INVESTIGIME

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Maj 2026, 10:26
Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot

Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili në vitin 2004 bleu në zonën e Shkallnurit një sipërfaqe toke 300 m2, për vlerën 33 milionë lekë të vjetra. Pa e menduar se kjo pronë do të bëhej shumë shpejt një mollë sherri mes tij dhe familjes së Muhamet Hersit, zotërisë që ia shiti asokohe, dhe që sot nuk jeton më.

Pas këtij investimi, 32-vjeçar asokohe Fatmiri u largua sërish në emigrim dhe kur u kthye nga Kanadaja në vitin 2009, plotësoi letra për rrethim prone, por aty topografi i tha që nuk ishte ajo prona e tij në certifikatë, por një pronë më poshtë. Dhe aty në vitin 2009 kishte përfunduar ndërtimi i një vile 3-katëshe me papafingo.

Kjo banesë kishte zaptuar plot 100 m2 të tokës që Fatmiri kishte blerë. Institucionet përkatëse vendosën prishjen e objektit, por për shumë arsye ky vendim nuk u zbatua asnjëherë dhe shtëpia jo vetëm që nuk u prish, por në vitin 2016 me firmë të drejtorit asokohe Flamur Gjuzi, u legalizua e më pas zonja Sofije Hersi u pajis edhe me certifikatë pronësie. 

Në një komunikim me gazetarin Freard Rista, ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, pretendoi se ka zbatuar detyrën pasi shkresat për moslegalizimin dhe më pas prishjen e objektit nuk janë depozituar asnjëherë në zyrën e ALUIZNI-t.

Me mburrje, Gjuzi tha para gazetarit Rista, se në atë periudhë ka bërë plot 30 mijë legalizime, për të cilat ju kujtojmë se më 24 shtator 2019, zëvendës drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Lusiena Kola u arrestua, ndërsa vetë z.Gjuzi u shpall në kërkim, pasi kishte dyshime të forta se në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, kishin shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet.

Për zëvendës drejtoreshën Lusiena Kola prokuroria asokohe kërkoi “arrest me burg”, por Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa z.Gjuzi, i fshehur një Zot e di se ku, iu mbush mendja e në mars të vitit 2020, pas 6 muajsh në arrati, vetëdorëzohet në Policinë e Durrësit dhe Gjykata i caktoi masën “arrest shtëpie”.

Por problemet e z.Gjuzi nuk mbarojnë këtu. 

Në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërriti një denoncim nga një qytetar anonim i zonës së Xhafzotajt, i cili na informoi se aty ka blerë shumë prona z.Gjuzi, por nuk i ka regjistruar në emër të tij, dhe jo vetëm kaq, por ka nisur të sheshojë tokën me dhe dhe inerte, të cilat dyshohet se merren në Portin e Durrësit. Lidhur me këtë fakt, z.Gjuzi mohoi gjithçka, madje u bë tepër agresiv, duke kërkuar të largojë kamerën dhe mikrofonin.

Ai mohoi që të ishte prona e tij, madje na siguroi që me një grup inspektimi do të niseshim për të verifikuar gjithçka, por nuk e mbajti premtimin. Ai pretendoi se ato prona mund të jenë në emër të familjarëve të tij, një skemë e njohur kamoflimi pasurish për ata që ushtrojnë funksione publike./Piranjat News

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë