Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e turistëve, ndaj dhe puna e institucioneve është fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe restaurimin e lagjeve historike. Por siç ndodh zakonisht në Shqipëri, fjalët dhe fasada vlejnë më shumë sesa veprat. Dhe pse në rastin që do t’iu tregojmë fasada ka mbetur vetëm në letër.
Është data 11 tetor e vitit 2023 kur Bashkia Berat hap tenderin për ndërtimin e tregut të gjelbër të qytetit me emrin aq kuptimplotë “Green Market”.
Zona ku do të ndërtohej ky treg modern ishte përdorur për vite nga tregtarët e fruta-perimeve, të cilët vendosnin mjetet e tyre të transportit si stenda. Kjo ishte e gjitha, sepse në këtë treg të improvizuar mungonte gjithçka tjetër, që nga asfalti, trotuaret, sinjalistika, vendet e parkimit, ambientet e shërbimit. Prandaj me argumentin se një qytet që vitet e fundit po pushtohet nga turistët meriton një treg dinjitoz, nënkryetari i Bashkisë Berat Luçjano Bojaxhiu me porosi të kryetarit Ervin Demo, miratoi projektin arkitektonik të këtij tregu.
Një hapësirë e gjitha me asfalt me një vend të dedikuar për tregtarët, rrethuar me pemë, trotuare, sinjalistikë, ndriçim dhe vende parkimi të vendosura në radhë simetrike në fund të tregut futurist. Dhe e gjitha kjo mrekulli, parashikohej të kushtonte 253 mijë euro pa TVSH, me një kohëzgjatje punimesh prej 2 muajsh.
Në datën 27 tetor 2023 dorëzohen ofertat e kompanive private për tenderin, dhe më 20 nëntor shpallet fitues bashkimi i operatorëve K.M.K dhe CAUSHI M shpk. Të dyja këto kompani me bazë në Mallakastër, ku dy pronarët janë të afërm me njëri-tjetrin: Kelmend Çaushaj është ortak i firmës K.M.K dhe Muhamet Çaushaj i shoqërisë Caushi M. Bizneset janë themeluar respektivisht në vitin 2017 dhe 2018 me aktivitet në fushën e punimeve të ndërtimit dhe janë fuqizuar përmes kontratave publike që kanë fituar në bashkitë e drejtuara nga socialistët. Kompania K.M.K ka arkëtuar 10 milionë euro para publike nga themelimi deri më sot.
Duhet theksuar që mes 10 ofertave në garë, kjo ishte oferta më e ulët duke premtuar realizimin e punimeve për vlerën 166 mijë euro pa TVSH, 87 mijë euro më pak se fondi limit.
Një kursim i konsiderueshëm për xhepat e qytetarëve të Beratit, përmes kësaj oferte anomalisht të ulët që u përzgjodh fituese, por që ka një problem, sepse dy kompanitë në fjalë ose ata kanë përllogaritur gabim dhe kanë fryrë fondin limit, ose punimet nuk do të kryheshin si duhet. Dhe me sa duket ka ndodhur pikërisht kjo e fundit, sepse Tregu “Green Market” që është dorëzuar, nuk ka asnjë lloj lidhjeje me projektin e tenderuar por as me emrin “green” – e gjelbër. Madje këtij investimi me sa duket nuk i është bërë as reklama e duhur për t’u vënë në dispozicion të tregtarëve.
Në këtë treg që u mendua të bëhej si në Dubai, por përfundoi si në Kandahar, mungon çdo gjë e parashikuar në projekt, pavarësisht se në dokumentat e garës që u hap, pemët, sinjalistika dhe trotuarët kanë qenë jo vetëm të përfshira, por edhe pjesë e çmimit që kanë dorëzuar bashkë me preventivin ofertuesit.
Në zërin D dhe G të preventivit të projektit, shihet qartë se ofertat do të dorëzoheshin duke dhënë edhe vlerën për trotuarë, fidanë dhe sinjalistikë.
Kontrata për nisjen e punimeve është nënshkruar më 4 dhjetor 2023, dhe punimet sipas afatit do dorëzoheshin 2 muaj më pas. Por edhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë, autoritetet kanë marrë në dorëzim një objekt që nuk ka asnjë lidhje me projektin e tenderuar, pa i kërkuar kompanisë që të përmbushë detyrimet e marra përsipër në kontratë, madje kompania është paguar nga Bashkia Berat për 99.9% të vlerës së kontratës. Kontrata me TVSH kushton 199 mijë euro dhe kompania ka arkëtuar 189.6 mijë euro, duke mbetur pa likuiduar një diferencë të vogël prej 10 mijë euro, e cila nuk përbën as 5% të kontratës që duhet të jetë fondi i garancisë.
Para të shpenzuara pa hesap për një treg, jo vetëm modest, por edhe qesharak kur e krahason me atë që iu ishte premtuar qytetarëve, nga një kryetar bashkie i konsideruar si model suksesi, që sot përfaqëson Beratin në qeveri.
Ndaj dhe Piranja Luela Gaxhja shkoi për të takuar tashmë ministër, Ervin Demon, por ky i fundit e drejtoi për te bashkia, duke hequr dorë nga përgjegjësitë të cilat ai vetë i ka vulosur me emër dhe firmë të tij.
Por problemi është se projekti është miratuar në kohën kur zoti ministër ishte ende kryetar, por sërish topin e përgjegjësisë e kaloi te ish-vartësi i tij Ervin Ceca./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe ministri “Diell”, e nisi javën e tij në rrjetet sociale me një video nga kantier...
Arli Naska, i njohur si drejtori milioner në Bashkinë e Tiranës, është katapultuar në fshehtësi në krye të Shtyp&...
Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV/ 1 tetor 2025 Emrat e mësipërm, janë vetëm disa nga emrat e politikanëve apo personave ...
Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV, 1 tetor 2025 Deri këtu, treguam as më shumë e as më pak atë që ndodhi dy vjet më ...
Dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish, kryesisht të lidhur me pushtetin por edhe me krim...
Kryeministri Edi Rama shpiku Diellën, si diellin që do të zgjidh hallet e shqiptarëve por edhe hallin e tij me korrupsionin. Ose më sak...
Italiani Gabriele Tarroni Longinotti, të cilit sot mediat pranë qeverisë i publikuar një deklaratë ku tërhiqej nga denoncimet e ...
Dy media pranë qeverisë publikuan sot një deklaratë të Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pas disa vitesh që kurse bëri de...
Kamber Sulçaj është personi që i mori jetën biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në ngjarjen tronditëse të ndodhur n&...
Në pamje të parë, tenderi i Bashkisë Tropojë për “rehabilitimin e ujëmbledhësit Radogosh”, me vlerë 3...