
Prej tre javësh Piranjat kanë sjellë rrëfimn e 4 nënave nga qyteti i Durrësit të cilat të alarmuara kërkonin kthimin e fëmijëve në shtëpi. Gjuha e ashpër plot vulgaritet e grupit të minorenëve përcillej vazhdimisht edhe në familje. Këtë komunikim, aspak normal për moshën, këta adoleshentë e kishin të përditshëm, ndonjëherë edhe me veprime kërcënuese ndaj prindërve.
Ndërkohë që edhe ndonjë tentativë për t’i bëre të reflektojnë, duke përfshirë uniformat blu, ishte e kotë.
Pas përpjekjeve në bashkëpunim me nënat e adoleshentëve, Piranjat arritën të flasin me njërën nga vajzat, e cila duhet thënë që nuk kishte asnjë dëshirë qoftë të kthehej në shtëpi e qoftë të afrohej me prindërit e saj, që i konsideronte si shkaktarë të situatës në të cilën ndodhej.
Në çdo përgjigje të saj vajza 14 vjeçare përmend vetëm një emër si burim të ardhurash të këtij grupi.
Por ndërkohë që Piranjat flasin me vajzën, nëna e vajzës merr telefonin e të bijës dhe aty kuptojnë për herë të parë se nuk kishim të bënim vetëm me largimin pa adresë të adoleshentëve nga shtëpia. Por me një rrjet prostitutash minorene.
Ndërsa që vajza u shoqërua nga punonjësit e policisë, për t’ju nënshtruar më pas disa protokolleve për sigurinë e jetës së saj, në telefon u gjetën chate pa fund me klientë të moshave të ndryshme
Por dhe me vajza të tjera të përfshira në këtë rrjet
Frikë që nëna e njërës prej tyre e kishte ndjerë me kohë.
Pas shoqërimit për rehabilitim të vajzës 14 vjeçare, u shoqërua edhe 16 vjeçarja e cila e ftonte këtë të fundit të ndanin shumën e fituar në kurriz të një tjetër vajze, por për shkak të disa procedurave ligjore kjo 16 vjeçare u la mën kujdestarinë prindërore, ndërsa që pak ditë më vonë Piranjat arritën ta takonin vetë.
Në dëshmi, vajza pranon se në biseda përmendej trafikimi i një 14 vjeccareje. Por nga ana tjetër mundohet të justifikohet me këshillat që i ka dhënë shoqes së saj për të mos i hyrë kësaj rruge. Por mesazhet e shkëmbyera, na lënë të kuptojmë që ky rrjet i prostitucionit me vajza minorene ka qenë ekzistent shumë kohë më përpara
Por ky biznes i shitjes së trupit, kërkonte dhe logjistikë
Ndaj këtu në lojë hyn një nga ata personat që zgjidhin gjithccka, që nga gjetja e klientëve, pazaret dhe transporti. Bëhet fjalë për taksistin të cilin më herët një nga nënat e kishte raportuar në polici.
Taksisti Iri Çapoku, një 32 vjeçar nga Durrësi, ishte njeriu më i besuar i vajzave minorene, i angazhuar në gjetjen e klientëve.
Nga bisedat duket qartë që 32 vjeccari është i vetëdijshëm se po kryen një vepër penale. Por me sa duket tundimi për të nxjerrë lekun e shpejtë në kurriz të vajzave të mitura është më i madh se sa frika.
Ndaj për të qenë gjithmonë i gatshëm dhe i besueshëm për klientët, Capoku kërkon që këta të fundit t’i informojë me detaje duke i kërkuar vajzave të mitura foto dhe video të trupit të tyre për t’i mbajtur si katalog./Piranjat News
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
30 Maj22:12
Flamur Gjuzi, i dënuar për "shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?!
Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili në vitin 2004 bl...
INVESTIGIME
30 Maj21:55
Pallatet u zhytën, "Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit
Skandali i zhytjes së pallateve në projektin “Durrës Marina” po thellohet çdo ditë e më shumë. Pas publikimit...
INVESTIGIME
30 Maj21:30
Ekskluzive/ Nicola Gratteri, kryeprokurori italian i antimafias çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë
Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi burimin e financimeve dhe...
INVESTIGIME
24 Maj13:17
La Kanadanë për t’u kthyer në Tiranë! Në tokën që bleu gjen vilë 3-katesh! Pasi mori lekët, pronari ia dhuroi vajzës
Pas viteve ’90, mijëra shqiptarë morën rrugën e emigrimit drejt vendeve europiane, kryesisht Italisë dhe Greqisë, në k&...
INVESTIGIME
24 Maj12:08
100 mjekë për rreth 1000 laboratorë/ Deputeti pronar i biznesit të analizave fajëson Ministrinë mbi skemën që ngre shumë pikëpyetje
Sipas Qendrës Kombëtare të Licensimit, në Shqipëri operojnë rreth 957 laboratorë klinikë, ku çdo ditë analiz...
INVESTIGIME
24 Maj10:51
14-vjeçare e kthyer në tutore dhe “biznes” me prostitucion! Zbardhen bisedat se si funksiononte grupi i adoleshentëve
Katër nëna nga Durrësi po bëjnë çdo ditë një betejë, që nga njëherë ngjan me një mision t&eum...
INVESTIGIME
24 Maj09:49
Koncesioni i check-up/ Si shkuan miliona euro për Vilma Nushin me firmën e Milva Ekonomit. U ndërtuan vetëm 3 nga 20 laboratorë
Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzime...
INVESTIGIME
24 Maj08:46
Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet në Durrës. Si u ndryshua projekti fillestar me kërkesë nga Dubai
Një tjetër kapitull i fortë është zbuluar në investigimin për projektin Durrës Marina, pasi inxhinieri konstruktor Dhimi...
INVESTIGIME
23 Maj23:12
Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe: Ai që ma shiti ndërtoi shtëpi për gocën
Pas viteve ’90, mijëra shqiptarë morën rrugën e emigrimit drejt vendeve europiane, kryesisht Italisë dhe Greqisë, në k&...
INVESTIGIME
23 Maj22:42
Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje
Sipas Qendrës Kombëtare të Licensimit, në Shqipëri operojnë rreth 957 laboratorë klinikë, ku çdo ditë analiz...