INVESTIGIME

Free Fire, rrjet  adoleshentësh që gjobisn dhe kërcënonte familje.

I.A Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 22:23

Free Fire, rrjet  adoleshentësh që gjobisn dhe

Raporti i fëmijëve me internetin po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Lojrat e zhurmshme poshtë pallateve apo në parqe, janë gjithnjë e më të rralla. Fëmijët nuk bëjnë sport, nuk lexojnë libra, nuk shohin një film, por kalojnë orë e orë të tëra duke lundruar në sajte që shpesh herë nuk i përshtaten aspak moshës së tyre.Kjo për shumë prindër është kthyer në normalitet... sa që përdorimi i internetit pa limit nga fëmijët e tyre, shihet si një lloj domosdoshmërie që nganjëherë ka konseguenca të paparashikueshme. Free Fire është një lojë e dhunshme online ku nuk mungojnë armët e të gjitha llojeve, gjaku dhe vrasjet. Thënë shkurt, aspak e rekomandueshme për minorenët. Elton Briska banues në Shtetet e Bashkuara të Amerikë rrëfe për Piranjat se një grup adoleshentësh e krcënoni duke I vënë një gjobë prej 1500 dollarë sipas pretendimeve të tyre se djali I tij 15 vjeçar  u kishte vjedhur atyre një adresë Facebook-u përes së cilës luhej një lojë online e quajtur Free Fire. Pra dikush, ende i panjohur humbet një acount të një loje online, dhe për këtë i vendos gjobë djalit të Eltonit, i cili ishte aktiv në këtë lojë. Ai tregon se një adresë me një emër të panjohur më parë nga familja e tij i kishte shkruar ish bashkëshortes së tij duke i thënë se nëse nuk I kthehet adresa do t’I vrisnin djalin. Ky sms ishte i shoqëruar me një foto pistolete. Gjithashtu pas disa ditësh pa asnjë reagim nga familja Briskaj u vjen një tjetër sms nga kjo faqe ku një letër njoftim vdekjeje u thoshte se djali i tyre 15 vjeçar kishte nërruar jetë.

Në këto kushte, Eltoni kontakton faqen për tu marrë atyre një numër kontakti. Nga komunikimi i parë, Eltoni kupton se pas profileve që e kërcënojnë dhe e shantazhojnë për të paguar, nuk është një person i vetëm, por disa. Siç mund ta imagjinoni, ky kërcënim shkaktoi efekt emocional si tek Eltoni ashtu edhe tek djali i tij. Për të komunikuar mes tyre, fëmijët - lojtarë të free fire përdornin numra të pa regjistruar, të blerë në treg të zi. Dhe nga aty shantazhojnë për pagesën Eltonin dhe djalin e tij Zanin. Në këtë situatë kur nuk arrin të zbulojë se kush fshihet pas këtyre numrave, babai bën sikur bie dakort të paguajë shumën e kërkuar. Plot 1500 dollarë. Gjithë këto biseda nuk dhanë ndonjë rezultat konkret. Pavarësisht moshës së vogël, djemtë tregoheshin shumë të kujdesshëm për të mos zbuluar identitetin e tyre. Ky grup  të gjithë minorenë, kishin hapur një grup ëhatsap nëpërmjet të cilit kërcënonin këdo që në lojën e përbashkët nuk ndiqte rregullat e paracaktuara. Gjithë këto pasoja për shkak të një lojë online që Zani 15  vjeçar kishte bërë me bashkëmoshatarët e tij. Po si mund të arrijmë tek këta persona?

Me numrin e kontaktit që kishte komunikuar, Eltoni thotë se i përgjigjet herë pas here një grua në moshë, e ndërsa në Whatsappi dilnin këta djem njëri me ermin Floshi, tjetri me emrin Akili. Të nisur nga ky fakt Piranjat kontaktuan vetë më gruan dhe nga aty mësuan se ishte dhe në I tretë që quhej Ronaldo i cili me sa kuptojmë është djali i gruas që i është përgjigjur Eltonitdhe Piranjave. Një lëmsh i ngatërruar që vështirë t’i gjendet filli. Sidoqoftë le ta nisim nga gruaja e telefonit.Piranjat udhëtojnë për ta takuar në banesën e saj, në një fshat pranë Beratit. Floresha i fton në shtëpi ku I prezanton gjithashtu edhe me bashkëshortin e saj të sëmurë, babain e Ronaldos. Gjëja që bie menjëherë në sy, janë kushtet e mjerueshme në të cilat jeton kjo familje.

Zon, mamaja e Ronaldos tregon çdo gjë që di për këtë grup. Ajo thotë se këtë lojë  prej shumë kohësh e luante djali i saj i cili tashmë ndodhet në Greqi. Nëna e Ronaldos e njërit prej djemve anëtarë të këtij grupi tregon se Akili de Flosh në një rast kanë zhvatur edhe djalin e saj. Sikur të mos mjaftonte situata ekonomike në të cilën është kjo familje, i duhet të përballet dhe me problemet që i ka lënë pas djali i saj adoleshent.

Pas kësa bisede,Piranjat arrijnë të lidhen me Ronaldon, I ndodhur në Greqi I cili tregon se ka qenë gjatë gjithë kohës nën presionin e Akilit dhe të Floshit, por që në asnjë moment nuk I ka njohur ata nga afër. Në lidhje me numrin e tij të telefonit që shfaqet në kërcënimet ndaj Zanit dhe babait të tij në Amerikë, Ronaldo mundohet të shfajësohet, duke akuzuar disa persona që sipas tij janë hackera.Ai thotë se Akili I ka kërkuar atij nr e nënës së tij për ta hapur në ëhatsapp pasi I duhej të fliste me disa të afërm të tij. Pavarësisht se Ronaldo nuk di ta shpjegojë si duhet, ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Akili, një tjetër adoleshent, pjesëtar i grupit, e ka manipuluar, duke e mësuar të shkarkojë një aplikacion i cili e ka lejuar këtë të fundit, të ketë akses në telefonin e nënës së tij. Dhe nga aty gjithçka ka qenë e lehtë për të, duke nisur një seri mesazhesh në drejtim të Eltonit dhe djalit të tij. Ai tregon se këta djem I kanë thënë gjatë gjithë kohës që tydo të të bëjmë të vrasësh veten.  Ronaldo u mundua të jetë i sinqertë me ne, dhe madje edhe të na ndihmojë. Për më tepër nëna e tij, na vuri në dispozicion numrin, i cili bënte pjesë në grupin e madh në të cilin komunikonin këta djem adoleshentë nga e gjithë Shqipëria. Dhe nga ky numër arritëm të lidheshim me Akilin, protagonistin e kërcënimeve ndaj 15 vjeçarit dhe familjes së tij në Amerikë.Që në nisje të telefonatës ai mundohet të na manipulojë, duke u hequr sikur jeton në Francë. Por më në fund Akili e pranoi që jeton në Lushnjë, në një adresë për të cilën Piranjat ishun të informuar më përpara.  Dhe nisur nga mosha e vogël e tij, vendosin ta vizitojnë në shtëpinë ku jeton bashkë me familjen e tij. Në hyrje të derës së shtëpisë shfaqet vetë Akili me identitetin e saktë Marinel Nezha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan