Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
UKRAINË - Ndërkohë që lufta në pjesën lindore të Ukrainës po vazhdon, votuesit nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të zgjedhin përfaqësuesit e rinj të Parlamentit Evropian. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze, analistët vlerësojnë se këto zgjedhje parlamentare do të ndikojnë në demokracinë e brendshme të Bashkimit Evropian dhe do të përcaktojnë rolin global të këtij blloku, sidomos në Ukrainë.
Pas 15 vitesh si zyrtare në Bruksel, Joanna Kaminska po kandidon në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Specialiste për sigurinë dhe mbrojtjen, ajo është e vetmja politikane në garë në kuadrin e platformës së Partisë së Gjelbër.
“Mendova se ekspertiza ime është tani e dobishme për Parlamentin Evropian. Di se si të negocioj marrëveshje të mira dhe e di se si funksionojnë institucionet.”
Ajo bëri fushatë në rrugët e Varshavës dhe qyteteve të tjera me një grup vullnetarësh për t’i bindur votuesit që këto zgjedhje janë të një rëndësie jetike për të ardhmen e evropianëve.
“Na duhet të punojmë dhe të kemi bashkëpunim rreth integrimit pro-evropian ndërmjet partive që janë liberale – që duan që BE-ja të jetë më e fuqishme, më e integruar dhe të mbrojë vlerat evropiane.”
Politikania me përvojë Viola von Cramon, ish-anëtare e parlamentit gjerman, po bën fushatë për mandatin e saj të dytë në parlamentin evropian.
“Bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë. Kësaj here theksi është tek siguria në Evropë. Kësaj herë, bëhet fjalë për politikën e jashtme. Për luftën, për përkrahjen ndaj Ukrainës.”
Lufta në Ukrainë shpesh është ngritur si temë gjatë bisedave që ajo ka pasur me votuesit gjermanë.
“U duhet shpjeguar bashkëqytetarëve tanë këtu se përse siguria e Ukrainës është e lidhur me sigurinë tonë dhe cilat janë rreziqet.”
Përkrahja për partitë e krahut të djathtë në Evropë po rritet.
Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe të tjerë parashikojnë që partitë populliste të djathta të skajshme do të sigurojnë vota dhe fitojnë terren në të gjithë BE-në, ndërkohë që partitë e gjelbra që i takojnë spektrit qendër-e majtë do t’i humbasin ato.
Deputeti i Parlamentit Evropian Nicola Procaccini nga partia në pushtet konservatore në Itali ‘Vëllezërit e Italisë”, shpreson që të fitojë një prani më të fuqishme.
“Një gjë është e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të kemi një rol më qendror në skenarin evropian se vitet e fundit.”
Këto zgjedhje do të jenë kritike për të ardhmen e BE-së, thotë Madga Jakubowska, nënkryetare e organizatës Fondacioni Res Publica.
“Është një prirje në rritje e qeverive dhe politikanëve populistë në pushtet. Dhe nëse nuk punojmë rreth kësaj çështjeje, nëse nuk e ndërprejmë një prirje të tillë, herët a vonë BE-ja edhe projekti evropian do të përçahet dhe do të dobësohet shumë.”
Në një raport, grupi akuzon aktorët keqdashës, si Rusia, se po ndikojnë në zgjedhje duke shfrytëzuar çështjet përçarëse siç janë imigrimi dhe shpenzimet e buxhetit përmes fushatave dezinformuese. Grupi thotë se këto fushata kanë vënë në shënjestër në veçanti shtetet në pjesën lindore të BE-së, siç janë vendet Baltike dhe Polonia.
“…Ngaqë ato vende janë në kufijtë e Evropës dhe mund të jenë vendimtare për të ardhmen e luftës në Ukrainë.”
Analistët thonë se pas zgjedhjeve, siguria, qëndrueshmëria ekonomike dhe mbrojtja e demokracisë në Evropë do të jenë çështjet thelbësore për të ardhmen e BE-së dhe thotë se për këto udhëheqësit e ri të BE-së duhet të jenë në gjendje të punojnë me administratën amerikane./VOA
Foto ilustruese RUSI - Katër studentë indianë të mjekësisë janë mbytur teksa po notonin në një lumë n&eum...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se nuk i është paraqitur formalisht ndonjë...
Foto ilustruese KOSOVA- Produktet ushqimore me afat të skaduar ose të prishura për shkak që nuk janë mbajtur në temperatur&eu...
Foto ilustruese GAZA- Sulmet ajrore izraelite në Gazën qendrore i kanë vrarë së paku 18 njerëz, përfshirë fëmi...
Biden Zelensky SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua në Paris me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ku njoftoi...
Foto ilustruese BRUKSEL- Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që kanë nisur më 6 qershor dhe do të mbahen deri më 9 qershor, ...
Foto ilustruese SERBI- Zyrtarët e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, kanë arritur të premten n&e...
Osmani KOSOVË- Këshilltari për mediat i presidencës së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar pas një deklarate që ka b&e...
HIMALAJE- Ushtria nepaleze njoftoi se këtë vit, se 11 ton mbeturina u mblodhën nga majat e Everestit, Nuptsa dhe Lotsa në Himalajet dhe se...
SHBA- Vapa ekstreme në Arizona ka dërguar 11 persona në spital ndërsa mijëra njerëz prisnin të hynin në një tubim...