E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

Evropa përjetoi këtë verë ditë të tëra ferri për shkak të flakëve që përfshinë shumë vende. Mbi 1 milion hektarë tokë janë djegur deri më tani përgjatë këtij viti, duke shënuar kështu edhe një rekord. Studimet thonë se ndryshimet klimatike kanë shtuar valët e të nxehtit dhe thatësirën, duke shkaktuar më shumë zjarre në pyje e kullota.
Në këtë panoramë dramatike, Evropa është detyruar të rrisë kapacitetet e saj të reagimit. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë shtuar flotat ajrore me më shumë avionë dhe helikopterë zjarrfikës, kanë krijuar njësi të posaçme për ndërhyrje të shpejtë dhe kanë vendosur sisteme më të sofistikuara të monitorimit satelitor për të identifikuar vatrat që në momentet e para.
Ndërkohë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, këtë vit në Shqipëri janë djegur rreth 59 mijë hektarë, 22% më shumë krahasuar me vitin 2024. Situata me zjarret në muajt korrik dhe gusht ishte kaotike, madje flakët iu afruan zonave të banuara në Delvinë, Poliçan dhe Kaninë. Buxheti për financimin e përballimit të emergjencave është tetëfishuar, nga 7 në 55 milionë euro për vitin 2025 — një pjesë ndahet si transfertë në ndihmë të bashkive, dhe një pjesë për të blerë mjete dhe pajisje për agjencinë në rastet e fatkeqësive natyrore.
Por këto para më shumë kanë shkuar për të hartuar plane e strategji, sesa për të blerë materiale që vijnë direkt në ndihmë kur këto fatkeqësi ndodhin. Herë pas here është ngritur shqetësimi për mungesën e avionëve zjarrfikës në vendin tonë, që mund të vijnë direkt në ndihmë në rastet e emergjencave. Kryeministri Rama, gjatë fushatës elektorale të këtij viti, e bëri fakt të kryer blerjen e dy avionëve zjarrfikës, por asnjë prej tyre nuk u pa të fluturonte në qiellin shqiptar gjatë sezonit të vështirë veror.
Më herët, në vitin 2023, edhe ish-ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi premtoi se do të bliheshin avionë shumërolësh, falë ndihmës së një marrëveshjeje kredie nga ana e shtetit italian.
Por kjo marrëveshje nuk është ratifikuar dhe asnjë gjurmë e saj nuk gjendet në regjistrin e borxhit të Ministrisë së Financave.
Nga ana tjetër, ministri aktual i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një deklaratë për mediat gjatë muajit gusht të këtij viti, tha se ishte realizuar procedura e blerjes për avionët zjarrfikës. Mirëpo, nëse kontrollojmë në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimeve Publike, nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë tenderi të zhvilluar për blerjen e avionëve shumërolësh.
Mungon po ashtu dhe fondi në buxhet për këtë zë në pjesën e investimeve kapitale për emergjencat civile, dhe nëse procedura do të kishte qenë sekrete, do të ishte bërë minimalisht njoftimi i fituesit. Asnjë gjurmë e tillë nuk ka as në shpenzimet që bëhen përmes sistemit të thesarit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndaj askush nuk e di nëse për vitin tjetër Shqipëria do të ketë flotë ajrore për mbrojtjen nga zjarri, dhe nëse jo — kur do të jetë gati kjo flotë?
I pyetur nga “Piranjat” në lidhje me këtë çështje, ministri Vengu nuk dha asnjë përgjigje konkrete, por tha se “do të ketë deklarata për ecurinë e procesit dhe programin qeverisës"./piranjar.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Situata që zbuluam në këtë familje është pak të quhet emergjente. Në bashkëpunim me autoritetet, Piranjat vendos&...
Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur ng...
Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marr&eum...
Në zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës, në garë nuk është vetëm një kandidat politik — por një em&eu...
Nga larg, delta e lumit Ishëm në bregdetin shqiptar të Adriatikut mund të duket si një peizazh i egër dhe i paprekur. Por nj&eum...
Kur të dhënat flasin vetë, heshtja institucionale bëhet alarmuese. Dy tendera miliona-eurosh të shpallur nga Drejtoria e Tensionit t&...
Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e së...
Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën ...
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...
Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gji...