Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie, një tjetër plagoset
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë pë...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Rreth 2 muaj më parë, në media qarkulloi një lajm sipas të cilit një 31-vjeçare nga Mallakastra dyshohet se ka dhunuar vjehrrën pas një konflikti familjar. Menjëherë pas konfliktit të pretenduar, e moshuara shkoi në polici duke u pajisur me urdhër mbrojtje, ndërsa nusja e akuzuar për dhunë erdhi tek ne dhe u takua me piranjën Luela Gaxhja.
Ngjarja për të cilën zonja 31-vjeçare akuzohet ka ndodhur më datë 27 janar.
Siç e shpjegon Fatma, gjithçka atë ditë ka nisur normal, me rutinën e përditshme të një familjeje, teksa shpjegon për Piranjat itinerarin e lëvizjeve, ndalesat, orën e saktë, dhe këtë e vërteton edhe kamera e sigurisë së këtij biznesi, ku ajo ka ndaluar pasi ka çuar djemtë e saj në shkollë.
Në videon që mban datën 27/01/2026, shihet Fatma duke hyrë në byrektoren që ndodhet në qendër të Ballshit. Ora shënon 08:14 minuta e 28 sekonda. Ajo ka qëndruar 1 minutë e 44 sekonda aty dhe në orën 08:15 minuta e 27 sekonda ka dalë nga dyqani.
Por pse janë kaq të rëndësishme detajet e lëvizjeve të Fatmës, e cila akuzohet për dhunë nga vjehrra? Ja, ta shpjegojmë.
Në deklaratën e dhënë në polici, Ilmije Yzeiraj, vjehrra e Fatmës thotë se: “Sot në mëngjes rreth orës 08:30 ngrihem, shkoj në banjo, shikoj një pajisje për tharje rrobash që e kishte çuar nusja Fatime Yzeiraj dhe unë e heq nga priza atë dhe i them asaj pse e ke vendosur pajisjen dhe ajo më thotë nuk ke punë me këtë, ajo e vendosi prapë pajisjen për tharjen e rrobave. Aty unë prapë e hoqa nga priza pajisjen dhe dola nga banjo dhe shkoj në sallon dhe ajo në këtë moment më shtyn dhe unë bie për tokë te tapeti”.
Gjithçka për një tharëse rrobash sipas vjehrrës.
Por nusja ka tjetër version, madje të dokumentuar. Sepse nga byrektorja, ku ka qëndruar për 1 minutë e 44 sekonda, ajo ka dalë në 08:15 minuta e 27 sekonda, ndërkohë që në 08:16 minuta e 21 sekonda, pra në më pak se një minutë, është paraqitur në sallonin estetik ku punon, i cili ndodhet shumë pranë byrektores ku ajo ishte ndaluar.
Ky itinerar vërtetohet nga pamjet filmike të një biznesi tjetër privat pranë vendit të punës së 31 vjeçares. Qëndrimi i Fatmës në punë nuk ka zgjatur shumë dhe ajo tregon për Piranjat se ka dalë në orën 09:40 nga puna.
Edhe ky fakt vërtetohet sërish po nga e njëjta kamerë sigurie, nga e cila shihet se si në orën 09:40 e 3 sekonda ajo del nga salloni. Pra, për të qenë të saktë, zonja ka qëndruar në punë për 1 orë 23 minuta e 18 sekonda.
Por çfarë ndodh më pas?
Pa ditur asnjë se çfarë po bëhej, 31-vjeçarja vijon me rutinën e saj, duke shkuar në shkollën e fëmijëve për të takuar mësuesen e njërit prej djemve, e më pas për t’u kthyer sërish në punë. Nusja tregon se teksa shkoi në shtëpi sheh praninë e policisë te banesa e saj, ku një nga oficerët i komunikon se ka një kallëzim ndaj saj për dhunë në familje ndaj vjehrrës.
Vjehrra e zonjës ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, e cila është pranuar si kërkesë nga gjykata.
Sipas gjykatës, nuses 31-vjeçare i është ndaluar t’i afrohet përtej një distance prej 10 metrash vjehrrës së saj Ilmije Yzeiraj dhe gjithashtu të kryejë apo të kërcënojë se do të kryejë vepra të dhunës në familje ndaj saj. Në këtë situatë, pasi kupton se për gjykatën fajtore e dhunës konsiderohej ajo, nusja vihet në lëvizje për të vërtetuar të kundërtën. Provat që i shfaqëm më herët dhe që tregojnë se në orën kur supozohet që zonja Ilmije të jetë dhunuar nga nusja, kjo e fundit nuk ka qenë aspak në banesë.
Por këto prova nuk i duheshin aspak gjykatës, e cila e kishte dhënë urdhrin e mbrojtjes për zonjën e moshuar.
Po pse duhej që vjehrra të shpikte një konflikt që mesa duket nuk ka ndodhur ose ka ndodhur në një moment tjetër, por jo në orën 08:30 të 27 janarit 2026?
A mos fshihet një histori tjetër dhune pas kësaj?
Këto pretendime të Fatmës janë të shoqëruara edhe me foto ku shihen qartë shenjat e dhunës në fytyrë dhe trup.
Po gjykata pse nuk i mori në konsideratë këto prova tronditëse të 31-vjeçares?
E thjeshtë. Ajo nga turpi nuk i kishte dorëzuar dhe madje nuk ia kishte treguar asnjërit, duke u vetëpenalizuar në këtë proces ku akuzohet për dhunë ndaj vjehrrës. Por problemi real nuk është raporti mes të rriturve, sepse siç ndodh shpesh në të tilla situata përplasjesh, viktimat e vërteta janë fëmijët.
Djali i madh, vetëm 11 vjeç, i tensionuar për çfarë po ndodhte, kërkon informacion ligjor nëpërmjet internetit.
Një situatë familjare që kërkon zgjidhje të menjëhershme, së pari për fëmijët.
Në fakt zonja është shprehur që konflikti ka ndodhur në 08:30, gjë që vërtetohet edhe nga kjo deklaratë e firmosur prej saj në polici. Zonja vijon të këmbëngulë që gjithçka ka ndodhur 30 minuta përpara asaj që është deklaruar në kallëzim. Thënë shkurt, kjo 62 vjeçare pretendon se oficeri i policisë gjyqësore ka ndryshuar orarin.
Piranjat i komunikojnë zonjës se deklarata e rreme është vepër penale, por pavarësisht kësaj, zonja e moshuar duket tepër e qetë, duke mos e vrarë aspak mendjen për çfarë ka ndodhur.
Orarin e ka ngatërruar, për përplasjen nuk ka asnjë fakt dhe asnjë shenjë fizike.
Sa e besueshme mund të jetë kjo zonjë në ato që thotë?
Vjehrra tashmë pretendon që është dhunuar në orën 08:00 të mëngjesit. Ka marrë motrën në telefon në 08:26, pra ka pritur 26 minuta për të bërë telefonatën e parë. Më pas bashkë me motrën ka shkuar në spital, nga ku siç thotë ka dalë në orën 10 të paradites, duke vijuar rrugën drejt policisë për të bërë kallëzimin.
Por këtu kemi një tjetër mospërputhje. Sepse, sipas procesverbalit të OPGJ, dëshmia e 62 vjeçares është marrë në orën 14:30.
Plot katër orë e gjysmë pas daljes nga spitali./ Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u ...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në Kur...
Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezid...
Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikologji...
Niku, 38-vjeç nga Tirana, është mashtruar me 220 mijë euro nga burri i hallës së tij, pas një marrëveshjeje për...
Pas 12 viteve në Siri, mes tmerrit të ISIS, luftës dhe kampeve të ferrit, Eva Dumani, tashmë 20 vjeçare, është kthye...
Një javë më parë “Piranjat” treguan historinë e ish-bashkëshortëve Leonard Marku nga Vau i Dejës dhe Gjovana...
Ky është një call center i gatshëm për t’u hapur në kompleksin e pallateve Delijorgji, ndërsa këta jemi ne, bashk&...
Më datë 14 shkurt 2026, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit “Relay”, zhvilluar nga Policia e Ti...
Niku, 38-vjeç nga Tirana, është mashtruar me 220 mijë euro nga burri i hallës së tij, pas një marrëveshjeje për...