Gjenden 5 celularë në paraburgimin e Durrësit, ishin në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit....
Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet m&e...
Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat ku zjarri vijon t&...
Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Mirditë. Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen r...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Durrësit janë hedhur sasi të vogla lënde plasëse në dy vende ...
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”
Kështu të drejtohet ty o i përmbytur, i zhvatur e i harruar, kryeministri i vendit tënd. E di, e di, do mendosh se është ndonjë patronazhist, ciniku tipik i rrjetit që qesëndis, ndonjë punëtor punishteje propagande…
Por jo o lum miku i zhytyr e mykur nën ujë për të disatën herë, me gjithsej e çdo investim, kursim, orendi, makinë, burim jetese, rrugicë e prag shtëpie! Është kryeministri yt, imi, yni, kryeadministratori, njeriu që mban përgjegjësinë kryesore si garant i interesit publik që ti të jetosh me dinjitet.
Se nuk të mjafton halli i tmerrshëm që të ka zënë e s’të ndahet veç po u ngrite me gjithsej e të ikësh nga sytë këmbët, por të duhet që me këmbët në ujrat të zeza, gri e të bardha shkartisur, me fëmijët e plevitosur e prindërit pensionistë të sëmurë të lexosh edhe se si tallet me ty, në distancë, si qesëndisës kafenesh shërbëtori yt nr 1, kryeministri yt prej 13 vitesh.
Ne në Tiranë mund të na ndodhë në çdo sekondë hataja e nuk duhet as shi i madh, as borë e dendur. Ne jemi të ngecur në pritjen më fatale, atë të fatit kur shteti jo vetëm ka rënë, por ka krijuar kurthin më të madh të pasigurisë së çdo lloji që as pushtuesit nuk di nëse e kanë patur në strategjitë e tyre në këtë vend.
Ndërsa në vendet e tjera, ato që kryeministri përmend reshjet nuk përdoren si justifikim, por si provë funksionimi e shtetit.
Humori i zi me to do të qe fundi i gatshëm për çdo zyrtar.
Në Itali, Greqi, Kroaci apo Mal të Zi aktivizohen menjëherë strukturat e emergjencës, mbyllen zonat e rrezikshme, përpilohen në kohë rekord raporte teknike për shkakun e dëmeve, verifikohet në kohë reale nëse infrastruktura ka funksionuar sipas projektit. Nëse një rrugë e re përmbytet hapet hetim administrativ, thirret projektuesi, verifikohet kontraktori dhe kontrollohet zinxhiri i vendimmarrjes. Nëse konstatohet neglizhencë e përsëritje ka shkarkime, dorëheqje, procedime penale, sepse paratë publike kanë dështuar të prodhojnë siguri publike.
Në Shqipëri o lum miku edhe shiun do ta arrestonin për të dalë të larë. Shkaqet janë “fatkeqësi natyrore”. Sarkazma e karshillëku të shërbehen si përgjigja e shtetit edhe nëse përmbyten çdo vit të njëjtat zona, edhe nëse përmbyten rrugë të inauguruara rishtas, edhe nëse tenderat shumëvjeçarë nuk e ndryshojnë rezultatin, madje e përkeqësojnë. Krimineli është shiu dhe jo keqmenaxhimi sistemik.
Madje shiu është dy herë fajtor, jo vetëm sepse përmbyt e shkatërron jetë, infrastrukturë e trashëgimi, por edhe sepse nxjerr në pah papërgjegjshmërinë duke prishur rehatinë e kalbjes mizore të shërbimit publik.
Ta çojmë deri ne fund ironinë në statusin e kryeministrit. Sepse është mazokizëm edhe ky durimi ynë si popull.
Në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci reshjet fusin shtetin në provë reale, si një makinë që vihet në test nën ngarkesë maksimale. Nëse frenat dështojnë, nuk akuzohet rruga.
Çudi e madhe në fakt me ne këndej, makina përplaset çdo vit në të njëjtin mur dhe menaxheri që e drejton me komandë tallet me pasagjerët që të bërë copë pyesin pse.
Sepse duhet hequr timoni i kësaj makine nga këto duar, ja pse!
Spektakël pa krip, tetë makina shoqëruese, ujë i pisët tej gjurit, sirena shurdhuese për hapjen e rrugës për &ldqu...
Diella u ul sot përballë një pyetjeje që nuk kërkon algoritëm, por dy pare mend në kokë. Çfarë do të ki...
Nga Ermal Mulosmani Kutia e Pandorës është hapur. Tashmë nuk ka kthim mbrapa. Thënia e dikurshme e Ramës drejtuar pushteti...
Nga Florian Binaj Është fundi i vitit 2025 dhe askund nuk shoh atmosferë festash. Gjysma e Shqipërisë merr ushqimet me listë, g...
DOJNA: Kjo është java kur Shqipëria mbushet me emigrantë. Me anije, avionë apo makina të mbushura plot me dhurata, ata rikthehen...
Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të b&eum...
Ndonjëherë kam përshtypjen se shumë prej nesh mendojnë sikur do të jetojnë… 700 vjet. Shoh njerëz që vrapo...
Nga Andi Bushati Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të...
Nga Hysni Gurra - Dy fjalë do t’i mbahen mend Ramës në karrierën e tij. 1- Kur ka thënë se s’keni parë...
Në kërkesën për dhënien e lejes për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe En...