Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SERBI- Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi duket se është drejt fitores në zgjedhjet e përsëritura në Beograd, si dhe në zgjedhjet lokale të 2 qershorit në qytete të tjera. Zgjedhjet në Beograd u përsëritën sepse s’kishte fitues të qartë në ato të dhjetorit. Por opozita është ankuar për parregullsi në zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Serbi, duke bërë që mjedisi politik të vazhdojë të jetë i tensionuar në vend.
Bazuar në 51 për qind të votave të numëruara në Beograd, organizata joqeveritare në Serbi, CeSid parashikoi se SNS-ja, e cila mbështetet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është duke udhëhequr me 53 për qind, ndërsa partia e qendrës së djathtë, Lëvizja për Ndryshim e Savo Manojlloviqit, është e dyta me 17.2 për qind.
“Kjo është... një fitore e jashtëzakonshme”, tha Vuçiç në një konferencë për media, duke shtuar se partia e tij do ta ketë shumicën në Asamblenë e Qytetit të Beogradit, e cila ka 110 ulëse, si dhe në Novi Sad. Megjithatë, Manojlloviç tha se koalicioni i tij nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve.
“Këto janë zgjedhjet më të parregullta ndonjëherë”, tha ai mbrëmjen e 2 qershorit.
Dalja në zgjedhje ishte më e ulët se në zgjedhjet e dhjetorit 2023 në Beograd, pasi disa parti opozitare vendosën të mos marrin pjesë, duke pretenduar se nuk kishte kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Koalicionet opozitare Serbia kundër Dhunës dhe Shpresa e akuzuan koalicionin e udhëhequr nga SNS-ja për vjedhje votash në zgjedhjet e 17 dhjetorit, ku u gjetën parregullsi të shumta nga misionet vëzhguese vendore dhe ndërkombëtare. Autoritetet serbe vazhdimisht e kanë mohuar se ka pasur ndonjë parregullsi serioze në zgjedhje. Vëzhguesit dhe partitë opozitare në zgjedhjet e 2 qershorit raportuan përsëri për parregullsi gjatë ditës.
Misioni joqeveritar vëzhgues CRTA tha se i ka bërë shtatë ankesa penale për dyshimet se ka pasur parregullsi në qendrat e votimit, duke thënë se anëtarët e saj kanë incizuar incidente të transportimit të organizuar të votuesve në qendrat e votimit dhe se ka pasur këmbim të votës për para. Anëtarët e opozitës raportuan se qendrat e thirrjeve u përdorën nga SNS-ja për t’i blerë votuesit dhe se ato përmbajnë lista alternative. Ana Bërnabiç, ish-kryeministre nga SNS-ja dhe tani kryetare e Kuvendit, i mohoi akuzat.
“Ne e kemi një qendër të thirrjeve. Ne kemi anëtarë, të cilët, në ditën e zgjedhjeve, i ftojnë anëtarët dhe simpatizantët e tjerë, anëtarët e familjeve, fqinjët dhe miqtë për të dalë për të votuar”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Policia në Novi Sad tha se disa oficerë policorë u sulmuan, edhe pse shtoi se “nuk ka pasur incidente serioze”. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 20:00. Zgjedhjet lokale u mbajtën edhe në Luginën e Preshevës, ku partitë shqiptare garuan me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.
Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd u mbajt njëkohësisht me zgjedhjet lokale në qytetet dhe komunat e tjera, pas kërkesës së opozitës, edhe pse një pjesë e saj tha se do t’i bojkotonte zgjedhjet lokale. Asnjë palë nuk arriti ta formojë shumicën për Asamblenë e Qytetit në Beograd pas zgjedhjeve që u mbajtën në dhjetor, të cilat u kritikuan ashpër nga vëzhguesit ndërkombëtarë, sipas të cilëve kishte “parregullsi” në zgjedhjet lokale dhe nacionale.
Ato shqetësime u bënë jehonë akuzave nga opozita se partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç, SNS, dhe aleatët e saj, kishin transportuan me autobusë votues posaçërisht në Beograd nga vende të tjera. Një ndryshim në ligjin për zgjedhje në Serbi mundësoi që rivotimi në Beograd të mbahej njëkohësisht me zgjedhjet lokale në 88 qytete dhe komuna të tjera të vendit.
Megjithatë, disa grupe opozitare paralajmëruan bojkotimin e votimit prapëseprapë, për shkak se, sipas tyre, nuk ishin përmirësuar kushtet. Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të pushtetit dhe opozitës u formua në fund të prillit për t’i adresuar disa prej rekomandimeve të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), për përmirësimin e procesit të votimit.
Vëzhguesit e ODIHR i vëzhguan zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Serbi. Opozita e Bashkuara proevropiane bëri fushatë të madhe para zgjedhjeve në Beograd në dhjetor, me mesazhin marrja e kryeqytetit do të ishte hapi i parë drejt rrëzimit të Vuçiqit dhe aleatëve të tij, të cilët janë në pushtet prej vitit 2012.
Vuçiçi ka lidhur marrëdhënie diplomatike dhe tregtare me Rusinë dhe Kinën, si dhe i ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska më 2022.
Foto ilustruese IZRAEL- Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar një marrëveshje korniz&eu...
Foto ilustruese GREQI- Autoritet greke kanë nisur hetimet pas gjetjes së një trupi të pajetëi cili u gjet në zon&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes STAMBOLL- Një ndërtese pesëkatëshe është shembur në Kuçukçekmece në St...
Halla Tomasdottir, Themeluese dhe Kryetare e Sisters Capital, merr pjesë në një seancë plenare të emërtuar "Gratë Vendimmar...
foto ilustruese NORVEGJI- Rajoni Svalbard i Norvegjisë është një zonë e lirë pa viza për këdo që dëshiron...
Foto ilustruese SHBA- Ngacmimet, arrestimet, rënia e besimit dhe kufizimet si rezultat i problemeve ekonomike e bëjnë të vësh...
Foto ilustruese LETONIA- Në vendet kur dikur është dëgjuar vetëm zhurma e zogjëve dhe insekteve, tani janë zhvendos...
Foto nga konferenca në Singapor SINGAPOR- Paraqitja e paplanifikuar e presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky në konferencën më...
Ali Ahmeti MAQEDONIA E VERIUT- Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e miratuan të ...
dy ministrat IZRAEL- Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënuar se do të largohen dhe do të ...