I mbyllur në makinën e tij vijon të rezistojë, autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Deri më tani vëmendja mbi zgjedhjet paraprake për kandidatin për president të Partisë Republikane është përqëndruar kryesisht tek kundërshtitë në rritje mes ish-Presidentit Donald Trump dhe Guvernatorit të Floridas Ron DeSantis. Por, pas një qetësie disamujore, një valë e re kandidatësh republikanë pritet të hyjnë në garë, ndoshta që javën e ardhshme. Ndër ta do të jetë Guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, i cili do të nisë zyrtarisht fushatën e tij të mërkurën.
Ish-Nënpresidenti Mike Pence ka thënë se do të njoftojë planet e tij pas “disa javësh, jo muajsh”. Ai ka patur një agjendë të ngjeshur me vizita të hershme nëpër shtetet amerikane ndërsa ka diskutuar me ndihmësit e tij për të bërë njoftimin për kandidim ndoshta që në muajin maj apo qershor.
Senatori nga Karolina e Jugut, Tim Sott, i cili ka krijuar një komitet për të shqyrtuar mundësinë e kandidimit për president, pritet të hyjë në garë në të njëjtën periudhë.
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, ka bërë takime me ndihmësat e tij dhe u rikthye këtë javë në Nju Hempshër, ku tha gjatë një takimi publik në këtë shtet, ku zhvillohen zgjedhjet e para paraprake në Shtetet e Bashkuara, se “sot është fillimi i rastit kundër Donald Trumpit”. Zoti Christie ka thënë se do të marrë një vendim “në javët në vazhdim”.
Kandidatët do të futen në garë në një moment jetik, ndërsa zoti DeSantis, i cili ende nuk ka shpallur zyrtarisht fillimin e fushatës po has vështirësi në përmbushjen e pritshmërive shumë të larta që kishin disa nga mbështetësit e tij të hershëm. Ai ka humbur mbështetje përballë ish-Presidentit Trump në radhët e zyrtarëve të zgjedhur republikanë në shtetin e tij dhe ka krijuar shqetësim në radhët e partisë se qëndrimet e tij për abortin dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ, mes çështjeve të tjera, mund ta bëjnë të pamundur fitoren e tij në zgjedhje.
Gjatë javëve të fundit, ish-Presidenti Trump ka konsoliduar statusin e tij si kandidati i hershëm kryesues, madje edhe pasi iu ngritën akuza penale në Nju Jork. Ndër aspirantët e tjerë republikanë janë ish-ambasadorja në OKB dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, si dhe sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Vivek Ramaswamy, të cilët njoftuan kandidimin e tyre në muajin shkurt.
Ka ende shumë dinamika të panjohura, përfshirë nëse do të hyjnë në garë guvernatorë të tjerë, si Kristi Noem e Dakotës së Jugut, apo Chris Sununu i Nju Hempshërit. Senatori i Teksasit, Ted Cruz dhe Guvernatori i Virxhinias Glenn Youngkin gjithashtu nuk kanë përjashtuar mundësinë e kandidimit. Presidenti Biden pritet të shpallë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ndoshta që javën e ardhshme. Ai përballet me konkurencë miminale në garën për të marrë nominimin e Partisë Demokrate./VOA
Giorgia Meloni ROMË- Premtimi kryesor i fushatës që solli në pushtet Giorgia Melonin dhe koalicionin e saj të ekstremit të...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të shtunën se ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e së dielës në ...
Vritet në Zagreb i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ndodhi n&...
“Gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është i rëndësishëm për të paktën dy arsye: sepse &eum...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy falenderoi aleatët perëndimorë të cilët u angazhuan për ta mbështetur Ukrain...
GJERMANI- Në vitin 2022 në Gjermani jetonin 20,2 milionë vetë, që ose kishin emigruar vetë ose i kishin të dy prindëri...
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës të kalojnë në m&e...
Pritja prej shumë vitesh ka marrë fund. Qytetarët e Kosovës tashmë janë lodhur nga regjimi i vizave që kishte vënë...
KOSTA RIKA- Vullkani Rincon de la Vieja shpërtheu dje duke mos shkaktuar dëme në infrastrukturë apo viktima. Shpërthimi i ...
Katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndalur importin e produkteve ushqimore nga Ukraina me synimin për të mbrojtur tr...