Një familje është përfshirë në një sulm të dhunshëm ndaj dy vëllezërve, duke përdorur dërrasa druri të mbushura me gozhdë, në atë që u përshkrua si një akt i frikshëm i “vetëgjyqësie”.
Familja Jenkins kërkoi hakmarrje pasi dy vëllezër kishin sulmuar më parë shtëpinë e tyre me shkopinj golfi. Pesë anëtarë të familjes u dënuan sot në Gjykatën e Kurorës në Swansea të Britanisë, pas asaj që u cilësua si një “trazirë e madhe publike”.
Gjykatësja Catherine Richards deklaroi se përplasja ishte një akt i qartë vetëgjyqësie dhe theksoi se familja nuk kishte treguar asnjë shqetësim për frikën që do të shkaktonte te banorët e zonës. Megjithatë, ajo pranoi se dhuna kishte ardhur si reagim ndaj një sulmi të mëparshëm nga një familje tjetër.
Sipas ngjarjes, vëllezërit Adam Miller dhe Kristian Thomas kishin thyer dritaret e katit përdhes të shtëpisë së familjes Jenkins më 6 qershor të vitit të kaluar, duke përdorur shkopinj golfi, pasi dyshonin se një prej anëtarëve të familjes ishte përfshirë në trafik droge.
Pas këtij sulmi, Paul Jenkins, Christopher Jenkins Corey dhe Lisa Jenkins, u armatosën me mjete të ndryshme dhe u drejtuan drejt shtëpisë së vëllezërve. Aty shpërtheu një përplasje e dhunshme në shkallë të gjerë, e cila u filmua nga kamerat e sigurisë dhe telefonat celularë.
Gjatë incidentit, Corey Jenkins përdori një dërrasë druri të mbushur me gozhdë dhe një shufër metalike, ndërsa Paul Jenkins ishte i armatosur me një çekiç. Lisa dhe Christopher Jenkins përdorën shkopinj gjatë sulmit. Gjykatësi i tha gjykatës se vëllezërit kishin filluar dhunën duke “dashur të merrnin ligjin në duart e tyre” dhe duke sulmuar shtëpinë e Jenkins.
Miller u dënua me nëntë muaj burg me një zbritje për pranimin e fajësisë, ndërsa Thomas u burgos me 26 muaj. Gjykatësi tha se hakmarrja e familjes Jenkins nuk e mori në konsideratë komunitetin e gjerë apo frikën që mund t’u shkaktonte banorëve të tjerë. Paul Jenkins dhe Christopher Jenkins u dënuan me nga 18 muaj burg, dhe Corey Jenkins me 22 muaj burg. Të tre patën zbritje për shkak të pranimit të fajësisë. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Prill19:18
Katër anije të lidhura me Iranin sfidojnë urdhrin e Trump
Të pakën katër anije të lidhura me Iranin kanë anashkaluar tinëzisht bllokadën e Donald Trump në Ngushticën e Hormu...
BOTA
14 Prill18:57
Trajneri vdes para syve të lojtarëve gjatë ndeshjes për grupet U-15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli për të rinj (15–16 vjeç) mes San Claudio dhe Trodica...
BOTA
14 Prill18:42
Prindërit lënë vajzën 6 muajshe vetëm në makinë në pikë të diellit
Ata e lanë vajzën e tyre gjashtëmuajshe vetëm në një makinë të parkuar në diell, ndërsa po shkonin për pa...
BOTA
14 Prill18:27
Lufta në Iran dhe kriza energjitike, kur vijnë lehtësimet?
Lufta në Iran ka çuar në një krizë të re energjetike dhe në rritje të çmimeve të karbu...
BOTA
14 Prill18:00
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit
Komanda Qendrore e SHBA-së ka zbuluar detaje mbi bllokadën e porteve iraniane, e cila filloi në orën 16:00 të hënën.
Më...
BOTA
14 Prill17:45
'S'do na ndihmojë në luftë'/ Trump sulmon Melonin: Jam i tronditur, mendoja se kishte guxim por gabova
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Papës, gjat...
BOTA
14 Prill16:22
Skandal shëndetësor në Pakistan! Qindra fëmijë rezultojnë të infektuar me HIV nga shiringat e ripërdorura
Një hetim sekret i BBC ka zbuluar parregullsi serioze në një spital shtetër në Pakistan, ku mbi 300 fëmijë janë infektua...
BOTA
14 Prill16:07
Një epokë e re në Forza Italia/ Vajza e madhe e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, Marina gati të hyjë në politikë?
Një valë e fortë ndryshimesh ka përfshirë Forza Italia, duke shënuar një moment të rëndësishëm tranzicion...
BOTA
14 Prill16:02
Budapesti pas Orbanit/ REL: Një sinjal i keq për Vuçiç
Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) – partia kryesore e kësaj pakice në Serbi dhe partnere prej kohësh e pushtetit s...
BOTA
14 Prill15:43
Sulmi në gjimnazin në Turqi/ Autori 19-vjeçar kishte dërguar mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale të shkollës: Jini gati
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi i armatosur këtë mëngjes në një shkollë të mesme profesionale në r...