
Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur nga kjo, shumë bashki të vendit e kthyen në PR efikas, shpesh duke përdorur edhe figurat publike. Por në Bashkinë Rrogozhinë duket sikur ky koncept është marrë pak ndryshe, sepse brenda zyrave të saj është rritur një lloj tjetër peme, tepër e veçantë: pema familjare e kryetarit Edison Memolla, i cili ka vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.
Thënë shkurt, në Bashkinë Rrogozhinë, në vend të konkursit, mjafton mbiemri dhe miqësia.
Por më mirë le t’i listojmë këta personazhe të “pemës Memolla”.
Në postin e këshilltares është emëruar vajza e xhaxhait, Erinda Memolla. E kush më mirë se ajo do ta këshillonte të parin e qytetit?
Por, përtej raportit nepotik, Erinda duket se nuk e ka shumë qejf këtë pozicion, pasi sipas punonjësve ajo nuk shfaqet asnjëherë në këtë bashki — qoftë edhe për një kafe të shkurtër. Por Erinda ka edhe një bashkëshort që quhet Andi Proshka.
Meqë gruaja këshillon, burri çfarë mund të bëjë?
Nënkryetar, mendoi kryetari. Ndërkohë, postin e besueshëm të sekretares dhe përgjegjëses së protokollit e zotëron Xhulia Kalemi, e cila është kushërira e kryetarit. Ndërsa vëllait të saj, Renato Kalemi, i është besuar pozicioni i punonjësit të shërbimeve. Në fakt, Renato ka vetëm emrin në listë, pasi as ai nuk paraqitet kurrë në punë. Në postin e magazinierit të Drejtorisë së Shërbimeve është Mariglen Memolla, djali i xhaxhait të kryetarit. Ndërsa kushëririt të dytë, Gëzim Memolla, i është besuar pozicioni i skrepistit.
Postin e drejtorit të Arsimit, Sportit dhe Kulturës ia ka dhuruar Orges Toskut, kunatit të xhaxhait. Në pozicionin e drejtorit të Financës është vendosur Rezart Vogli, i cili bie kushëri me kryetarin. Ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Vogli, është përgjegjëse në qendrën kulturore të bashkisë. Blerina Methasani Memolla, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të kryetarit, është caktuar në pozicionin e përgjegjëses së financës.
Fadil Halitin, djalin e hallës, e ka bërë shofer.
Tani, pas Renatos dhe Erindës, kalojmë tek një tjetër fenomen që nuk paraqitet asnjë ditë të vetme në punë, pavarësisht se paguhet rregullisht nga taksat e qytetarëve të Rrogozhinës.
Ky zotëri quhet Harun Murrani, pensionist dhe njëkohësisht “specialist i shërbimit social” — në letra, pasi Harunin e gjen në një tjetër detyrë, më të rëndësishme se punët e bashkisë: në treg duke shitur fruta e perime.
Lidhur me këtë akuzë, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, mohoi kushërinjtë e tij, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që i kishte të afërm.
Është e qartë: të gjitha postet që përmendëm janë qoka të kryetarit, në rastin më të mirë me konkurse fiktive kur bëhet fjalë për nëpunës civilë, ose aspak në bazë të aftësive individuale për stafin e ngushtë të Memollës./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
10 Tetor17:36
2450 euro për 1 orë fluturim/ Si qeveria e bëri top sekret kontratën për charter-in me kompaninë e Sinan Idrizit
Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marr&eum...
INVESTIGIME
7 Tetor17:31
Dinastia Sako – nga Garda te Bashkia: tentakulat familjare që kërkojnë të zgjaten deri në pushtetin vendor
Në zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës, në garë nuk është vetëm një kandidat politik — por një em&eu...
INVESTIGIME
5 Tetor19:08
Lumenjtë toksikë të Shqipërisë/ Një det plastike dhe premtimesh të thyera që ndotin Adriatikun
Nga larg, delta e lumit Ishëm në bregdetin shqiptar të Adriatikut mund të duket si një peizazh i egër dhe i paprekur. Por nj&eum...
INVESTIGIME
4 Tetor16:51
Tenderët binjakë të OSSH: E njëjta ditë, të njëjtët fitues, ofertë pranë tavanit – garë apo skemë e Olsi Ngjela?
Kur të dhënat flasin vetë, heshtja institucionale bëhet alarmuese. Dy tendera miliona-eurosh të shpallur nga Drejtoria e Tensionit t&...
INVESTIGIME
4 Tetor14:15
Investigimi i Piranjave/ “Hoxha” që pretendon se shëron magji me vaj ulliri dhe pluhur sidri, shet mashtrimet si ‘kurime’
Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e së...
INVESTIGIME
4 Tetor11:48
Goditën me sëpatë fqinjin e tyre, vëllezërit nga Gramshi procedohen në polici
Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën ...
INVESTIGIME
4 Tetor11:35
SKANDALI/ Halla nuk kursen fëmijët e vëllait, bën s*ks me partnerin para nipërve
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...
INVESTIGIME
4 Tetor11:10
Dështimi i tregut "Green market" në Berat, Bashkia hedh në kosh 253 mijë euro
Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gji...
INVESTIGIME
3 Tetor22:49
“100 lekë për një vend bosh”/ Si u kthye hapësira e spitalit në biznes në të zezë
Ndoshta të gjithëve ne na ka ndodhur që të kemi shkuar në spitalin “Shefqet Ndroqi“, ndryshe i quajtur “Sanatoriumi...
INVESTIGIME
3 Tetor22:24
Kultura në myk e rrënojë/ Monumentet që shemben nën sytë e shtetit nga thesare historike në vatër infeksioni
Banesat e Hamit dhe Xhevdet Llujës në lagjen Dudas në Shkodër, mbajnë statusin si monument kulture të kategorisë së pa...