luftë tregtare, apo nga injorimi i liderëve evropianë në tentimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ndonjëherë frikësohemi nga udhëheqja gjermane. Mirëpo, është e vështirë të jetojmë pa të”, ka thënë një diplomat evropian për agjencinë e lajmeve AFP.
Paqartësitë në Gjermani kanë qenë vetëm vazhdimësi e trazirave politike në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron ka emëruar në dhjetor kryeministrin e katërt brenda një viti. Makina franko-gjermane, që konsiderohet më meritorja për përparimin e BE-së, “nuk ka mundur të punojë” dhe të marrë “vendime të mëdha” në një periudhë “kur është më e domosdoshme sesa kurrë më parë”, ka thënë Yann Wernert, analist në Institutin Jacques Delors.
“Nuk jemi duke parë shumë përkushtim gjerman në legjislaturën aktuale të BE-së”, ka thënë një diplomat tjetër.
Vakumi duket se është mbushur nga të tjerët. Kryeministri polak, Donald Tusk, vendi i të cilit është në krye të Presidencës së BE-së, i ka bërë thirrje Brukselit që të bëjë më shumë për t’u përballur me Rusinë, ndërsa kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është marrë me çështje të migrimit. Megjithatë, analistët vlerësojnë se mungesa ka qenë e dukshme.
“A mundet të veprojë BE-ja pa Gjermaninë dhe Francën? Në ndonjë rast urgjence do të ishte e mundur, por është më mirë të veprojë me Francën dhe Gjermaninë”, ka thënë një diplomat tjetër.
Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, pas prishjes së koalicionit trepartiak të kancelarit, Olaf Scholz. Aleanca konservatore CDU/CSU, me kandidatin Friedrich Merz Merz, është duke udhëhequr në sondazhe./ REL
zelensky, trump EUROPË- Deklaratat në amokun verbal të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe diskretimi prej tij i Uk...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë hyrë në një përplasje verbale pasi lider...
Foto ilustruese KANADA- Qeveria kanadeze njoftoi të enjten se ka shtuar shtatë kartele droge në listën e saj të...
RUSI- Një furnizues kryesor norvegjez i industrisë automobilistike ka eksportuar miliona dollarë pjesë të kamionëve, të san...
SHBA- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv dhe të drejtë në tregti gjatë ...
SHBA- Senatorët thonë se janë të gatshëm të punojnë gjatë gjithë natës për të miratuar një bu...
IZRAEL- Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të Izraelit, në...
SHBA- Deklaratat e Presidentit Donald Trump lidhur me Ukrainën dhe presidentin e saj Volodymyr Zelenski kanë shkaktuar shqetësime dhe kanë...
VATIKAN- Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, Bartolomeu i dërgoi një letër Papa Françeskut , i cili është...
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se Evropa duhet të financojë ndihmën për Ukrainën duke shfrytëzuar asetet e ngri...