The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...

Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë të pandehur Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, në lidhje me procedurën e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë.
Por çfarë dimë konkretisht për këtë aferë?
Sipas dokumenteve zyrtare, në datën 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për ndërtimin e tunelit me fond limit 19.1 miliardë lekë pa TVSH (rreth 23 miliardë me TVSH). Pas anulimit, tenderi u rihap në qershor 2021 dhe u shpall fitues konsorciumi turk INTEKAR-ASL me ofertë 17 miliardë lekë, afro 10 milionë euro më shumë se një tjetër ofertë më e ulët.
Megjithatë, siç dokumentohet edhe në raportin e SPAK, punimet u kryen dhe u drejtuan në terren nga Gjoka Konstruksion, kompania që në garën e parë kishte ofruar çmimin më të ulët.
Bilancet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se INTEKAR-ASL ka deklaruar, nga viti 2021 deri në 2024, të ardhura 16.5 miliardë lekë dhe fitim 2.77 miliardë lekë.
Por sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, pagesat reale të marra nga kompania janë më të larta — 19.4 miliardë lekë në total — duke rezultuar me 1.1 miliardë lekë të padeklaruara (rreth 11 milionë euro), për të cilat nuk është paguar tatimi mbi fitimin.
Këto shifra janë në kundërshtim me të dhënat e publikuara nga Thesari, ku rezulton se kompania ka arkëtuar më shumë fonde sesa ka deklaruar zyrtarisht në bilance.
Sipas studimit të kompanisë sllovake DUHA, e kontraktuar fillimisht kur projekti parashikohej si PPP, kostoja reale e ndërtimit të tunelit ishte 113 milionë euro, ose 127 milionë euro nëse përfshihej galeria e emergjencës.
Megjithatë, tenderi publik u hap me fond limit 190 milionë euro, pra me 63 milionë euro më shumë se kostoja reale e projektuar.
Ky ndryshim rezulton i dokumentuar edhe në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Buxhetin 2021, ku thuhet se projekti fillimisht ishte parashikuar me vlerë 12.1 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro), por më pas u hap me fond limit 22.7 miliardë lekë me TVSH. Një tjetër element i rëndësishëm: projekti teknik i tunelit është dorëzuar më 20 mars 2021, pra tre muaj e gjysmë pas hapjes së tenderit të parë.
Sipas SPAK, preventivi i tenderit është përllogaritur mbi një projekt-ide, jo mbi projektin përfundimtar, gjë që ka ndikuar në fryrjen e kostos.
Për hartimin e këtij projekti, Ministria pagoi 7 milionë euro kompanisë austriake IC Consulenten dhe partnerëve të saj.
Megjithatë, projekti i dorëzuar nuk përputhet me punimet e kryera, pasi ura e planifikuar në dalje të tunelit, që shfaqej në modelin austriak, nuk është ndërtuar.
Në këtë pikë, të gjitha të dhënat nga bilancet, raportet e Thesarit, dokumentet e tenderit dhe studimet teknike tregojnë se procedura për Tunelin e Llogarasë ka qenë e paracaktuar dhe me kosto të fryrë artificialisht. SPAK ka ndërmarrë tashmë veprime ndaj ministres Balluku, por mbetet për t’u parë nëse hetimi do të shkojë më thellë tek ata që përgatitën projektin, firmosën preventivat dhe miratuan shtesat buxhetore.
Në fund, kjo është një nga aferat më të mëdha që trondit qeverinë shqiptare:
një tunel që duhej të kushtonte 127 milionë euro, por përfundoi duke i kushtuar shtetit 190 milionë euro — dhe që sot mbetet një simbol i mënyrës se si paratë publike mund të devijohen përmes procedurave formalisht të ligjshme./piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe ...
Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende...
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi ki...
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiel...
Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë t&eum...
Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe ...
Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende t...
Ka mbërritur një sasi e kufizuar e medikamentit kimio “Avastinen”, vetëm 13 flakonë, ndërkohë që mungesa e tij ka...
APIS Construction është një kompani e themeluar në vitin 2014, fillimisht me emrin Global Service Consulting, nga një shtetas i quajtur...
Tenderi i Llogarasë ka lënë me “gojë hapur” gjithë shqiptarët, jo për nga ana infrastrukturore, por për sh...