Balluku drekon me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, miku i Ramës i akuzuar për mashtrim në SHBA dhe interesa te armët në Shqipëri
Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dh...
Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dh...
Në ditën e 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, n...
U shkëput nga kapja e njërit prej grabitësve, ndërsa dy të tjerë me fytyrat e mbuluara po rrihnin brutalisht të atin, dhe i p...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke theksuar se mijëra qytetar...
Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama. Altin Hila babai i një fëmije të paralizuar, në protest...
Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja për të drejtat e pasagjerëve ajrorë, të cilat parashikojnë kompensime më...
Shteti shqiptar nuk arkëton taksa, nënkontraktor në Shqipëri kompani që kanë probleme me tatimet Me një akt të papreced...
Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi ndaj presidentit të FIFA-s Gianni Infantino për të përcaktuar n&eu...
Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas ...
Ajo që nisi si një protestë kundër ndërtimit të një resorti luksoz bregdetar në një zonë të mbrojtur &n...
Një 48-vjeçar britanik, i fiksuar pas personazhit të famshëm Hannibal Lecter (personazh imagjinar që është psikiatër dhe kanibal), vrau dhe copëtoi fqinjën e tij me një sharrë elektrike. Pasi rrëfeu krimin makabër, ai vizatoi edhe një hartë, të cilën ua dorëzoi policëve për t'i ndihmuar të gjenin trupin e viktimës.
Carl Hutchings akuzohet se vrau dhe copëtoi fqinjën e tij, Julie Buckley, pas një grindjeje. Disa ditë më vonë, ai i tregoi një miku se fillimisht e kishte goditur 55-vjeçaren me një çekiç dhe më pas e kishte mbytur, duke pretenduar se "iu deshën 24 orë për të vdekur", sipas raportimit të Daily Mail. Sipas prokurores Christine Agnew, autori fliste vazhdimisht për Hannibal Lecter dhe ishte i fiksuar pas personazhit.
"Ai fliste për Hannibal Lecter, duke thënë se ishte i fiksuar pas tij dhe se, nëse do të luhej një shfaqje teatrale, ai do të ishte kandidati ideal për rolin, sepse nuk do të kishte nevojë për prova. Madje tha se mund t'i përsëriste fjalë për fjalë dialogët e personazhit nga filmat", deklaroi prokurorja.
Ajo shtoi se i pandehuri kishte thënë se "ia kishte mbyllur gojën dhe do ta kishte ngrënë, por nuk donte ta fuste këtë 'person toksik' në trupin e tij". Sipas saj, ai shtoi se atë mbrëmje do ta shijonte me kënaqësi një "darkë me biftek".
Detajet tronditëse të çështjes u bënë publike gjatë seancës për caktimin e dënimit në Gjykata e Kurorës së Kembrixhit. 48-vjeçari e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 55-vjeçares dhe është fotografuar nga Daily Mail duke mbajtur një maskë në stilin e Hannibal Lecter.
Harta që çoi policinë te trupi
Policia nisi hetimet në mesin e shkurtit të vitit të kaluar, pasi u ngritën shqetësime për sigurinë e Julie Buckley.
Gjatë kontrolleve në banesën e saj në Cambridgeshire, oficerët zbuluan gjurmë gjaku. Hetimet treguan se 55-vjeçarja ishte parë e gjallë për herë të fundit teksa bënte pazar në një supermarket, moment i cili ishte regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë. Carl Hutchings u arrestua më 13 shkurt dhe u akuzua për vrasje, edhe pse në atë kohë trupi i viktimës nuk ishte gjetur.
Më në fund, në shtator të vitit të kaluar, një ditë pasi pranoi se kishte vrarë Julie Buckley, ai u dorëzoi hetuesve një hartë që tregonte vendin ku kishte varrosur trupin e 55-vjeçares.
Sipas provave të paraqitura në gjykatë, Hutchings ndryshoi deklaratën e tij pasi mësoi se gjendja e tij e shëndetit mendor nuk do të merrej parasysh si argument për uljen e përgjegjësisë penale.
Prokurorja Christine Agnew i tha gjykatës se autori i krimit, Carl Hutchings, u kishte rrëfyer miqve të tij detaje tronditëse të vrasjes.
"Ai tha se e kishte goditur me çekiç dhe më pas e kishte mbytur. Pretendoi se viktimës iu deshën 24 orë për të vdekur, sepse nuk po vdiste. Më pas tha se e kishte copëtuar në 27 pjesë dhe se e kishte varrosur të nesërmen. Shtoi se kjo kishte qenë ëndrra e jetës së tij dhe se ndjesia ishte si drogë, por se nuk do të bëhej kurrë i varur prej saj", deklaroi prokurorja.
Sipas saj, Hutchings i kishte thënë gjithashtu një miku:
"Nëse do që të vras dikë, mund ta bëj për ty."
Duke shpjeguar motivin e sulmit ndaj fqinjës së tij, prokurorja tha:
"Ajo nuk pranonte t'i jepte ilaçet me recetë dhe e provokonte duke i marrë para syve të tij, pa i dhënë asgjë."
Pas krimit, Hutchings shiti makinën e Julie Buckley për 585 euro dhe përdori kartën e saj bankare për të blerë alkool, si edhe për të tërhequr para nga llogaria e saj. Ai u arrestua më 25 shkurt dhe gjatë marrjes në pyetje pretendoi se vuante nga skizofrenia dhe kishte probleme me frymëmarrjen. Kur u pyet nëse e dinte arsyen e arrestimit, ai u përgjigj:
"E kuptoj, por nuk e kuptoj pse."
Policia gjeti njolla gjaku në divanin e banesës së Julie Buckley, si dhe në lavaman. Në kopsht u zbuluan copa të djegura të qilimit që mungonin nga dhoma e ndenjjes, së bashku me disa rroba.
Sharra elektrike e përdorur në krim u gjet në një kanal nga një baba dhe djali i tij, të cilët kishin dalë për peshkim. Në dorezën e saj u identifikuan gjurmë të ADN-së së viktimës. Autopsia zbuloi se Julie Buckley kishte pësuar plagë të shkaktuara nga një mjet me teh në kafkë, si dhe fraktura të shumta, përfshirë në brinjë, hundë dhe dorën e majtë. "Pasi vrau Julie Buckley-n, ai e zhveshi, e copëtoi dhe e varrosi në një varr të cekët", deklaroi prokurorja Christine Agnew. /PiranjatNews/
Një hetim zyrtar i Komisionit Evropian ka konfirmuar se shërbimet hungareze të inteligjencës vendosën agjentë në përfaq&...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara t&...
Pamje të sikletshme tregojnë momentin kur një efektiv policie goditet në kokë me shkopin e tij të gomës gjatë një p...
Punonjësja e një pastiçerie në Nikai tregoi se çfarë ndodhi kur përzuri një grabitës duke e goditur me bishtin ...
Grupi militant Hamas tha sot se ka shpërbërë qeverinë e tij në Gaza dhe po përgatitet t’ia dorëzojë pushtetin nj&e...
Zjarret masive në pyje po përhapen me shpejtësi në Evropën Jugore, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtë...
Karina Blanco po bëhej gati të fillonte orën e saj të spinningut kur toka filloi të dridhej. Në fillim, ajo mendoi se dridhjet d...
Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vazhdojnë me shitjen e sistemeve të përparuara të arm&e...
Zjarret masive në pyje po përhapen me shpejtësi në Evropën Jugore, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga sht&eu...
Marine Le Pen do të zbulojë të martën nëse mund të kandidojë apo jo për presidencën franceze në zgjedhjet e ...