Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

Arli Naska, i njohur si drejtori milioner në Bashkinë e Tiranës, është katapultuar në fshehtësi në krye të Shtypëshkronjës së Letrave me Vlerë, një ndërmarrje shtetërore në varësi të Ministrisë së Finacave vendimi është miratuar në 27 qershor të 2025.

Naska zëvëndësoi në këtë funksion zonjën Ines Anna Maria Jaho, e cila qëndroi në krye të Shtypshkronjës vetëm një muaj. Ines Jaho nga ana e saj zëvëndësoi Xhenifer Hoxhën, e cila nga ana e saj zëvëndësoi Jona Sulin. Kjo e fundit zëvëndësoi Sonila Hysin.

Vitin e fundit janë ndryshuar 5 administratorë të Shtypëshkronjës së Letrave me Vlerë, një ndërmarrje në hije, por që kamuflon interesa të fuqishme. Me Arli Naskën duket se ky tranzicion ka gjetur ‘karar’.
Më herët, Naska ka qenë drejtor i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës. Për vite me radhë, kryebashkiaku Erjon Veliaj, i pati besuar Naskës pozicionin e drejtorit të Tatimeve.
Naska posedon një pasuri me vlerë qindra mijëra euro nga Vlora, Korça në Tiranë. Vetëm gjatë periudhës 2018-2022 ka blerë pasuri të paluajtshme, me vlerë tregu rreth 1 milionë euro, por të deklaruar sa gjysma e vlerës reale.
Interesa të fuqishme, pullat fiskale, linja arabe
Shtypshkronja e Letrave me Vlerë është institucion i vetëm i shtetit shqiptar i specializuar në prodhimin e dokumenteve zyrtare me vlerë monetare dhe ligjore. Aktivitetet kryesore të saj përfshijnë shtypjen e biletave, faturave, pullave fiskale, biletave të lotarisë dhe formularëve me numra serialë, të cilët njihen sipas legjislacionit shqiptar si letra me vlerë.
Vendimi i qeverisë parashikonte që nga data 1 janar 2025 do të autorizohej shoqëria shtetërore “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, sh.a., pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale dhe se ministria e Financave i kalon pa pagesë kësaj shoqërie të gjitha të dhënat dhe aktivet, të marra në dorëzim nga koncesionari.
Ndërkaq, qeveria shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe krijuan një kompani të përbashkët publike të shtypshkrimit të letrave me vlerë. Në mars 2025, Shtypëshkronja e Letrave me Vlerë, dhe kompania arabe me seli në Abu Dhabi, O & S SECURITY AND SOLUTIONS, themeluan kompaninë ALBTrace Co për prodhimin dhe shperndarjen e pullave tatimore fiskale.

Shtypëshkronja e Letrave me Vlerë ka 51 % të aksioneve. Administratore e kompanisë shqiptaro-arabe për pullat fiskale është miratuar Jona Suli, e cila ‘markohet’ nga Mirela Kumbaro.

Jona Suli mori drejtimin e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC) pas arrestimit të ish-ministrit, Ilir Beqaj, por u shkarkua nga detyra. Më herët ajo ka qenë dhe asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës dhe më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. Po ashtu, Suli më 30 korrik të 2023 u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme.

Arli Naska, por sidomos Jona Suli, si derivat formal i Naskës, kanë një detyrë komplekse me lidhje interesash qindra milionë euro, rrjedhimisht me potencial të madh për të gjeneruar abuzime. Do gjurmojnë kanabisin mjekësor. Në 10 korrik 2025, Këshilli i Ministrave ka caktoi kompaninë ALBTrace Co”, sh.a për shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.
Mes anëtarëve të Këshillit të Administrimit rezulton edhe ish Komisionerja e Vetingut, Alma Faskaj. Dikur gjurmonte pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, tashmë do gjurmojë kanabisin./Prapaskena.al

Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV/ 1 tetor 2025 Emrat e mësipërm, janë vetëm disa nga emrat e politikanëve apo personave ...
Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV, 1 tetor 2025 Deri këtu, treguam as më shumë e as më pak atë që ndodhi dy vjet më ...
Dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish, kryesisht të lidhur me pushtetin por edhe me krim...
Kryeministri Edi Rama shpiku Diellën, si diellin që do të zgjidh hallet e shqiptarëve por edhe hallin e tij me korrupsionin. Ose më sak...
Italiani Gabriele Tarroni Longinotti, të cilit sot mediat pranë qeverisë i publikuar një deklaratë ku tërhiqej nga denoncimet e ...
Dy media pranë qeverisë publikuan sot një deklaratë të Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pas disa vitesh që kurse bëri de...
Kamber Sulçaj është personi që i mori jetën biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në ngjarjen tronditëse të ndodhur n&...
Në pamje të parë, tenderi i Bashkisë Tropojë për “rehabilitimin e ujëmbledhësit Radogosh”, me vlerë 3...
Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare. Gjoni, banor ...
Në skutat më të thella të internetit, aty ku fëmijët tanë mund të jenë më të pambrojtur, fshihet një...