Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe ministri “Diell”, e nisi javën e tij në rrjetet sociale me një video nga kantieri i stadiumit të ri të Kamzës, duke marrë autorësinë e një investimi që po kryhet formalisht nga Bashkia e drejtuar nga Rakip Suli.
Në të njëjtën vijë logjike, kreu i qeverisë rezulton të jetë edhe Autori e ideatori i shkatërrimit të stadiumit të Himarës, i cili po shndërrohet në një parkim betoni, nëpërmjet një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Himarës.
Tjetërsimi i fushës sportive të qytezës bregdetare në një masiv betoni nuk gjen hapësirë në dritaren propagandistike të kreut të qeverisë. Por, ajo është shpallur në Buletin e Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Stadiumi i Himarës, zona e vetme sportive dhe rekretive e Himarës, do të shndërrohet së shpejti në një strukturë tre-katëshe betoni për parkim. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nën drejtimin e Dritan Agollit, me miratimin e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, kanë vendosur të tjetërsojnë fushën, duke i hapur rrugë një projekti që e shkatërron përfundimisht një ndër të paktat hapësira të gjelbra të qytezës bregdetare.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur pak ditë më parë tenderin me objekt “Përmirësimi i Infrastrukturës së Parkimit Faza II: Ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor dhe godinës së shërbimeve administrative, Himarë” (Godina e Re)”. Fondi limit në dispozicion të kësaj procedure është 575 milionë lekë të reja ose rreth 6 milionë euro.
Në projektin që shoqëron procedurën thuhet se parkimi i ri do të ndërtohet në territorin, ku sot gjendet stadiumi “Petro Ruçi”.
Sipas organizatorëve të tenderit, Bashkia e Himarës ka nevojë emergjente për hapësira parkimi, sidomos gjatë sezonit veror, ku pushues të shumtë zgjedhin plazhet e tij për të pushuar.
Nën këtë argument, Bashkia e Himarës ka dhënë viston që të shkatërrohet stadiumi për të ndërtuar parkimin, ndërkohë që mund të ishin gjetur hapësira të tjera alternative publike.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Himarës e pranojnë vetë se kompleksi është një nga hapësirat kryesore të dedikuara për aktivitete sportive dhe komunitare në qytet, duke shërbyer si një pikë referimi për zhvillimin e eventeve sportive dhe grumbullimet e të rinjve.
Por, ata sërish kanë vendosur ta shndërrojnë pjesën më të madhe të stadiumit në një parkim për automjete. Megjithatë, për të ruajtur një lloj gjurme të stadiumit, projekti parashikon që pranë parkingut të ri, të gjendet edhe një fushë kalçetoje, një formë që ngjan më shumë me një tallje për qytetarët se sa një zgjidhje për të ruajtur dhe fuqizuar aktivitetet sportive.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se “Peizazhi përreth stadiumit është i fragmentuar dhe nuk ofron një përvojë të integruar për vizitorët, me mungesë hapësirash të dedikuara për rekreacion ose shfrytëzim urban të mirëorganizuar. Aktualisht, zona nuk e përmbush potencialin e saj për të qenë një qendër atraktive dhe multifunksionale për banorët dhe turistët”.
Për këtë arsye, është parë si zgjidhja më e mirë, pikërisht ndërtimi i një parkimi, i cili, natyrisht, nuk ka asnjë lloj lidhjeje as me krijimin e hapësirave të dedikuara për turistët dhe as nuk e shndërron në një qendër atraktive./Boldnews
Arli Naska, i njohur si drejtori milioner në Bashkinë e Tiranës, është katapultuar në fshehtësi në krye të Shtyp&...
Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV/ 1 tetor 2025 Emrat e mësipërm, janë vetëm disa nga emrat e politikanëve apo personave ...
Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV, 1 tetor 2025 Deri këtu, treguam as më shumë e as më pak atë që ndodhi dy vjet më ...
Dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish, kryesisht të lidhur me pushtetin por edhe me krim...
Kryeministri Edi Rama shpiku Diellën, si diellin që do të zgjidh hallet e shqiptarëve por edhe hallin e tij me korrupsionin. Ose më sak...
Italiani Gabriele Tarroni Longinotti, të cilit sot mediat pranë qeverisë i publikuar një deklaratë ku tërhiqej nga denoncimet e ...
Dy media pranë qeverisë publikuan sot një deklaratë të Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pas disa vitesh që kurse bëri de...
Kamber Sulçaj është personi që i mori jetën biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në ngjarjen tronditëse të ndodhur n&...
Në pamje të parë, tenderi i Bashkisë Tropojë për “rehabilitimin e ujëmbledhësit Radogosh”, me vlerë 3...
Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare. Gjoni, banor ...