SOCIALE

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i Horoskopit për sot

M.B. Përditësimi i fundit 27 Maj 2025, 07:25

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i

Dashi

 

 

Gjatë kësaj dite do reflektoni më tepër dhe do mundoheni të mos përsëritni më gabimet e bëra më herët. Ju të dashuruarit do jeni më të përgjegjshëm dhe do bëni çdo gjë që t'i kërkoni falje atij që keni në krah. Marrëdhënia mes jush do ketë më tepër përmirësime edhe nga sa vetë keni menduar. Ju beqarët do keni takime vendimtare, të cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Nëse jeni të rinj në një punë, mundohuni të bëni pak durim derisa t’ia merrni dorën. Mos u frikësoni me gjënë më të vogël. Sido që të jenë financat tuaja sot është mirë të mos rrezikoni duke shpenzuar pafund.

Demi

 

Planetët, e sidomos Hëna dhe Neptuni, mund t’iu futin nëpër probleme sot. Intuita juaj nuk ka për të qenë shumë e mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja do filloje me vrull e me debate të zjarrta. Të dy palët do jeni kokëfortë dhe për asgjë në bote nuk do hapni rrugë. Ju beqarët duhet t'iu besoni pak më shumë miqve që do iu prezantojnë me disa persona sepse ata ju duan vetëm të mirën. Në punë vërtet do jeni këmbëngulës, por për fat të keq nuk do i keni të gjitha njohuritë për të zgjidhur disa çështje delikate. Në planin financiar, po u treguat vigjilentë dhe po përfituat nga mbështetja e yjeve, gjendja do ju përmirësohet tej mase.

Binjakët

 

Gjatë kësaj dite do ndiheni shumë të lumtur dhe nuk do e fshihni aspak këtë ndjenjë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë ditë e mbushur me momente të lumtura. Marrëdhënia në çift do intensifikohet akoma më tepër dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të bëni pak më tepër përpjekje për ta gjetur dashurinë. Në punë do arrini të vendosni marrëdhënie të mira si me kolegët ashtu edhe me klientët tuaj. Duke bashkëpunuar me të gjithë do arrini edhe më shumë në profesion. Në planin financiar do keni shumë fat. Edhe ju që do vendosni lotari do fitoni shuma të konsiderueshme e do ndiheni më mirë.

Gaforrja

 

Për fat të keq sot nuk do arrini dot të përshtateni me gjërat që do ju ndodhin sot dhe në disa momente mund të ndiheni keq. Për ju të dashuruarit ka mundësi që kjo e sotmja të jetë e turbullt. Do kujtoni disa detaje të trishta të së shkuarës dhe mund të keni sërish debate të forta. Ju beqarët do nxitoni të filloni një lidhje, por për fatin tuaj të mirë gjërat do ju ecin si duhet. Në punë nuk mund të prisni më shumë nga sa do iu ndodhë sot. Pranoni gjithçka dhe jepni më të mirën tuaj për të pasur sa më tepër arritje. Të ardhurat do përmirësohen pa masë nëse ju arrini t'i menaxhoni me kujdes ato para që do keni nëpër duar.

Luani

 

Do jeni mjaft energjikë gjatë gjithë kësaj dite dhe do arrini të merrni çdo gjë që do dëshironi. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me aventura dhe me momente të jashtëzakonshme. Shfrytëzojeni sa më tepër që të mundeni dhe nuk keni për t'u zhgënjyer. Ju beqarët duhet ta lini më të lirë veten tuaj sepse vetëm ashtu do mund ta ndryshoni të ardhmen. Në punë mbajeni pranë telefonin sepse dikush do ju marrë dhe do ju bëjë një propozim goxha interesant. Mbase prej tij mund t;iu ndryshojë e gjithë jeta. Në planin financiar yjet do kenë ndikim negativ kështu që gjendja do vijë duke u përkeqësuar.

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj dite jo vetëm që nuk do ketë të reja, por mund të bëni edhe disa gafa. Për ju të dashuruarit e sotmja ka për të qenë rutinë. Nuk do keni debate apo mosmarrëveshje me partnerin tuaj, por nga ana tjetër nuk do përjetoni dot emocionet që keni ëndërruar prej kohësh. Ju beqarët nuk duhet të ankoheni aspak sepse për ju ka për të qenë një ditë e begatë. Në punë nuk do i kuptoni si duhet strategjitë që po ndjek kompania juaj dhe mund të ecni në rrugën e gabuar. Financat do përmirësohen shumë falë një trashëgimie apo një shume të dhënë nga disa të afërm.

Peshorja

 

Nuk do ndiheni më të përhumbur si ditët e fundit sot dhe do keni dëshirë të bëni gjëra të reja. Ju të dashuruarit do jeni tej mase realistë dhe pasi t'i kuptoni gabimet që keni bërë ndaj partnerit do mundoheni të gjeni edhe mënyrën e duhur për të kërkuar falje. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë të jashtëzakonshme. Ju beqarët nuk duhet të bëni më gabimet e së shkuarës sepse do zhgënjeheni sërish. Në punë ka mundësi t’iu ndryshojë e gjithë karriera falë një propozimi që do iu bëhet. Shefat e kanë parë me kujdes dëshirën dhe korrektësinë që keni. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por jo alarmante.

Akrepi

 

Edhe pse dita e sotme ka për të qenë e mirë, ju nuk duhet të krijoni iluzione të tepruara sot. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë plotësisht e qetë dhe pa probleme. Nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni ndaj partnerit tuaj. Ju beqarët nga ana tjetër ka rrezik të jeni të paduruar dhe mund të bëni disa gabime të pafalshme në jetën tuaj. Kujdes me gjithçka. Në punë mëngjesi mund të jetë paksa i tendosur fale një debati që do keni me një koleg, por pas mesditës gjërat do ndryshojnë për mirë. Dielli do ju ndihmojë të menaxhoni me maturi dhe kujdes buxhetin. Ky sektor do jetë gjithë kohës i mbrojtur dhe pa probleme.

Shigjetari

 

Gjatë kësaj dite do jeni shumë pozitivë, të qetë dhe të kulturuar prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft romantike. Në çdo moment do dashuroheni pa dorashka me partnerin tuaj dhe do ja shprehni atij çdo gjë që do keni në zemër. Ju beqarët as nuk do doni të bëni ndryshime të statusit edhe pse mundësitë për të thënë të vërtetën do jenë të shkëlqyera. Në punë do jeni shumë të kënaqur me rezultatet që do arrini, por këtë nuk duhet ta përdorur për t’i shkelur me këmbë të tjerët. Në planin financiar do ju mbështesin të afërmit dhe do i kaloni vështirësitë.

Bricjapi

 

Ditë goxha premtuese ka për të qene kjo e sotmja për ju. Në përgjithësi do ju ecë çdo gjë sipas parashikimeve. Ju që keni një lidhje më në fund do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë. Më në fund do e kuptoni se me kokëfortësi dhe me inat nuk mund të arrihet asgjë. Ju beqarët nuk duhet t'i hidhni sytë tek persona që e kanë tashmë një lidhje sepse mund të lëndoheni pamasë. Në punë do reflektoni disa herë para se të veproni prandaj nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll sepse dëshira për shpenzime do jetë e papërmbajtshme.

Ujori

 

Do keni imagjinatë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe mund të bëni cdo gjë që do ju shkojë nëpër mend. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të hapur me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të do fillojë dalëngadalë të përmirësohet mjaft. Do ndiheni plotësisht të qetë. Ju beqarët do keni një ditë gjithashtu pozitive dhe të mbushur me njohje interesante. Në punë nuk do qëndroni indiferentë ndaj ndryshimeve që do ndodhin. Po u treguat të kujdesshëm mundet edhe të përfitoni nga disa mundësi. Me shpenzimet do jeni më pak impulsivë dhe kjo do bëjë që gjendja juaj të qëndrojë e stabilizuar.

Peshqit

 

Ka mundësi që defekti juaj më i madh sot të jetë nxehja e shpejtë. Mundohuni të tregoheni më të vetëpërmbajtur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e favorshme për te rregulluar njëherë e mirë problemet që keni pasur me partnerin. Për shumë gjëra do reflektoni me më shumë kujdes dhe do kuptoni gabimet e mëdha. Ju beqarët do jeni pafund impulsivë dhe ka rrezik të gaboni në zgjedhjen e partnerit. Në punë do jeni goxha profesionistë dhe do mbaroni me sukses një detyrë që iu është dhënë. Buxheti do dobësohet goxha për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni. 

horoskopi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan