
Ky individ që po lutet në heshtje në hollin e Bashkisë Shkodër, është kantautori Vlashent Sata, ose siç e njohim ne tek Piranjat, burri i Dojnës, moderatores tonë, të cilës, si një bashkëshort shembullor, i ka kushtuar një këngë. 42-vjeçari me origjinë nga Shkodra do të merrte mësimet e para për muzikë nga babai i tij, Loro Sata, muzikolog i njohur, për të vijuar më pas formimin në Francë, fillimisht në konservatorin e Bordosë, e më pas në atë të Parisit. Pas karrierës atje, kantautori vendos të rikthehet në Shqipëri, i ndikuar nga një ftesë televizive dhe një intervistë e vetme...
Dhe sot ja ku jemi. Jeta e Vlashent Satës ka dy dashuri të mëdha: Dojnën dhe djalin e tyre 3-vjeçar, Nolan Sol. Por përtej tyre, prej 9 vitesh kantautori ka edhe një dashuri tjetër të madhe: eventin e përvitshëm muzikor, Za Fest, i cili zhvillohet në Shkodër, në kalanë Rozafa. Dhe kur bëhet fjalë për Za Fest, dita nis ndryshe për çiftin Sata–Mema.
Thotë faleminderit, por ende nuk e di se çfarë do t’i vijë, sepse besojmë se e keni kuptuar që e gjithë kjo reklamë për Vlashentin ka një prapaskenë, ose për ta thënë më troç, një kurth të kurdisur… nga kush tjetër, veç asaj që i qëndron në krah në të mirë e në të keq.
Kurthi ynë është fare i thjeshtë.
Vlashenti ka bërë përgatitjet e fundit për Za Fest 2025, i cili do të startojë në mbrëmjen e 24 korrikut. Duhet ta bëjmë Vlashentin të besojë që pikërisht në natën e parë të koncertit, gjithçka do të dështojë, për fajin e një grupi arkeologësh që do të vizitojnë kalanë. Për këtë, kërkojmë ndihmën e Sarës, drejtores së kulturës në Bashkinë Shkodër, që sot do të rikthehet në profesionin e saj të parë, atë të aktores, dhe të Nikolinit, aktorit tonë, i cili supozohet të jetë eksperti i monumenteve të kulturës.
Por më përpara, na duhet që kantautorin ta sjellim në zyrën e kulturës në bashki, aty ku e presin kamerat tona të fshehta. Nuk vonon as 5 minuta pas telefonatës, dhe Vlashenti, i shoqëruar nga Dojna dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Arbana, mbërrijnë në zyrën e drejtoreshës, ku kjo e fundit i komunikon një situatë. Vlashenti nuk e ka kuptuar shumë mirë, por ndërsa dy drejtorët kërkojnë t’ia sqarojnë situatën, një person i paftuar hap derën pa trokitur aspak, duke kërkuar bileta për koncertin më të madh ndonjëherë në Shkodër.
Por Sata nuk është aq mizor me fansat dhe, pas leksionit që dha, ndërpret ironinë dhe kërkon të zgjidhë problemin e fansit dorështrënguar. Pasi ka sqaruar fansin me detaje krejt të panevojshme, ndërsa ai priste thjesht të kapte ndonjë biletë qyl, Sata është rikthyer në argumentin e Kalasë, që me sa duket ende nuk e ka kuptuar mirë.
"Vlashent, koncerti do të shtyhet.”
Po po, do të shtyhet Vlashent. Çfarë ka këtu për të mos kuptuar? Prioritet kanë ekspertët turq, ndërsa koncerti mund të bëhet pas mesnate. Madje për këtë ka edhe një shkresë nga ministria.
Çfarë do të thotë shtyrja pas orës 11? E thjeshtë për t’u kuptuar. Turqit do të lënë kalanë në orën 11 të natës. Pas kësaj ore do të nisë hyrja për fansat e Za Fest. Me një llogari të thjeshtë, i bie që festivali të nisë diku pas orës 1 të mëngjesit… dhe kjo është një llogari optimiste, sepse përgatitjet, skena, sound check natyrisht që marrin shumë më tepër kohë. Sidoqoftë, le të presim se si do të marrë zgjidhje kjo situatë delikate.
Vlashenti ka një pamje që miksohet mes habisë dhe zemërimit. Ministria e Kulturës, e cila e ka mbështetur për vite me radhë në projektin e tij ambicioz, kësaj radhe i ka ngulur një thikë pas shpine, që e ka plagosur rëndë artistin shkodran. Por për t’i dhënë goditjen fatale, mendon Nikolini.
Debati për kalanë tashmë është ndezur, dhe Nikolini, si ekspert i arkitekturës greko-romako-otomane, vazhdon ta godasë pa mëshirë artistin, për të cilin me sa duket nuk ka aspak konsideratë. Propozimet e ekspertit për shpërnguljen e Za Fest në Gjuhadol, një nga rrugët më karakteristike të Shkodrës, vetëm sa e ngatërrojnë më shumë debatin, në të cilin përfshihet edhe bashkëpunëtorja e këngëtarit.
Me këtë batutën shkodrane me fenë e samës, duket qartë që Vlashent Sata po i afrohet temperaturës së vlimit. Por duhet edhe pak kohë të mbërrijmë atje.
Za Festi apo gërmimet arkeologjike? Kjo është dilema që nuk po i japim dot zgjidhje prej disa minutash.
Shumë e thjeshtë: fansat pijnë deri në mesnatë dhe më pas shkojnë të karikuar me energji në Za Festin e Vlashent Satës, ide me të cilën pajtohet edhe Dojna. Por problemi nuk është kaq i thjeshtë, sepse vërtet është premtuar se në 11 do të mbarojnë punimet, por askush nuk është i sigurt që turqit do ta mbajnë fjalën.
Sidoqoftë, le ta shohim pak nga ana pozitive, sepse nga një debat me tone të larta mund të lindin edhe ide gjeniale se si të rregullohet infrastruktura e kalasë Rozafa...
Kjo përgjigje e mbush kupën, për më tepër kur Dojna duket tepër e qetë përballë kësaj situate.
Teksti: Çdo gjë tashmë ka dalë jashtë kontrollit, dhe kjo zyrë e bashkisë së Shkodrës po ngjan më shumë me një lokal lagjeje, ku pijanecat zihen kush e derdhi gotën e rakisë. Prandaj, për të qetësuar gjakrat, duhet të ndërhyjnë forcat e rendit.../piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
14 Nëntor22:18
Mashtronte një 17-vjeçare me 3 personalitete. Zbulohet imazhi i tij
Një histori mashtrimi dhe shantazhi virtual ka prekur një vajzë 17-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi. Xhesika tregon se gjit...
INVESTIGIME
14 Nëntor21:55
Vrasja e të riut shqiptar nga pronari i tij italian / A do të reagojë Ministria e Jashtme?
28-vjeçari me origjinë nga Shkodra ishte mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit italian Guido Bertola, me të cilin kishte udhëtua...
INVESTIGIME
14 Nëntor21:31
Zhvatën 30 mijë euro, “Piranjat” zbulojnë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë
Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si m...
INVESTIGIME
14 Nëntor21:17
“Tete Albania” sfidon shtetin: pa leje, me aksidente dhe me 62 minatorë të pushuar — kush i mbron turqit?
Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mus...
INVESTIGIME
14 Nëntor20:56
Mashtrimi/ Kush është punëtori i Salillarit që mori koncesionin 60 milionë euro për ndërtimin e portit të Vlorës?
Mirë se vini në Triportin e Vlorës, aty ku po ndërtohet porti i ri tregtar që synohej të sillte zhvillim dhe të shërbe...
INVESTIGIME
8 Nëntor12:05
Skemat e përndjekjes-Jam OPGJ, të pres.../ Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, si i shpërndau ish i dashuri videot intime
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi ki...
INVESTIGIME
8 Nëntor11:53
''23 vite në qiell të hapur''/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit: Po e meritoi do e marrë!
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiel...
INVESTIGIME
8 Nëntor11:32
''Kompania me dy bilance fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë''/ Zbardhet skema që përdori Belinda Balluku
Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë t&eum...
INVESTIGIME
8 Nëntor11:21
Dokumente të falsifikuara dhe apartamenti që nuk ekzistonte/ Si i zhvati i riu 38 mijë euro me anë të mashtrimit
Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe ...
INVESTIGIME
8 Nëntor11:11
''Ata na e morën vëllain dhe na e vranë pabesisht në Brazil''/ Një krim në dy kontinente dhe shumë pyetje pa përgjigje
Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende...