7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Prej vitesh Piranjat janë përballur me njerëz që pretendojnë se kanë fuqi të të ndryshojnë jetën. Magjistare, fallxhore, shëruese e pseudobamirës, të cilët premtojnë të zgjidhin çdo problem të jetës, por që kanë vetëm një qëllim, të të zhvasin.
Recetat e tyre janë të ndryshme, por përfundimi shumë i ngjashëm sidomos kur bëhet fjalë te pagesa.
Këtë herë fati na solli të njohim një astrologe, e cila në rrjetet sociale premton diçka që do ta kishte zili edhe vetë Ai lart, ribashkimin e çifteve me një solucion magjik.
Zonja në fjalë, në fakt nuk është e panjohur për shikuesit. Ajo quhet Elena Demollari dhe ka një aktivitet të regjistruar në QKB si astrologe.
Por përtej suksesit të jashtëzakonshëm në astrologji dhe vëmendjes së shtuar mediatike, kjo zonjë 45-vjeçare po eksperimenton edhe në lëngjet magjike ndoshta e inspiruar nga Harry Potter.
Sipas zonjës Elena, nëse partneri ju ka braktisur, nuk ka nevojë për komunikim, reflektim apo terapi çifti. Mjafton një lëng dashurie dhe një 500 euroshe. Në realitet, shëruese e zemrave nuk është se donte ta deklaronte këtë veti të lëngut magjik që kishte shpikur. Madje, e pyetur në një studio televizive, e mohoi kategorikisht se merrej me magji të tilla.
Sidoqoftë, ne nuk është se u besojmë të gjitha gjërave që thuhen përpara kamerave, prandaj vendosëm ta takojmë vetë astrologen e njohur, duke shprehur nevojën urgjente për një ribashkim në çift.
Direkt e në temë, ka nipt zonja astrologe.
500 euro për të rikthyer dashurinë e humbur.
Në fakt nuk është ndonjë shumë e madhe. Dynjaja shkrijnë pasurinë për dashurinë. Pasi na ka bindur për aftësitë e saj ribashkuese, mendojmë ta takojmë nga afër astrologen Elenë. Ndaj komunikojmë sërish me të për të lënë një takim. Me sa duket, përveç ribashkimit të çifteve, zonja ofron edhe konsultim sentimental në kafe. Por në momentin që biseda zhvillohet nga afër, astrologia bën një kthesë të papritur.
Na thotë se nuk e ka këtë produkt.
Pra, një produkt që pak ditë më parë kushtonte 500 euro, papritur nuk ekziston.
Në fakt, kjo tërheqje ka si shkak intervistën e bërë pak ditë përpara këtij takimi. Sot kemi ribashkim me gjeometri të shenjtë. Lëngu magjik ka mbaruar. Energji e shenjtë, pastrim energjitik janë koncepte spirituale që, pavarësisht kontestimeve, nuk kanë aspak lidhje me raportet e çifteve, aq më tepër me mundësinë e ribashkimit.
Por kjo zonjë i përdor si karta për të mashtruar personat që, për një hall apo një tjetër, e kanë kontaktuar. Ndërsa ne po mundohemi të kuptojmë se deri ku arrin niveli i mashtrimit nga kjo pseudobamirëse, befas ajo diçka dyshon.
Këtu duhet të sqarojmë se një ditë para se të takoheshim me të, një faqe online publikoi foton e solucionit magjik që Elena kishte reklamuar për ribashkime çiftesh. Nga ky moment, Elena vendos të fshijë menjëherë foton nga profili i saj dhe të publikojë një sqarim për të larë duart nga mashtrimi.
Në këtë pikë të bisedës kuptojmë se zonja Elena ka nisur të dyshojë tek ne. Edhe pse duket që ka dëshirë të vazhdojë me ritualet e saj magjike, por për shkak të skandalit me lëngun magjik, thjesht nuk ka besim.
Megjithatë, edhe pse thotë se solucioni nuk ekziston pak minuta më vonë ajo pranon se ekziston një “version” i tij.
Pas paranojave të njëpasnjëshme gjatë bisedës, duket se pseudo-astrologia ka marrë guxim të tregojë më shumë rreth produkteve magjike me të cilat bën ritet e saj. Aq sa fillon të na sugjerojë edhe një lëng tjetër magjik me fuqi ribashkuese.
“Çupa rosa” është për afrimitetin, që të jesh më e afrueshme me dashurinë tënde. Dhe unë jam lidhur me këtë dyqan që i marr. A nuk është momenti që t’i japim fund këtyre ofertave qesharake të saj?
Tani është momenti të largojmë fëmijët, sepse astrologia e licencuar dhe e ftuar në dhjetëra studio televizive, na shpalos një fjalor të denjë për pullë të kuqe. Duket se kur bëhet fjalë për para, astrologia acarohet menjëherë, aq sa del nga vetja. /Piranjat News/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Bujqësia ka qenë historikisht sektori më pak i kredituar nga bankat në Shqipëri. Arsyet për mungesën e financimit në k&e...
Sonte Piranjat sjellin një histori që nis në TikTok dhe përfundon me kërcënime për fëmijët, përndjekje dhe pre...
Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për të gjith&eu...
Historia e konfliktit mes Gjovanës dhe Leonardit, ku krahas tyre janë përfshirë edhe familjarët, në këto javë ka shkaktu...
Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon t...
Prej vitesh Piranjat janë përballur me njerëz që pretendojnë se kanë fuqi të të ndryshojnë jetën. Magjistare...
Bujqësia ka qenë historikisht sektori më pak i kredituar nga bankat në Shqipëri. Arsyet për mungesën e financimit në k...
Për shumicën e publikut, emri Qazim Karafili mund të tingëllojë i panjohur. Por pas këtij identiteti fshihet një histori e r&...
Në Shqipëri, projektet infrastrukturore zakonisht prezantohen si zgjidhje për trafikun dhe përmirësimin e jetës së qytetar&...
Një konflikt pronësie që zgjat prej dy dekadash në fshatin Imshtë të Lushnjës është rikthyer në qendër ...