Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

28-vjeçari me origjinë nga Shkodra ishte mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit italian Guido Bertola, me të cilin kishte udhëtuar drejt Brazilit për disa ditë pushime, në vilën që ky i fundit zotëronte në Fortaleza. Në marrjen në pyetje nga agjentët menjëherë pas vrasjes së Albanit, biznesmeni 66-vjeçar kishte deklaruar se atë natë, pasi kishin darkuar në një restorant, po ktheheshin në shtëpi me makinë. Në një segment të rrugës, një motor me dy persona iu është afruar duke i detyruar të ndalojnë. Më pas Guido është nxjerrë me forcë nga makina, është detyruar të shtrihet në tokë dhe pak çaste më vonë ka dëgjuar një të shtënë.
Agresorët janë larguar menjëherë me motor, duke lënë trupin e Albanit të shtrirë në asfalt, në një pellg gjaku.
Shkak i krimit, në pamje të parë, duket se është grabitja, por policia vëren se dy vrasësit janë larguar pa marrë asgjë të vlefshme nga makina. Një ditë më pas, agjentët e policisë shfaqen në vilën në pronësi të Guidos, aty ku roje është Hose De Souza, me pseudonimin Ziko, vëllai i Silvias, të dashurës së biznesmenit.
Gjatë marrjes së tij në pyetje, hetuesve u vjen një “dhuratë” e papritur. Hose deklaron se porositësit e vrasjes së Albanit kanë qenë Guido dhe Silvia, dhe shton se biznesmeni italian i kishte dhënë një zarf me para për t’ia dorëzuar vrasësit, Romario Lopez De Lima, i cili është nipi i Silvias dhe Hose-s. Pas kësaj dëshmie, Guido arrestohet menjëherë.
Pas këtij arrestimi që duket se erdhi i papritur, familjarët e tij të alarmuar nisën të lëviznin çdo gur për ta rikthyer në shtëpi, diçka që vërtetohet edhe nga një deklaratë e përkthyeses së Guidos:
“Kur u lirua ishin te Divizioni i Vrasjeve, ai ishte i ulur dhe avokati në këmbë. Guido i tha që në fund të muajit duhej të ishte në Katar dhe se nëse avokati arrinte t’i nxirrte pasaportën para fundit të muajit, kishte 20 mijë euro në dorë”.
Me sa duket skema funksionoi më së miri, sepse rreth orës 15:00 Guidos i dorëzojnë pasaportën dhe në orën 23:00 ai niset me avion për në Itali.
Është e kuptueshme që kushdo që përfundon në burg kërkon të dalë sa më shpejt, por nxitimi për t’u kthyer në Itali pa kërkuar sqarimin e rrethanave të një vrasjeje ku ai ishte dëshmitari i vetëm, shton shumë dyshimet se gjërat brenda zyrave të policisë braziliane kanë shkuar sipas skenarit të familjes Bertola.
Alban Gropçaj u vra në Fortaleza, në një atentat që me sa duket ishte organizuar nga personat të cilëve u besonte më shumë. Sot, pas 6 vitesh zvarritje, Guido Bertola dhe e dashura e tij Silvia De Souza shijojnë jetën në liri të plotë, pavarësisht provave të akuzës. Ne si media denoncojmë, por ndërhyrjen dhe interesimin pranë drejtësisë braziliane duhet ta bëjnë autoritetet tona, për të vënë në vend drejtësinë e munguar ndaj një shtetasi shqiptar./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si m...
Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mus...
Mirë se vini në Triportin e Vlorës, aty ku po ndërtohet porti i ri tregtar që synohej të sillte zhvillim dhe të shërbe...
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi ki...
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiel...
Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë t&eum...
Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe ...
Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende...
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi ki...
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiel...